verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa dëshmi në tekst, ‘revolta’ është nxitje dhe manipulim

on 23 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “120 ish paramilitar maqedonas “Luanët” punësohen, revoltohen shqiptarët!”]

 

Nga pikëpamja psikologjike, emocioni konsiderohet si pjesë ndjesore e subkoshiencës së njeriut. Subkoshienca konsiderohet është jashtë kontroll të vetëdijes, është instinkt dhe pasion, elemente që mund shpesh herë të çojnë drejt veprimeve irracionale. Secili prej nesh në momente të caktuara është i udhëhequr nga instinkti, por këto momente, kur jemi duke shkruar lajme, duhet lihen anësh, ose të vihen në funksion të së vërtetës dhe fakteve.

Recension: “120 ish paramiltar maqedonas “Luanët” punësohen, revoltohen shqiptarët!”]Linku për te artikulli origjinal: “120 ish paramiltar maqedonas “Luanët” punësohen, revoltohen shqiptarët!”

Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016, ora 16:10

Data e recensionit: 21.03.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Ka mendime të atilla se gazetaria është një instrument i fuqishëm për të stimuluar procese të ndryshme në shoqëri, duke filluar nga politika e të gjitha me radhë. Në këtë kuptim, ekziston bindja se nëpërmjet këtij profesioni ju mund të kontribuoni në luftimin e një të keqeje kolektive, e cila mund të sjellë pasoja të mëdha në shoqëri.

Mirëpo, për fat të mirë apo të keq, si në çdo profesion tjetër, edhe në gazetari ka ca rregulla. Edhe atëherë kur gazetarët priren nga qëllime pozitive për të kontribuuar për çështje kombëtare, nuk do të thotë se rregullat në gazetari kanë pësuar ndryshime në favor të qëllimit tonë.

Problemi që shtrohet për diskutim ka të bëjë me atë se në raste të caktuara, gazetarët duke dashur të ngrenë zërin kundrejt një padrejtësie, që sipas tyre është enorme, mund të rrëshqasin në shkelje të caktuara të parimeve etike. Nëse titulli i këtij lajmi na komunikon atë se shqiptarët janë revoltuar pasi që janë punësuar 120 ushtarë maqedonas të ashtuquajtur “luanë”, atëherë këtë ‘revoltë të shqiptarëve’ patjetër duhet ta kemi të mbështetur me fakte, dëshmi dhe vlerësime të qytetarëve dhe ekspertëve në tekst. Përndryshe, titulli i lajmit do të ngelet një “mish i huaj” në gjithë këtë histori.

Në shembullin e këtushëm, ndodh pikërisht kjo, që titulli në një farë mënyre nuk ka arritur të pasqyrojë thelbin e lajmit. Titulli nuk mëton fare të tregojë se çfarë ngërthen lajmi në vetvete, dhe për më tepër, duket se bëhet fjalë për një titull tendencioz, sepse në asnjë pjesë të lajmit nuk tregohet se dëshmi se të punësuarit në fjalë janë me të vërtetë ish pjesëtarë të “Luanëve”, e as se shqiptarët janë të revoltuar për këto punësime të supozuara të ish- “luanëve”. Pa dyshim se shqiptarët edhe mund të jenë të revoltuar me një fakt të këtillë, por kjo duhet dokumentuar. Përveç qytetarëve dhe ekspertëve, mungon edhe pala e apostrofuar. E për të qenë përmbajtja sa më gjithpërfshirëse, mund të merreshin, për shembull, dy-tre ish-ushtarë të UÇK-së dhe të pyeteshin se si ndjehen në momentin që statusi i tyre është akoma i parregulluar, ndërkohë që në armatë qenkan punësuar  ish-paramilitarët e grupit të “luanëve” (në qoftë se kjo është e vërtetë). Mirëpo një gjë të tillë nuk na e ofron ky tekst.

Në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë thuhet:

Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u japë mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e  tyre. Kjo edhe më tepër vjen në shprehje kur në përmbajtje shprehen dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.

Në një rast të këtillë, teksti do të ishte korrekt, ndërsa, nëse pala tjetër, në këtë rast ish-ushtarët e UÇK-së, do të deklaronin se ndjehen të diskriminuar në raport me ish-“Luanët”, atëherë edhe titulli që është vënë në këtë lajm, nuk do të kishte nevojë për ndonjë ndryshim.

Përveç kësaj pjese, teksti është pak manipulativ, për shkak se thuhet që çështja e “luanëve” është zgjidhur përfundimisht. Dhe, si pikë referimi thuhet se është marrë një status në facebook-un e Stojançe Angellovit, kryetar i “Dinjitetit”. Në profilin e Angellovit mund të vërehen disa reagime për mos-përmbushjen e premtimit nga ana e VMRO DPMNE-së për çështjen e punësimit të ish-ushtarëve maqedonas që luftuan në vitin 2001. Ndërkohë që një konfirmim nga ana e Angellovit për të cilën portali zhurnal.mk është bazuar, nuk ekziston. Gjëja më e zakonshme dhe më e pranueshme që mund të bëhej, do të ishte fotografimi (screenshot) i atij statusi ku ka folur Angellovi për këtë çështje.

Është shumë më rëndësi të bëhet e qartë se këto vërejtje modeste nuk shtrohen me qëllim që të mbrohet njëra palë apo pala tjetër. Thjesht, nga pikëpamja e profesionit të gazetarisë, kërkohet që të bëhet verifikimi i fakteve dhe, në rast të temave të ndjeshme, të bëhen përpjekje që ato të trajtohen me kujdes dhe maturi nga ana e gazetarëve, sepse ndodh që pa dashje, të dëmtojmë pikërisht palën që jemi munduar ta mbrojmë, kushtimisht thënë. Madje, edhe kjo mënyrë e “mbrojtjes” apo “sulmit” ndaj dikujt nuk njihet si mekanizëm legjitim në shkrimin dhe raportimin e lajmeve. Në analiza dhe opinione, është më ndryshe.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja