Pa autorsi, ska as besueshmëri
Published in Recensione
on 10 - 07 - 2015 Author: Fatlume Dervishi
[Recension: “Struga, vendi ku duhet t’i kaloni pushimet!”]
Në këtë kohë, kur mediat përballen me dinamikën e qarkullimit të informacionit, shpesh bëjnë gabimin e kopjimit të informacionit nga një media tjetër pa e cituar median dhe e plasojnë atë si produktin e tyre. Kjo cilësohet si plagjiaturë dhe shkelje e të drejtës së autorit. Teksti që recensojmë, është i përkthyer fjalë për fjalë nga maqedonishtja në shqip, duke mos e theksuar këtë gjë.
Linku për te artikulli origjinal: “Struga, vendi ku duhet t’i kaloni pushimet!”
Data dhe koha e publikimit: 05.07.2015, 12:20
Data e recesionit: 07.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Teksti është botuar fillimisht (04.07.2015 ora 21:02) në “Veçer” (Вечер) me titull “Në Strugë për tu kënaqur: kafeja 30 denarë, kolltuqet portative falas me pijen” (На Струга ќеиф да терам: Кафе 30 денари, лежалка гратис со пијачка!”. I njejti tekst, me shumë pak dallime në fjalinë e fillimit dhe në fjalinë e fundit është përkthyer dhe botuar në shqip në Struga Lajm (www.strugalajm.com), një ditë më vonë me titull “Struga, vendi ku duhet t’i kaloni pushimet!”. Në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë egziston nen që plagjiaturën e konsideron të paranueshme;
· Mosrespektimi i të drejtave të autorit vlerësohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.
· Nëse informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar.
Në rastin në fjalë do të ishte e nevojshme dhe korrekte të citohet media ose autori që publikoi i pari tekstin.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
Nuk ka deklarata
Nuk ka deklarata
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
Nuk ka burime
EXTENSIVENESS
:
BIAS
nuk mund të përcaktohet
:
:
anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i palidhur me tag-e