Pajisje të papërdorshme apo informatë e papërdorshme?
Published in Recensione
on 6 - 04 - 2016 Author: Симона Атанасова[Recension: Hard-disku me softuerin e sistemit është në duart e Katica Janevës]
Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni është një spekulim i madh dhe bën pretendime të cilat mund t’i konfirmojë vetëm Ministria për Punë të Brendshme. Mirëpo, MPB-ja as që është përmendur në tekst, e aq më pak ka deklaratë nga institucioni i vetëm që është kompetent për t’i dhënë informatat që janë shkruar në tekst.
Linku deri te artikulli origjinal: Hard-disku me softuerin e sistemit është në duart e Katica Janevës
Data dhe koha e publikimit: 30.03.2016, 14:41
Data e recensionit: 04.04.2016
Recensues: Simona Atanasova
(DEZ)INFORMATË
Теksti (që është marrë nga një medie tjetër nuk është linkuar në mënyrë adekuate), pohon se komisioni në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) ka shkatërruar harduer të vjetër dhe të papërdorshëm, ndërsa të dhënat e rëndësishme i janë dorëzuar prokurores speciale publike.
“Para se të shkatërrohen pajisjet e papërdorshme, është dhënë urdhër për inçizimine të gjitha të dhënave relevante nga softueri të cilat në të ardhmen do të mund të përdoreshin në procedur gjyqësore. Ky hard-disk me kërkesë të PSP-së i është dorëzuar Katica Janevës dhe praktikisht Katica Janeva ka qasje në gjithë softuerin dhe të dhënat që janë ruajtur në sistemin e DSK-së.”
Për pretendimet e këtilla, të cilat në tekst janë prezantuar si informatë e sigurtë, nuk ka asnjë konfirmim nga institucionet kompetente, MPB-ja dhe PSP-ja.
As që është pyetur MPB-ja se a janë shkatërruar me të vërtetë pajisje që janë të papërdorshme, e as që është pyetur Prokuroria speciale publike (PSP) se a e ka marrë hard-diskun me të gjitha të dhënat siç thuhet në tekst.
Këtu në fakt, bëhet fjalë për informatë pa asnjë burim dhe si e tillë ajo nuk mund të verifikohet, dhe informata e tillë pa konfirmim mund të jetë edhe dezinformatë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e