verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa konfirmim të spekulimeve, skandalizohet gazetaria

on 31 - 05 - 2016       

[Recension: Ministrat e Gruevskit me pasaporta bullgare?!]

Artikull tendencioz, pa tentim për të hulumtuar dyshimet. Me pak fjalë, kështu mund të konkludohet për këtë tekst. Thënë parimisht, autori është thirrur në burime, por fakti që ka kufizuar gazetarinë e tij në burime jo autonome, kjo dëshmon mënyrën e veprimit të këtij lloji të gazetarisë që shpeshherë shfaqet në mediat online. “Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur”, thuhet shkurt në pikën 1 të Kodit Etik. Kjo, në gazetarinë profesionale, nënkupton që për informacionin që posedon një medium i huaj, gazetari vendas që ka bërë lajmin, e ka për obligim që atë informacion ta verifikojë sa më tepër që është e mundur. Veprim profesional do të ishte tentimi për të kërkuar qëndrim nga ministrat e Gruevskit të apostrofuar në tekst.

Një skandal tjetër po e trondit Maqedoninë. Kësaj radhe siç informon Agjencia bullgare e lajmeve “Fokus” se në Maqedoni, gjysma e ministrave të qeverisë maqedonase kanë pasaporta bullgare dhe nënshtetësi të dyfishtë.

Ministrat e Gruevskit me pasaporta bullgare screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ministrat e Gruevskit me pasaporta bullgare?!”
Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016
Data e recensionit: 31.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në këtë “lajm”, nuk është respektuar parimi i përfshirjes së palës tjetër. Gazetari është i detyruar që çdo herë në tekst të përfshijë edhe palën për të cilën informohet, qoftë edhe duke treguar për mosprononcimin e tyre për çështjen në fjalë. Gjithmonë është i nevojshëm qëndrimi i personit që përfshihet në tekst, me përjashtim të rasteve kur kemi të bëjmë me viktima. Nëse raportohet  duke mos kërkuar qëndrim nga i apostrofuari në një artikull gazetaresk sikur që është bërë në këtë rast, pa dyshim se përmbajtja përfundon si e njëanshme.

Siç informon “Fokus” pasaportë bullgare kanë edhe bashkëpunëtorët më të afërt të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ndër to janë Silvana Boneva, Antonio Milloshovski, Ilia Dimovski dhe Aleksandar Nikolovski.

Përveç mungesës së prononcimeve, autori manipulon lexuesin që në titull, i cili nuk është i qartë, pasi që në fund të tij vendosen pikëpyetje dhe pikëçuditje, veprim ky që vërteton se autori nuk është i sigurt për lajmin që ia servon lexuesve. Përveç kësaj, ministrat, për të cilët supozohet se kanë pasaporta bullgare, për momentin nuk janë më “ministra të Gruevskit”, ashtu siç kategorizohen në titull. Një titull adekuat dhe në përputhje më përmbajtjen, për shembull, do të ishte: “Fokus: Ministrat e Qeverisë së Maqedonisë me pasaporta bullgare”. Kjo do të shmangte përgjegjësinë për shpifje (pasi me këto “fakte” që sjell artikulli, nuk mund të konstatohet se bëhet fjalë për informacion të vërtetë, aq më tepër për skandal) dhe nga ana tjetër, që në titull do t’i referohej agjencisë së lajmeve nga Bullgaria, pasi që pjesa dërmuese e informacionit buron nga ajo. Duke pasur parasysh të gjitha këto elemente të cilat mungojnë në këtë lajm, e mbi gjitha duke pasur parasysh informacionet e pa konfirmuara dhe njëanshmërinë, përfundimi i gjithë kësaj është se një lajm si ky më shumë ka bazë spekulimi se sa bazë lajmi.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

Të pa konfirmuara

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

Nuk përjashtohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja