Pa fakte, burimet jozyrtare janë thashetheme të kamufluara
Published in Recensione
on 31 - 08 - 2016 Author: Agron Vrangalla[Recension: “MUKIN” se do as TV SHENJA?!]
Në mungesë të atribuimeve të drejtpërdrejta, burimet jozyrtare janë me rëndësi dhe mund të shfrytëzohen në shkrimin e lajmeve. Por jo çdo thashetheme mund të quhet burim jozyrtar. “Jozyrtar” mund të konsiderohet një informacion të cilin e ka siguruar gazetari, por akoma nuk është bërë publik, apo protagonisti akoma nuk është prononcuar publikisht, por e ka konfirmuar në ndonjë mënyrë, për shembull me sms apo telefon, të njëjtin informacion. Në të kundërtën, këto “të dëgjuara” ngelen vetëm në suaza të fjalëve boshe.
Linku për te artikulli origjinal: “MUKIN” se do as TV SHENJA?!
Data dhe koha e publikimit: 30.08.2016
Data e recensionit: 30.08.2016
Recensues: Agron Vrangalla
Në lajm theksohet se ka gjasa që Muhamed Zekiri të largohet nga Televizioni Shenja, mirëpo në të njëjtën fjali thuhet se Zekiri ka vendosur të heshtë për momentin. Tani, nëse personi për të cilin bëhet fjalë ka vendosur të heshtë, atëherë nga u mor ky informacion? Gjithashtu, edhe arsyeja e largimit të tij, siç ceket në përmbajtje, ngelet e panjohur. Domethënë, as kjo nuk dihet akoma, që nënkupton se lajmi në fjalë nuk ka kuptim të publikohet, pa pasur lajm në të.
Ndërkaq, fjalia e fundit ndërhyn dhe komenton bindjet politike të gazetarit të apostrofuar. Por, nuk është ky problemi më i madh. Defekti qëndron në atë se teksti nuk dëshmon nëse autori e ka pyetur fare gazetarin për bindjet e tij politike. Aty thuhet se ai është kritikues i madh i pushtetit dhe shumë i afërt me opozitën maqedonase. Të gjitha këto mund edhe të jenë të vërteta, por për këtë duhen dëshmi. Nuk kushton asgjë që të pyetet direkt Zekiri për këtë aspekt dhe prononcimi i tij të inkuadrohej në tekst. Ndoshta ky vlerësim bazohet në publikimet që bën Muhamed Zekiri në profilin e tij në Facebook, mirëpo kjo nuk mjafton për të bërë gjykime dhe cilësime mbi personalitetin e një njeriu publik, apo të flitet për bindje të tija politike apo ideologjike. Shumica prej nesh janë aktiv ose herë pas here shprehin qëndrime në Facebook, por këto nuk mund të merren si bazë për të gjykuar në mënyrë aq të përgjithshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë, serioziteti prononcimeve të përdoruesve të mediave sociale jo çdo herë është në nivelin e duhur ose mund të përcillet në kontekstin të cilin e ka pasur parasysh autori. Ka persona që me statuset e tyre vetëm provokojnë për të matur pulsin e opinionit publik, ka të tjerë që statuset i bazojnë në ironi dhe sarkazëm. Mirëpo, po të kërkohet qëndrim i ndonjë gazetari, menjëherë mund të ndryshohet ose të modifikohet statusi apo shkrimi i tij dhe të përshtatet për një tekst publicistik. Mirëpo, kjo shpeshherë ndodh që të bëhet në mënyrë jo adekuate dhe tendencioze.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e