verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

OJQ-ja “Infocentar” publikoi monitoringun e raportimit të RTM-së për Kezharovskin, SASHK-un dhe Zaevin

on 4 - 02 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

OJQ-ja “Infocentar” НВО, në kuadër të programit të saj për monitoring të vazhdueshëm të mediave, e në bashkëpunim me Qendrën për zhvillimin e mediave, përgatiti аnalizë për informimin e shërbimit publik radiodifuziv për rastin Kezharovski, për grevën e SASHK-ut dhe për padinë penale kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Në periudhën prej 15 deri më 21 janar, u monitorua rasti Kezharovski dhe greva e SASHK-ut, ndërsa më 31 janar u monitorua raportimi i RTM-së për padinë penale kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Radiotelevizioni i Maqedonisë, në tërësi dhe në vazhdimësi, dështoi në rolin e tij si shërbim publik radiodifuziv i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. As në rastin e Kezharovskit, as në rastin e grevës së SASHK-ut, e as në rastin me padinë pendal kundër Zaevit, RTM-ja nuk e përfaqëson interesin publik, por vihet në funksion të makinerisë propaganduese të pushtetit, edhe atë si aktor i drejtpërdrejtë dhe instrument i propagandës qeveritare.

RTM-ja nuk përpiqet as minimalisht t’i respketojë standardet profesionale të gazetarisë gjatë informimit të publikut. Raportimi i saj është i anshëm, tendencioz dhe manipulativ. Raporti ndaj fakteve është selektiv dhe gjithmonë i motivuar nga qëllimi që pa rezervë dhe me çdo çmim të përkrahen politikat dhe qëndrimet qeveritare.

Në rastin Kezharovski, është i qartë qëllimi i RTM-së që plotësisht ta minimizojë, e madje edhe t’i heshtë ndodhitë që lidhen me vendimin e Gjykatës së Aeplit dhe kthimin e Kezharovskit në burg. Shërbimi publik publikoi informata për dënimin e zvogëluar të Kezharovskit, si dhe për lirimin e tij me kusht, mirëpo nuk e informoi publikun për dërgimin e tij të menjëhershëm gjatë natës në burg. Në fakt, RTM-ja më tepër dëshiron të fshehë informata, se sa në mënyrë të paanshme dhe të detajuar të informojë për këtë rast shumë të rëndësishëm, i cili prek në esencën e lirisë së të shprehurit dhe në lirinë e informimit në vend.

Poashtu, gazetarët e RTM-së, në asnjërin nga kontributet e tyre nuk shprehën solidaritet parimor me kolegun e tyre dhe në emër të shërbimit publik nuk u dhanë përkrahje protestave, e as Kezharovskit.

Për dallim nga informimi për rastin Kezharovski, informimi i RTM-së për grevën e SASHK-ut është i bollshëm dhe i përditshëm. Mirëpo, sikurse edhe në rastin me Kezharovskin, shërbimi publik për grevën informon krejtësisht në mënyrë të njënashme, manipulative dhe propaganduese. Redaktorët dhe gazetarët në programin informativ të RTM1, vihen në rolin e pjesëmarrësve të drejpërdrejtë dhe të arbitrave, që e përkrahin pozitën e pushtetit dhe në çdo mënyrë përpiqen ta bindin publikun se greva është e dëmshme, se ajo është vetëm për dobinë personale të liderëve të sindikatit dhe se nuk gëzon përkrahje të madhe në mesin e arsimtarëve.

I gjithë informimi i RTM-së për padinë penale kundër Zaevit, në lajmet qendrore t Kanalit të parë televiziv, në ditën e publikimit të rastit, zgjati rreth 13 minuta. Prej tyre vetëm një minutë i ishte ndarë Zaevit, edhe atë, madje në minutën e 11-të të lajmeve. 12 minutat e tjera, RTM-ja ia ndau pushtetit, në radhë të parë kryeministrit Gruevski, të cilit i ishte ndarë pothuajse një e treta e gjithë informimit për këtë rast. Kontributi me fjalimin e tij zgjati pothuajse katër minuta dhe me të u hapër lajmet.

Të gjitha paralajmërimet dhe informatat që u publikuan në “Ditarin 2” të RTM-së, janë formësuar – nga njëra anë, ta konstruojnë fotografinë për Zaevin si tradhtar, i cili pa asnjë dyshim, ka dashur të bëjë grushtshtet dhe me forcë ta marrë pushtetin, dhe nga ana tjetër ta paraqesin kryeministrin si “hero”, i cili e ka penguar tentimin për grushtshtet, dhe i cili nuk nënshtrohet para asnjë shantazhi dhe persioni. Padyshim, narativi i raportimit ishte pasqyruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga deklaratat e palës akuzuese, gjegjësisht pushtetit, dhe të gjitha konotacionet dhe porositë e theksuara ndërmjet porosive të pushtetit dhe përmbajtjeve të shërbimit publik ishin të harmonizuara në nivel të lartë.

Gazetarët vazhdimisht e përsëritnin sintagmën “u pengua tentimi për grushtshtet për marrje të pushtetit me forcë”, e disa herë u potencua se vepra penale me të cilën ngarkohet Zaevi, dënimi më i vogël me burg është katër vjet. Përsëritja e vazhdueshme e këtyre sintagmave dhe konstatimeve nuk është në funksion të informimit të qytetarëve, por paraqet teknikë efikase propaganduese për të përcjellë porosi të njëanshme deri te publiku.

Për shkarkim: Мonitoring për raportimin e RTM-së për Kezharovskin, SASHK-un dhe Zaevin (PDF)

 

Burimi: OJQ “Infocentar”. (03.02.2015). RTM – makineri propaganduese e pushtetit

Abonohuni për lajmet më të reja