Ofendime dhe etiketime personale të prezantuara si gazetari
Published in Recensione
on 13 - 02 - 2017 Author: Југослава Дуковска[Recension: Sorosi dhe LSDM-ja e mbrojnë Bejlin nga Kongresi amerikan]
Recensojmë një tekst zemërues dhe jashtëzakonisht joprofesional, përplot me ofendime personale dhe etiketime negative të dedikuara për një numër të madh të personave nga jeta publike dhe intelektuale e vendit. Shkak për shkruarjen e këtij teksti është letra për mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve dhe të vendeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë nga një grup intelektualësh të Maqedonisë, dërguar deri te Kongresi amerikan dhe Komisioni Evropian.
Linku deri te artikulli origjinal: Sorosi dhe LSDM-ja e mbrojnë Bejlin nga Kongresi amerikan
Data dhe koha e publikimit: 3.02.2017
Data e recensionit: 7.02.2017
Recensuese: Јugosllava Dukovska
Qëllimi kryesor i artikullit nuk është të informojë, por të transmetojë qëndrime personale për ndonjë temë aktuale të politikës ditore. Në këtë rast, qëndrimet e artikullit korrespondojnë ngushtë me qëndrimet të cilat VMRO-DPMNE-ja i ka shprehur publikisht disa herë për disa ambasadorë të huaj në vend. Në artikull, në fakt, nuk ka informatë, ai është koment me karakteristika të qarta për qërim personal të hesapeve me personat e përmendur në të.
TË PAVËRTETA DHE OFENDIME PERSONALE PËR ATA QË MENDOJNË NDRYSHE
Sipas kritereve për gazetari objektive, ku vërtetësia, gjithsesi, e zë vendin e parë, pohimet në këtë tekst janë të pavërteta. Ja vetëm një shembull:
“Në mesin e të nënshkruarve gjenden jo vetëm profilet e lartëpërmendura që për publikun janë të njohur si “avokatë të drunjtë” të opozitës dhe mercenarë të Sorosit, por edhe ish të burgosur dhe kontrabandistë që kanë vendosur të dërgojnë letë deri te kongresmenët amerikanë dhe të përzihen në të drejtën e tyre të kërkojnë përgjegjësi nga ambasadorët e tyre që i dërgojnë në mision ta përfaqësojnë vendin e tyre, duke shqyrtuar se e kryejnë misionin e tyre në mënyrë konsekuente ose zbatojnë intervencionizëm dhe e dëmtojnë sovranitetin e vendit në të cilin gjenden, sikurse dhe imazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Me një citim të këtillë nuk mund të polemizohet e as në të kërkohet ndonjë qasje gazetareske, për shkak se asnjë pohim në të nuk bazohet në fakte, por bëhet fjalë për pohime paushalle dhe për etiketime negative dhe për ofendime. Edhe përkundër asaj se të gjithë nënshkruesit e letrës janë profesorë universitarë, publicistë, intelektualë, në artikull ata kualifikohen si “njerëz gjysmë të rralizuar dhe të parealizuar me vetëbesim të paarsyeshëm”.
Thuhet se ata “e transmetojnë propagandën krejtësisht të pakuptimtë të LSDM-së/Sorosit dhe shkruajnë se “u zbuluan skandale të mëdha të përgjimit të paautorizuar nga ana e MPB-së të të gjithë atyre që mendonin ndryshe”, duke aluduar me këtë rast në audio-inçizimet që i publikoi LSDM-ja dhe për dëshmitë për përgjim masovik dhe për kriminalitet, të cilat u zbardhën në atë mënyrë, duke i quajtur “bomba të ngjitura”. “Kuazi-intelektualët”, siç i quan ky artikull, “shkruajnë gjëra të pista dhe trillime për vendin e tyre dhe për opcionet politike të cilat nuk i pëlqejnë”, me çka tentohet që një parti politike, e cila ka qenë në pushtet gjatë viteve të kaluara, të barazohet me shtetin.
Në këtë fjali, ofendimet dhe etiketime e pahijshme personale e arrijnë kulmin:
“Në listën e intelektualëve ka edhe emra “të reja” sikurse njëri nga themeluesit e PRSD-së, Millço Panovski, profesori i dhunëshëm nga LSDM-ja Ljubomir Fërçkovski, importuesi i veturave, parfemeve dhe i aliazheve për rrota nga Brukseli, Nano Ruzhin poashtu nga SLDM-ja, ish artisti i estradës, sot aktivist i LSDM-së Jove Kekenovski, profesori me zero punime shkencore të publikuara me impakt faktor, Borçe Davitkovski, gjeniu i matematikës Gjorgji Spasov nga LSDM-ja, i lustruari Gjorgji Tonovski dhe krimineli i dënuar Vane Cvetanov…”
Burim i këtij artikulli është shkrimi i “Zhurnal”-it, që është theksuar në tekst dhe, njëkohësisht, kjo është pika e vetme e përbashkët e tij me atë që është gazetari korrekte.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e