verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nuk ka kostum për fshehjen e spekulimeve

on 20 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

dnevnik

[Recension: Nuk jam duke negociuar me “Kurir”-in serb, mirëpo nuk do të thotë se nuk do ta bëjë këtë edhe në të ardhmen]

Neni i parë i Kodit të gazetarëve e përcakton parimin kryesor të gazetarisë, nëse mund të rangohen të gjitha rekomandimet e tij, për shkak se të gjitha nenet, në njëfarë mënyre janë – kryesore.

Megjithatë, neni 1 thotë:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.
Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Domethënë, e vërteta dhe faktet – para së gjithash. Mirëpo, nuk është e ndaluar krejtësisht që gazetarët të merren me supozime dhe spekulime. Lejohet, mirëpo parimi thotë se nëse diçka është supozim apo spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Më problematike është situata kur supozimet dhe spekulimet “vishen” si fakte, për shkak se kjo është e pamundur. Nuk ekziston kostum që mund ta fshehë këtë ose ta paraqesë ndryshe.

14798986_1431040183591425_825452916_nLinku deri te artikulli origjinal: Nuk jam duke negociuar me “Kurir”-in serb, mirëpo nuk do të thotë se nuk do ta bëjë këtë edhe në të ardhmen

Data dhe koha e publikimit: 17.10.2016, 22:44

Data e recensionit: 19.09.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

SPEKULIME “TË VESHURA” SI FAKTE

I tillë është rasti edhe me tekstin që e recensojmë. Ka dallim kur do ta krahasoni titullin, i cili është nxjerrë nga deklarata e njërit nga pronarët e gazetës “Slloboden peçat”, me deklaratën e cituar në brendi të lajmit. Ja deklarata:

“Partneri gjithmonë është i mirëseardhur, mirëpo jo në këtë moment, tani nuk kemi nevojë të tillë, që nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të negociojmë me dikë, ndoshta duke e përfshirë edhe “Kurir”-in – shton Koshevaliski”.

Vërehet një interpretim jo i plotë, madje edhe i pasaktë i deklaratës së pronarit të gazetës “Slloboden peçat” në titull, për shkak se ai thotë se j vetëm që nuk janë duke negociuar, por edhe se nuk kanë nevojë të negociojnë “me dikë”. Definitivisht – ka dallim!

Ka dallim edhe në interpretimin e deklaratës së zëdhënëses së kompanisë, për të cilën, gjoja, thuhet se është në negociata me të përditshme tonë me tirazh më të lartë. Në përmbajtjen mediatike që e recensojmë ka një deklaratë kategorike:

“Siç publikoi dje “Dnevnik”-u sipas burimeve në biznesin mediatik të Maqedonisë, pronarët e gazetës “Slloboden peçat” janë në negociata që atë t’ia shesin ’Аdria media grup’-it.“

Mirëpo, nga deklarata e përfaqësueses së kompanisë “Adria media grup”, nuk mund të nxirret një fakt i tillë. Ja se çka thotë ajo në deklaratën e saj:

“Gjithçka që mund t’ju them në këtë moment është se kur do ta kemi ndërmend të futemi në tregun mediatik të Maqedonisë, do t’ju njoftojmë me kohë – na tha Nikoliq para dy ditësh”.

Domethënë kemi një interpretim jokonsekuent, manipulues të deklaratës së zëdhënëses së kompanisë serbe.

Dhe kjo nuk është e tëra. Pa asnjë farë lidhshmërie me temën, tekstin na bën me dije se bashkëshortja e pronarit të cituar të gazetës “Slloboden peçat” është e punësuar në kabinetin e liderit të partisë opozitare. Kjo nuk ka rëndësi fare për këtë informatë, mirëpo, është e qartë se shërben si link që të pasqyrohet prapavija politike dhe afariste e blerësit të pretenduar të gazetës “Slloboden peçat”, që operacioni i pretenduar i shitje-blerjes të vendoset në kontekstin aktual politik. Kjo është absolutisht e parëndësishme dhe e panevojshme, aq më tepër për shkak se nga ky tekt, ne lexuesit, nuk morëm vërtetim të argumentuar se kjo gjë për të cilën shkruan teksti është negociatë reale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja