verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa palët e përfshira “varfërohet” gazetaria

on 3 - 06 - 2016       

[Recension: Ambasadori më i “varfër”, Asaf Ademi deklaron se nuk ka asnjë lloj pasurie, e gjithë pasuria është e prindërve!]

Praktika e të shkruarit të teksteve pa kontaktuar asnjë burim zyrtar është një prej gjërave që nuk duhet bërë në gazetari. Iniciativës, të shkruarit dhe në fund publikimit të tekstit duhet t’i paraprijë gjithmonë marrja e qëndrimit të atij për të cilin shkruhet teksti, pavarësisht se vallë bëhet fjalë për zyrtarë të lartë shtetërorë, apo për ndonjë njeri të rëndomtë të cilit mund “t’i bjerë në hise” ta përmendin në lajme.

Ambasadori më i “varfër” Asaf Ademi deklaron se nuk ka asnjë lloj pasurie e gjithë pasuria është e prindërveLinku deri te artikulli origjinal: Ambasadori më i “varfër”, Asaf Ademi deklaron se nuk ka asnjë lloj pasurie, e gjithë pasuria është e prindërve!

Data dhe koha e publikimit: 31.05.2016

Data e recensionit: 03.06.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti që do ta recensojmë në vazhdim shkruan për pasurinë e një ambasadori, mirëpo gjithçka që është shkruar është konstatim personal, i bazuar në krahasime në ajër. Askund nuk duket ndonjë bazë për të dyshuar në keqpëdorim të pozitës, që do të kishte sigurisht interes të madh tek lexuesit, mirëpo përmbajtja nuk tregon se është investuar mund që kjo gjë të jetë e dukshme. Provat e vetme për të konstatuar se ambasadori qëllimisht paraqet veten si të “varfër” janë të dhënat në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, ku duket se nuk ka asnjë pronë në emër të tij.

“Ish Ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë e Danimarkës, Aasaf Ademi rezulton se është Ambasadori më i varfër deri më tani. Në bazë të të dhënave zyrtare të cilat i ka shpalosur në listën anketuese të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupcionit, Asaf Ademi Ademi rezulton se nuk ka asnjë pronë në emër të vet. Por e gjithë prona është në emër të prindërve dhe familjes”

Ta zëmë se të dhënat japin bazë për dyshime, por këtu nuk mbaron rrugëtimi për t’ia servuar lexuesit të vërtetën. Si mund të jetë dikush i sigurtë se kjo gjë është e vërtetë? Ku janë dokumentet, deklarata e ambasadorit, ku janë qëndimet zyrtare të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit, ndoshta ka gjasë që ai të ketë iniciuar procedurë për vërtetësinë e të dhënave të këtij personi?  Mirëpo, ngaqë gazetari nuk ka pyetur, publiku nuk mund t’i dijë këto informata.

Dalim tek momenti kyç.

“Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të kërkon sqarim zyrtar nga Komisioni për parandalimin e korrupcionit në lidhje me pronësin e ish ambsadorit Ademi, se si është e mundur një Ambsador i cili merrë një pagë mujore të majme dhe mos të ketë asnjë lloj pronësie personale? Zhurnal do të kërkon sqarim se mos vallë fshehet ndonjë lloj pasurie indirekte”

Përse “Do të kërkojë”? Përse nuk ka kërkuar para se të shkruajë tekstin? Gazetari duhet të matë mirë punët, pasi mund të prishë jetën, dinjitetin apo kredibilitetin e dikujt, pavarësisht se vallë ai person mban funksion publik apo jo, e mund të rrezikojë edhe padi. Praktika e këtillë e shkrimeve pa asnjë bazë, dhe mbulimi i tekstit me fjalët “Do të kërkojmë qëndrim zyrtar”, nuk e amniston gazetarin dhe redaksinë për mungesën e respektimit të parimeve kyçe të gazetarisë.

Kodeksi i gazetarëve që në parathënien e tij thekson nevojën për të qenë të saktë dhe të drejtë. “Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë. E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja