verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nxitja nuk është punë e gazetarit!

on 9 - 09 - 2016       
Lajm - Cifti serb - shqiptaret deshen te na djegin ne Oher 1

Recension: “Çifti i serb: Shqiptarët deshën të na djegin në Ohër (Foto)”

Gazetari nuk duhet të promovojë ose nxisë paragjykimet ndaj ndonjë grupi të njerëzve. Përkundrazi, ai duhet të përpiqet që t’i mënjanojë ato. Natyrisht që, nëse një ndodhi është e vërtetë, kësaj nuk mund t’i iket, por duhet të bësh ç’mos që ta verifikosh atë.

Lajm - Cifti serb - shqiptaret deshen te na djegin ne Oher 1Linku deri te artikulli origjinal: “Çifti i serb: Shqiptarët deshën të na djegin në Ohër (Foto)”

Data dhe koha e publikimit: 30.08.2016

Data e recensionit: 02.09.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Autori ka cituar një medie serbe për një njarje të pazakontë që thuhet se ka ndodhur në Ohër. Një çift serb pretendon se gjatë qëndrimit të tyre në këtë qytet, një grup shqiptarësh kanë planifikuar vrasjen e tyre.

 “Diku rreth orës një pas mesnate Veljko më zgjoi nga gjumi, më vendosi dorën në gojë dhe më tha se disa njerëz gjenden afër kampit. U tmerrova kur dëgjova që ma shajnë nënë serbe në gjuhën shqipe. Pjesa më e tmerrshme e ishte kur bisedonin nëse ta djegin veturën ose të futen dhe të na vrasin”, ka thënë ajo për mediumet serbe, transmeton Gazeta Lajm.

Nuk është bërë përpjekje për të verifikuar vërtetësinë e ngjarjes. Autori me këtë rast vetëm ka përkthyer tekstin që thuhet se është publikuar në median serbe “Helo”.

 “Maqedonasit janë të mrekullueshëm, të ngrohtë dhe mikpritës dhe kjo nukka lidhje me ta”, ka konstatuar Rakoçeviq.

Të paktën mund të tentohej të informacioni të konfirmohej në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër. Një rast i tillë, patjetër që do të ishte paraqitur në polici. Meqë bëhet fjalë për fytyra publike të Serbisë, autori mund të tentonte që edhe personalisht t’i kontaktonte ata për të verifikuar vërtetësinë e thënieve. Askund në përmbajtje nuk është thënë se bëhet fjalë për informacione që nuk kanë mundur të verifikohen.

KODI ETIK:

Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

Në të kundërt, teksti është i mangët, nuk ka mjaftueshëm burime për të konfirmuar vërtetësinë e deklaratave, është i njëanshëm, nxitës i përçarjes ndëretnike, si dhe rrit shqetësimin e turistëve të tjerë në vend, pa ofruar dëshmi të bazuara.

KODI ETIK:

Media dhe gazetari nuk duhet të publikojonë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, perkatësisë etnike, gjinisë, bësimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikapit fizik, etj.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

gjuhë nxitëse

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim nacional,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja