verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nuk do t’u besohet se çfarë fallesh bëjnë “gjyshe Vangjat” e gazetarisë

on 29 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

republika

[Recension: Gjyshe Vangja parashikoi: Еvropa zhduket në vitin 2016!]

Me çfarë teksti “gazetaresk” keni punë do t’u bëhet e qartë që në paragrafin e parë. Ja, binduni vetë:

“Në Evropë në vitin 2016 pothuajse fare nuk do të ketë jetë, kontinenti do të duket i shkretë dhe i shkatërruar. Еvropa pothuajse do të jetë e papopulluar, e para kësaj do të ndodhin një sërë katastrofash, parashikoi fallxhorja Vangja, vizionet e së cilës janë realizuar në pothuajse 85 për qind të rasteve.”

Dhe kini kujdes tani! Jo vetëm që Evropa nuk është e shkretë dhe e papopulluar, që është fakt i njohur madje edhe për “gazetarët fallxhorë”, po ata edhe në përfundim të fjalisë nuk heqin dorë në ideja e tyre e vizionet e Vangjës “realizohen në 85 për qind të rasteve”.

Ky konstatim, se 85 për qind e parashikimeve të kësaj gjysheje janë realizuar, është “margaritari” më i madhe gazetaresk deri tani.

Është dëm që nuk kanë burim dhe statistikë ta konfirmojnë këtë. I sfidojmë ne të “Shërbimit për verifikimin e fakteve”, që të na përballin me këtë fakt.

Me kënaqësi të madhe do të kërkojmë falje.

Баба Ванѓа предвиде_ Европа исчезнува во 2016! I Репу_ - http___republika.mk_Linku deri te artikulli origjinal: Gjyshe Vangja parashikoi: Еvropa zhduket në vitin 2016!

Data dhe koha e publikimit: 26.06.2016, 21:28

Data e recensionit: 28.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

PAQARTËSI DHE BESTYTNI

E çka më tepër të recensohet, kur fakti kryesor prej 85 për qind nuk ka argumente? Se është zhdukur Evropa nga titulli i këtij parashikimi? Edhe atë, vini re! Do të zhduket Evropa, e jo Bashkimi Evropian, që është më lehtë të parashikohet. Mirëpo jo, Evropa do të zhduket.

Madje edhe sikur ta marrim se ky tekst ka qenë për tallje dhe zbavitje, fakti që në të i referohen tabolidit britanik “Express” dhe se “Brexit”-i paska qenë dëshmi se Evropa do të zhduket.

Kjo është e pavërteta e dytë në këtë tekst. Askund në tekstin e “Express”-it nuk përmendet “Brexit”-i. Përveç kësaj, teksti në këtë medie tabloide britanike i është kushtuar tabusë dhe kërcënimit të islamit, e jo “Brexit”-it. Përveç kësaj, është publikuar më 8 dhjetor 2015.

Dhe në fund, mirëpo jo më pak me rëndësi, për lidhjen ndërmjet fundit të botës (për kushedi se të satën herë), numerologjinë fatale dhe mbajtjen e Tubimit të kishave ortodokse në kretë që filloi më 16.6. 2016. Dheeee, tre gjashtëshe…. Shumë joserioze. Paqartësi, bestytni dhe paketime të pavlera gazetareske.

Në rregull. Ndoshta kjo përmbajtje mediatike e ka publikun e saj. Mirëpo, e shoh se janë gjallë e shëndoshë. Për kushedi të satën herë!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja