verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nxitje e panevojshme e urrejtjes ndëretnike

on 20 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ako-na-izborite-pobedi-klinton-albancite-vo-kosovo-spremaat-linch-nad-srbite
Artikull që i përzin “mollat dhe dardhat”, njëkohësisht, shkakton frikë, pasiguri të panevojshme, e mund të nxisë edhe dhunë. Теksti që në titull vendos barazi ndërmjet fitores të Hilari Klintonit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor dhe dhunës në Kosovë edhe atë nga ana e shqiptarëve mbi serbët!?

ako-na-izborite-pobedi-klinton-albancite-vo-kosovo-spremaat-linch-nad-srbite

Linku deri te artikulli origjinal: NËSE NË ZGJEDHJE FITON KLINTONI: Shqiptarët në Kosovë përgatisin linç ndaj serbëve (Në ndërkohë teksti është tërhequr)

Data dhe koha e publikimit: 13.09.2016, 16:13

Data e recensionit: 18.09.2016

Recensues: Simona Atanasova

Hilari Klintoni dhe bashkëshorti i saj Billi, ish-kryetari amerikan, paskan qenë mbështetës dhe miq të shqiptarëve në Kosovë, prandaj nxirret përfundimi se do të ketë dhunë në qoftë se fiton Hilari. E githë kjo nuk është e mbështetur me asnjë deklaratë, dokument, ndonjë rrjedhojë logjike të fakteve të përdorura për qëllime analitike.

Burimi i vetëm i pretenduar janë dofarë të dhënash nga shërbimet e zbulimit, mirëpo nuk potencohet për cilat shërbime të zbulimit bëhet fjalë. Poashtu, thuhet se këtë e shkruajnë mediet serbe, mirëpo linku i vetëm nga mediet serbe është gazeta “Alo”.

“Të dhënat nga shërbimet e zbulimit bëjnë me dije se shqiptarët e Kosovës me të madhe përgatisin aksione të dhunshme kundër serbëve, shkruajnë mediet serbe”.

Se Hilari Klintoni do t’i mbështeska aksionet e dhunshme kundër serbëve, sipas tekstit, fliska edhe fakti se Bill Klintoni paska pasur statujë në Prishtinë, ndërsa Hilari butik me emrin e saj!? Dhe e gjithë kjo mjafton që të shkruhet një tekst me primesa të fuqishme nacionaliste, që nxit urrejtje, në situatën, edhe ashtu të brishtë ndëretnike në Ballkan.

Në tekst problematike është edhe fotografia e parë, e cila është bërë në protestat e shqiptarëve, mirëpo nuk është theksuar se ku është bërë ajo dhe për çka ka qenë protesta.

Теksti pothuajse në tërësi, me gjithë spekulimet dhe nxitjen e konflikteve ndëretnike, është marrë nga gazeta serbe “Аlo”, pa pasur kujdes me këtë rast se një tekst i këtiillë mund të ketë reflektime edhe në Maqedoni.

Mediet duhet të jenë shumë të kujdesshme gjatë marrjes së teksteve nga mediet e huaja, veçanërisht nëse në ato artikuj ka spekulime të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të verifikohen dhe të konfirmohen. Faktet e tilla të pakonfirmuara shumë lehtë mund të jenë të pavërteta, siç është, sipas të gjitha gjasave, rasti edhe këtu. Me artikuj të ndërtuar në këtë mënyrë, gjëja e vetme që mund të arrihet është nxitja e epsheve dhe urrejtjes etnike dhe nacionaliste, e cila pastaj mund të çojë edhe në dhunë.

Теksti është përgatitur dhe është transmetuar në kundërshtim me rregulla profesionale dhe normat etike të gazetarisë në gazetari, edhe atë në shumë aspekte.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja