verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nxitje “ekskluzive” e tensioneve dhe trazirave

on 6 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

centarnews

[Recension: ЕKSKLUZIVE: VMRO-DPMNE-ja PËRGATIT TRAZIRA PËR ORËT E MBRËMJES DERI MË 11 DHJETOR]

Теkst, i cili në një moment kyç dhe të brishtë para zgjedhjeve të caktuara për më 11 dhjetor, në mënyrë tendencioze nxit atmosferë të dhunshme dhe tensione duke përhapur spekulime të cilat i prezanton si informatë ekskluzive.

Në artikull thuhet se VMRO-DPMNE-ja, gjoja, përgatiti skenar të dhunshëm pasi që i humbi zgjedhjet më 11 dhjetor. Sipas asaj që është shkruar, qëllimi i këtij skenari që përfshin gjak dhe trazira, as më pak e as më shumë, qenka ikja e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së.

ekskluzivno-vmro-dpmne-sprema-nemiri-za-nokjnite-chasovi-do-11-ti-dekemriLinku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: VMRO-DPMNE-ja PËRGATIT TRAZIRA PËR ORËT E MBRËMJES DERI MË 11 DHJETOR

Data dhe koha e publikimit: 30.11.2016

Data e recensionit: 04.12.2016

Recensuese: Simona Atanasova

SPEKULIME

Në VMRO-DPMNE përgatitet skenar për infiltrimin e strukturave të dhunshme radikale, të cilat duhet të shkaktojnë trazira dhe gjak për shkak të njohurive për humbjen e tyre katastrofale më 11 dhjetor, kupton ekskluzivisht “Centarnews” nga burime të udhëheqësisë së partisë në pushtet. Një grup i njohur kriminal, i udhëhequr nga persona me dosje të madhe kriminale, me urdhër të VMRO-DPMNE-së kanë për detyrë të bëjnë kaos në vend, veçanërisht në orët e mbrëmjes, e gjithë kjo me qëllim që kreu i VMRO-DPMNE-së të përpiqet ta ikë nga vendi.

Nën vellon e shprehjes “kuptojmë”, teksti i manipulon lexuesit duke u ofruar spekulime të qarta si informatë të saktë dhe të verifikuar.

Për gjithë atë që e thotë, teksti nuk ka absolutisht asnjë vërtetim nga asnjë palë e involvuar. Konstatimet e këtilla të fuqishme me porosi të ashpër dhe frikësuese, që të lënë përshtypje të besimit te publiku, duhet të mbështeten me ndonjë vërtetim më real dhe më të qartë, diçka shumë më tepër se sa shprehja “kuptojmë”. Теkstit i mungon edhe deklarata dhe qëndrimi zyrtar i VMRO-DPMNE-së.

Supozim i pastër është edhe pohimi se VMRO-DPMNE-ja do të humbë në zgjedhjet e javës së ardhshme. Nuk është sqaruar se si është ardhur deri te ky konstatim, nëpërmjet rezultateve të anketave të publikuara kohët e fundit, apo bëhet fjalë për diçka tjetër. Kështu, siç është shkruar, i ngjan “dëshirës së flaktë”.

Теksti përfundon me disa pyetje tendencioze të përgatitura në mënyrë komentuese. Përmenden vendime për përjashtim nga puna, kundërprotesta, prurje të votave… Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, lexuesit duhet t’i prezantohen shembuj se kur ka ndodhur kjo, që ai vetë të bindet se ajo që është shkruar është e vërtetë. Kështu siç është plasuar, duket sikur është informatë paushalle, madj edhe e trilluar.

Respektimi i parimeve të parapara në Kodin e gazetarëve duhet të jenë bazë e çdo teksti gazetaresk. Kjo, për fat të keq, nuk ka ndodhur në këtë rast, ku janë shkelur disa nene të Kodit, në mesin e të cilave:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur
. (1)

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…). (10)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (13)

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike. (14)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja