Pa burime të konfirmuara nuk ka ekskluzive
Publikuar në Recensione
on 15 - 09 - 2016 Autor: Agron Vrangalla
[Recension: “EKSKLUZIVE: BDI në zgjedhje do garojë me deputetë të rinjë, që do jenë veglat e të vjetërve?!”]
Është përmendur këtu edhe herë të tjera se sigurimi i lajmeve ekskluzive është një betejë permanente që zhvillojnë mediumet mes tyre. Lajmet e këtilla ndikojnë jashtëzakonisht në mënyrë shumë pozitive në sytë e publikut, duke krijuar kështu një lloj bindjeje se bëhet fjalë për medium i cili kujdeset për publikun e vet dhe angazhohet që sa më parë ta informojë atë për diçka që përbën interes publik. Mirëpo, ekskluziviteti bart edhe koston e vet, që mund të jetë koha e shkurtër për të konfirmuar një informacion të caktuar. Pikërisht për këtë duhet pasur shumë kujdes se çfarë dhe si raportohet. Një lajm i pakonfirmuar që duket si ekskluziv, mund të kthehet si bumerang për mediumin.
Linku për te artikulli origjinal: EKSKLUZIVE: BDI në zgjedhje do garojë me deputetë të rinjë, që do jenë veglat e të vjetërve?!
Data dhe koha e publikimit: 08.09.2016
Data e recensionit: 11.09.2016
Recensues: Agron Vrangalla
Në këtë lajm thuhet se burime partiake konfirmojnë se BDI do të garojë në zgjedhje me figura të reja politike. Mirëpo, ky “konstatim” shoqërohet me komente të palejuara, kur thuhet se këto figura të reja do t’u ngjajnë ministrave të rinj të BDI-së, të cilët sipas tekstit dirigjohen nga grupet e vjetra të partisë. Kjo është një parantezë, e cila hap debatin mbi respektimin e parimeve profesionale, pasi që në tekst nuk ekziston asnjë konfirmim se këta ministra dirigjohen nga ish-ministrat apo individë të tjerë brenda partisë. Nuk futemi të gjykojmë se a është pohimi i drejtë apo jo, por duhet theksuar se bëhet fjalë thjeshtë për një fakt të pakonfirmuar. Faktet përbëjnë fusha studimi, analizimi, krahasimi dhe verifikimi. Nëse paraqiten në gjendjen e tyre fillestare, ato nuk thonë asgjë. Të paktën në fushën e gazetarisë.
Burimi i cili citohet të ketë thënë se këto ndryshime vijnë si pasojë e skandalit të ish-zëvendës/kryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit… e kështu me radhë, në fakt hap dilema të reja për vetë ekzistimin e tij. Kontestimi i tij vjen në shprehje në momentin kur vetë autori i tekstit më pas shton se është tentuar që të merret një qëndrim zyrtar nga organet e partisë, por një gjë e tillë nuk është arritur. Pra, këtu mund të lind dyshimi se a flitet vallë për një burim të portalit, apo ndoshta për një trillim për posedimin e një burimi të tillë, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Për të rritur besueshmërinë në autenticitetin e burimit, mediat zakonisht japin informata plotësuese se për kë përafërsisht bëhet fjalë (nivelin e burimit në parti – vallë është zyrtar i lartë apo lokal, qytetin nga vjen etj) por duke pasur kujdes që të mos zbulohet aq sa që të dihet se për kë bëhet fjalë, sepse gazetari së pari duhet ta ruajë këtë anonimitet, nëse burimi e ka kërkuar këtë prej tij. Kjo nuk është bërë në mënyrë të tillë në këtë tekst.
Dhe, në fund, teksti përsëri u rikthehet toneve të forta të komentimit, duke i konsideruar kandidatët e rinj për deputetë nga radhët e BDI-së si një “mish për top” që i shfrytëzon partia me qëllim që t’ia shpërlajë trurin elektoratit se po bëhen reforma në strukturat partiake dhe se nuk pranohet më që figurat e “njollosura” të rreshtohen në pozicionet e rëndësishme të partisë. Ky stil i të shkruarit, paraqet një shkelje profesionale. Por jo vetëm aq. Aty mund të haset edhe një gjuhë diskredituese dhe fyese, e cila nuk guxon të jetë pjesë e një lajmi.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
anonime
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
ANSHMËRIA
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
Ndoshta
është i njëanshëm
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e