verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa kuptim e me komente nuk bëhen lajme

on 24 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Vetëm në MK: Anulohet vendimi për anulimin e vendimit… për emrat e shkollave (dokument)]

 

Gazetaria nuk ka të drejtë të bëjë kategorizime dhe cilësime. Ndodh ose jo në Maqedoni, detyra e gazetarit është që ajo që ndodh të bëhet lajm dhe të informohet publiku, ndërsa pjesa tjetër, e vlerësimit, u takon lexuesve. Teksti që po recensojmë ka një numër të madh lëshimesh profesionale. Fillimisht, titulli është i pakapshëm dhe në lexim të parë nuk kuptohet se për çka bëhet fjalë. “Vendimin për anulimin e vendimit” e kupton autori, por jo edhe lexuesi, i cili ndoshta për herë të parë lexon për çështjen е emrave të shkollave.

Kjo mundet vetëm në Maqedoni. Ministri Pishtar Lutfiu ka anuluar Vendimin e zv.ministrit Spirovski me të cilin është anuluar Vendimi i ish ministrit Abdilaqim Ademi, për ndryshimin e emrave të shkollave në Çair, shkruan Fakte. Dhe tani, këtë vendim nuk po e zbaton Regjistri qendror nën udhëheqje të OBRM-PDUKM-së.

Vetëm në MK Anulohet vendimi screenshot

 

Linku deri te artikulli origjinal: “Vetëm në MK: Anulohet vendimi për anulimin e vendimit… për emrat e shkollave (dokument)”
Data dhe koha e publikimit: 14.06.2016
Data e recensionit: 18.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Teksti ka komente dhe kjo qasje është jashtë kornizave profesionale. Përveç komentit, teksti përmban edhe akuza të ‘zakonshme’, por të cilat nuk është e lejuar të thuhen nga vetë gazetari, ndoshta nga publiku, lexuesi, ose palët e përfshira. Për këtë, gazetari nuk ka të drejtë që pa dëshmi t’i thotë publikut që funksionarë të caktuar kanë interes vetëm për tenderë dhe përfitime personale. Është tezë e lakuar gjithandej në opinion, por në përmbajtje informative për të duhen fakte.

Rasti me talljen me emrat shqip të dy shkollave në Çair tragon më së miri paaftësinë e BDI-së si partner në Qeveri. Përveç tenderave dhe përfitimeve personale, funksionarët e kësaj partie nuk kanë asnjë mundësi dhe interes tjetër./FAKTE.Net

Në artikull janë bashkëngjitur fotografi relevante, që ilustrojnë atë që teksti ka në thelb. Megjithatë, një sfond i shkurtër është i nevojshëm dhe do t’i jepte më shumë kualitet përmbajtjes. Gazetari është i detyruar t’ua kujtojë lexuesve se cili është epilogu i deritanishëm i emërtimit të shkollave në Çair, sa prej tyre janë riemëruar dhe përse kjo çështje ka mbetur akoma e pazgjidhur dhe është problematizuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja