verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nuk e ka martuar Gruevski, vetë është martuar

on 18 - 06 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

[Recension: Kryeministri Gruevski e martoi deputeten më të re të VMRO-DPMNE-së]

 

Ka më shumë teori që e sqarojnë trivbializimin mbisundues të mediave dhe porosive mediatike. Njëra prej tyre është “Теоria e mosbesimit te politika dhe politikanët” (Таbloidizim: NJQ kush filloi i pari?). Kjo teori sugjeron se pikërisht ato janë përgjegjëse për tabloidizimin e mediave dhe të përmbajtjeve mediatike. Shkalla e ulët e besimit te politikanët e ktheu publikun kah temat e tjera. Ky është një veprim reakitv, për shkak se kur politikanët e panë se mosbesimi te ta rritet, me presion politik mbi pronarët e mediave e riorientuan vëmendjen e publikut prej moskompetencës së tyre të përmbajtjeve tabloide.

Politikanët, këtë riorientim të publikut ndaj përmbajtjeve triviale, e panë si mundësi për promovim dhe tani ata janë shumë më aktivë në ndarjen e një pjese serioze të jetës së tyre private me publikun, të cilin ata e shohin vetëm si elektorat. Për shkak të kësaj, tani kemi një holivudizim më të madh të fushatave zgjedhore, që gjithsesi, është pjesë e tabloidzimit të mediave.

06162015-Vecer-SvadbaLinku deri te artikulli origjinal: Kryeministri Gruevski e martoi deputeten më të re të VMRO-DPMNE-së

Data dhe koha e publikimit: 14.06.2015 – 21:40

Data e recensionit: 16.06.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Përmbajtja mediatike në mënyrë shumë brutale e vërteton atë që u tha më lartë për tabloidizimin dhe trivializimin e mediave dhe të informatave mediatike.

Një ngjarje tepër private është vënë në kontekst propagandues-politik, i cili, pikërisht për shkak të uzurpimit të asaj që është private, jep një pashije serioze mediatike dhe politike.

Ja, të fillojmë nga titulli. Madje edhe sikur të jetë me shaka, kjo turlitavë dasmore mediatike, nuk mund të lejojë të bëjë një titull i cili është aq kategorik “Gruevski e martoi deputeten më të re të VMRO-DPMNE-së”. Ajo vetë  është martuar, ose në një variant pak më të mirë tradicional, babai dhe nëna e saj e kanë martuar.

Sepse, nëse Gruevski e ka martuar atë, a do të thotë kjo se ai, me detyrë partiake-udhëheqëse, ka filluar ta organizojë edhe këtë pjesë të privatësisë së anëtarëve të VMRO-DPMNE? Dikush ndoshta mund ta parashtrojë këtë pyetje duke e lexuar këtë qull mediatik.

Edhe më tepër mund t’i besojmë kësaj përmbajtjeje për shkak se “më së shumti janë gëzuar dhe janë argëtuar shokët partiakë të nuses…” Hajde, ju lutem… Edhe propaganda duhet të ketë masë.

Them, turlitavë, për shkak se në përpjekjen që ta nxjerrin këtë tregim nga trivialiteti, autori dhe redaktori kanë gjetur dofarë të dhënash për deputetët më të rinj në disa parlamente evropiane. Kush e di se cila ka qenë ideja, për shkak se në vend që ta arsyetojnë qëllimin e tyre, ata e kanë ngatërruar atë edhe  më tepër.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

autori (burimi) është theksuar në mënyrë selektive

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja