verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nuk janë të gjithë ekspertët për t’u besuar

on 20 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

press 24 izbori

[Recension: Zgjedhje me 11 dhjetor – LSDM-ja me plan për vazhdimin e krizës]

Nëse merret parasysh kjo përmbajtje mediatike, prej saj mund të nxiret një praktikë e mirë dhe një praktikë e keqe gazetareske.

Praktika e mirë e ilustron situatën se kur merren të dhëna nga burime anonime, kjo duhet të bëhet në kuadër të asaj që është e pranueshme nga ato burime: informatat prej tyre të jenë në nivel të fakteve dhe të paralajmërimeve që dalin prej tyre. Më e rëndësishme nga të gjitha, kur ato tashmë kanë vendosur të mbeten anonime, është të fitohet ndonjë garanci se bëhet fjalë për burime që i posedojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ato informata, gjegjësisht fakte që i komunikojnë aktorët e drejtpërdrejtë të proceseve nga të cilat dalin ato informata.

Ajo që duhet të bëhet në një procedurë standarde profesionale, është që informata e tillë të gërshetohet me burime të tjera të informatave që të zvogëlohet niveli i spekulimit. Ashtu sugjeron edhe neni 1 i Kodit të gazetarëve:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Në rastin e përmbajtjes mediatike që e recensojmë, niveli i spekulimit mbetet mjaft i lartë, për shkak se mungon kryqëzimi me ndonjë burim tjetër të informatave.

Megjithatë, “mëkati” profesional i këtij veprimi është shumë më i vogël se sa praktika e keqe që gjendet në këtë tekst.

07192016-Press24-IzboriLinku deri te artikulli origjinal: Избори на 11 декември – СДСМ со план за продолжување на кризата

Data dhe koha e publikimit: 18.07.2016 – 10:50

Data e recensionit: 19.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

E PSE EKSPERT ANONIM?!

Kjo praktikë e keqe është futur në këtë përmbajtje mediatike në momentin kur është kërkuar mendim nga ekspertët. Edhe atë përsëri anonime.

Si e para, në këtë rast, nuk ka asnjë arsye që eksperti të jetë anonim. Edhe atë jo vetëm në këtë rast. Pse ndonjë ekspert ka nevojë që të jetë anonim?! Ai nuk është palë e interesuar dhe jep mendim neutral të ekspertit, në bazë të profesionalizmit të tij, e jo në bazë të përcaktimit politik dhe anshmërisë.

Në rastin e përmbajtjes gazetareske që e recensojmë, mendimi i ekspertit është tepër spekulues dhe paraqet projektim nga një pozitë e anshme. Ja, shihni vetë:

“Еkspertët thonë se qëllimi i LSDM-së është që edhe pas zgjedhjeve, të vazhdojë me krijimin e tensioneve dhe të tentojë ta pengojë formimin e qeverisë së re dhe në atë mënyrë ministrat e tyre të mbesin në funksionet e tyre një periudhë më të gjatë pa u zgjedhur nga qytetarët”.

Kjo deklaratë nuk ka elemente të qëndrimit të ekspertit, por është koment politik me fjalor shumë të afërt me atë të liderëve politikë në pushtet. Gazetari me përvojë dhe publiku racional nuk e kanë të vështirë ta dallojnë këtë.

Prandaj, nëse profesionistët me përvojë të gazetarisë marrin deklaratë të këtillë nga një palë, atëherë patjetër duhet të kërkojnë edhe një mendim tjetër, të dytë, të ekspertit. Në atë mënyrë do të sigurohet raportim i paanshëm dhe i balancuar dhe distancë profesionale nga subjektet politikе, siç parasheh neni 14 i Kodit të gazetarëve.

Nëse nuk bëhet kjo, sikurse në rastin e kësaj përmbajtjeje mediatike, mbetet ndjenja e mosbesimit në informatën e ofruar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja