verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Njoftim për Kuvendin vjetor të Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM)

on 27 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Kuvendi i rregullt vjetor i Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), do të mbahet më 27 maj (e mërkurë), me fillim në orën 11, në hotelin “Kuins”, Qendra Tregtare “Zebra”, Shkup.

KEMM është organ vetë-rregullues për avancimin dhe për mbrojtjen e standardeve profesionale dhe të etikës në mediat e Republikës së Maqedonisë, duke aplikuar sanksione morale ndaj atyre që nuk i respektojnë standardet profesionale dhe Kodin e gazetarëve.

Qëllimet e KEMM-së janë:

– Mbrojtja e lirisë së mediave dhe e të drejtës së opinionit për të qenë i informuar;
– Parandalimi i ndikimit të shtetit, partive politike dhe të qendrave të tjera të fuqisë mbi mediat;
– Mbrojtja e interesave të opinionit duke siguruar proces të pavarur, efikas dhe të drejtë për zgjidhjen e ankesave për përmbajtjet medatike;
– Promovimi i kualitetit në përmbajtjet mediatike, duke miratuar udhëzime të qarta dhe praktike për punën e redaktorëve dhe të gazetarëve;
– Ngritja e vetëdijes së opinionit për standardet profesionale dhe etike të cilat duhet t’i respektojnë mediat;
– Krijimi i ambientit për vetëkritikë, vetëdijësim dhe llogaridhënie të mediave ndaj publikut;
– Lehtësimi i qasjes së publikut deri te mediat;
– Avancimi i kodit etik të gazetarëve dhe
– Zvogëlimi i të gjitha formave të censurës dhe të autocensurës në gazetari.

Shkup, 26 maj 2015

Burimi: Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë

Abonohuni për lajmet më të reja