Pa palën e dytë, lajmi del i cunguar
Published in Recensione
on 8 - 04 - 2016 Author: Xhenis Sulimani[Recension: Çfarë di Fatmir Limani për Qufën që ai aq shumë i frikësohet?!]
Për t’i kontribuar debatit gazetari ngre pyetje në opinion, por ato nuk duhet të shfrytëzohen për ta hutuar apo defokusuar opinionin, por për të sqaruar çështjet e paqarta. Megjithatë, për të qartësuar çështjet diskutabile, duhet të përfshihen të gjitha palët.
Linku deri te artikulli origjinal: “Çfarë di Fatmir Limani për Qufën që ai aq shumë i frikësohet”
Data dhe koha e publikimit: 31.03.2016
Data e recensionit: 05.04.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Produkti gazetaresk që po e recensojmë nis me titullin: “Çfarë di Fatmir Limani për Qufën që ai aq shumë i frikësohet?!”. Pyetje kjo, përgjigjen e së cilës nuk e gjen dot askund në tekst. Dhe, në vend se përmbajtja të japë përgjigjen e pyetjes në titull, ajo më tutje vazhdon të theksojë cështjen, pa e bërë këtë.
“Atëherë pyetja është: Çfarë din Fatmir Limani për Adilin që ai aq shumë po i frikësohet?!”
Duke filluar dhe përfunduar tekstin me pyetje, përmbajtja dëshmon se rezultati i saj nuk ka qenë informimi objektiv i opinionit, por çorientimi. Për pyetjen e theksuar në tekst, gazetari ka mundur fare lehtë të kërkojë prononcimin dhe të përfshijë palën, të cilën e akuzon për mosprezencë në debat. Lajmi do të ishte i plotë, nëse kishim prononcim nga personi, emri i të cilit përmendet në tekst, por që nuk është thirrur apo kontaktuar për sqarim. Sipas Kodit etik gazetaresk: “Ata që kanë qenë objekt i sulmit apo kritikës duhet të kenë mundësi të përgjigjen para se kontributi të publikohet, dhe nëse kjo nuk ndodh dhe përgjigja vjen pas publikimit, ajo duhet të jetë e botuar në vëllim të arsyeshëm, e lidhur me temën dhe në formë korrekte.”
Kështu, në vend të qëndrimeve personale për mosprezencën e politikanit të apostrofuar në debat, po të qëndronte prononcimi i këtij të fundit, teksti do të fitonte në balancë dhe saktësi, ndërsa gjykimi do t’i mbetej atij që duhet – lexuesit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
s'ka fakte
nuk është pala e dytë
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
i paverifikuar
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e