verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pajisjet e tekstit – mbititulli, titulli, nëntitulli

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Благодарност до Бога како „наднаслов“, зборот „МИР“ во наслов и поднаслов - Издание на Филаделфија Инквајарер на 15 август 1945 година - денот на победата на САД против Јапонија, фото: Adam THEO

Falënderim për Zotin si “mbititull” fjala “PAQE” në titull dhe nëntitull – Botimi i “Philadelphia Inquirer” në 15 gusht të vitit 1945 – Dita e fitores të SHBA kundër Japonisë, Foto: Adam THEO

Lexuesit më së shpeshti ndalen tek ato lajme dhe informata që janë të pajisura mirë dhe që më shumë ua tërheqin vëmendjen. Disa tekste me shumë gjasa asnjëherë nuk i shikojnë, kryesisht për shkak të mbititullit, titullit dhe nëntitullit të keq, ose për shkak se teksti nuk është i pajisur me këto elemente bazë të formës gazetareske.

 

Shkruan: Aleksandar Pisarev

 

Si duhet të duket një lajm, informacion, analizë, reportazh në medie, që të tërheqë vëmendjen e lexuesve. Pa marrë parasysh se a i ndajmë lexuesit në ato të cilët informatat nga mediet i marrin si „fast food”, ose duan që në mënyrën e vjetër tradicionale t’i diskutojnë përmbajtjet me një kafe, ekzistojnë rregulla se di duhet të plasohet një informacion. Lexuesit më së shpeshti nuk e lexojnë të tërë gazetën dhe as tekstet e plota,  që në momentin e parë. Ato së pari i hedhin një sy bllokut të titujve dhe titujve në gazetë. Gjegjësisht, mbititullin, titullin, nëntitullin dhe fotografinë me legjendë, nëse ajo e pasuron tekstin. Këto elemente janë pajisjet bazë të një teksti.

Pse dhe sa janë të rëndësishme ato dhe cila është lidhshmëria midis tyre është tema e këtij leksioni gazetaresk.

 

Pajisja e tekstit: Lexuesit më së shpeshti ndalen tek ato lajme dhe informata që janë të pajisura mirë dhe që më shumë ua tërheqin vëmendjen. Disa tekste me shumë gjasa asnjëherë nuk i shikojnë, kryesisht për shkak të mbititullit, titullit dhe nëntitullit të keq, ose për shkak se teksti nuk është i pajisur me këto elemente bazë të formës gazetareske.

Cili është funksioni i tyre: me ndihmën e mbititullit, titullit dhe nëntitullit, lexuesi merr një informatë të shkurtër, të kompletuar dhe të qartë se çfarë përmban teksti.

Mbititulli, titulli dhe nëntitulli i mirë, të nxisin që ta lexosh të tërë tekstin:  „Arrestohet Ljube Boshkovski, ndërsa titujt e këqij, të gjatë dhe joekonomikë në të cilat autori pa nevojë përpiqet ta sqarojë të gjithë lajmin e dëbojnë lexuesin edhe nga teksti më i mirë. „Fshatarë nga Tarinci kanë rrahur një baba nga Shtipi, dhe pastaj u janë vërsulë edhe policëve“.

Kopertina është dritarja e secilës gazetë dhe me këtë edhe titujt e çdo teksti individualisht janë pasqyra e tyre dhe reklamë që të lexohet. Është me rëndësi të madhe që gazetarët të kenë kujdes se në cilën medie punojnë dhe në prej cilës rubrike i drejtohen publikut të lexuesve. Mënyra e shkrimit edhe pajisja e tekstit me mbititull, titull dhe nëntitull duhet të kenë një harmoni me interesat e publikut. Kjo, para së gjithash i referohet përzgjedhjes së temave dhe në përgjithësi mënyrës së prezantimit të tyre, si dhe formimit të bllokut të titujve së bashku me të gjitha pajisjet e tekstit.

Numri më i madh i lexuesve fillimisht e regjistrojnë titullin, e pastaj tek mbititulli dhe nëntitulli e kërkojnë informacionin plotësues që ta përcaktojnë arsyen se a duhet ta lexojnë të tërë tekstin. Nëse edhe atëherë nuk kanë vendosur, mundësia e fundit që tu tërhiqet vëmendja është tek mestitujt, anterfile-t dhe features-at për funksionin e të cilave do të flasim më vonë.

Ретка ситуација кога само еден збор во насловот е доволен - весникот Мејпл Лиф од 11 мај 1945 година, во рацете на канадски воени лица во нивниот штабот во Париз, Фото: BiblioArchives / LibraryArchives

Situatë e rrallë kur mjafton vetëm një fjalë në titull – Gazzeta Mejpëll Lif e datës 11 maj të vitit 1945, në duart e personave ushtarak kanadez në shtabin e tyre në Paris, Foto: BiblioArchives / LibraryArchives

Mbititulli: mund të jetë eklektik dhe shpesh ta udhëzojë lexuesin se cili zhanër gazetaresk është para tij, reportazh, intervistë, dosje, felton. Ose mund të udhëzojë se bëhet fjalë për ndonjë rubrikë të vazhdueshme: „shtëpi dhe familje”, „shëndet”, „arsimim”, „kulturë”, „jetë urbane”. Mund të jetë edhe një përcaktues kohor „Sot në Shkup”, mund të përmendë gjatësinë e tekstit që e kemi para „Shkurtimisht”, „Blic Lajme”… të gjitha këto janë mbitituj – hyrje në bllokun e titujve. Mbititulli është me rëndësi sepse e thekson temën mbi të cilën shkruan media. Shkrimet e shkurtra nuk kanë nevojë të kenë mbititull.

Mbititulli është relativisht i shkurtër dhe i përbërë nga një fjali e thjeshtë e cila mund të zërë një e më së shumti dy rreshta në gazetë. Të gjitha pjesët e bllokut të titujve (mbititulli, titulli dhe nëntitulli) duhet të përshtaten njëra me tjetrën dhe të shkrihen njëra tek tjetra dhe të mos jenë të bezdisshme. Prandaj në bllokun e titujve duhet të evitohet përsëritja e frazave, emrave, funksioneve, përveç nëse për atë ekziston arsye e mirë. Kur lexuesi t’i lexojë me një frymë këto tre elemente në çdo shkrim, duhet të fitojë përshtypje të saktë për atë që media dëshiron t’ia transmetojë. Lexuesi, nëse nuk ka kohë menjëherë, atëherë më vonë do të kthehet tek i gjithë teksti që të informohet detajisht për ngjarjen.

Kohët e fundit lajmet e portaleve shpeshherë nuk kanë mbititull, që është gabim. Mbititulli nevojitet që të gjendet lajmi dhe të kontribuojë për ekonomi të titullit, gjegjësisht ta shkurtojë atë. Ja si duket një titull i tejzgjatur dhe joekonomik, pa mbititull dhe nëntitull: „Në aksidentin e Ndihmës së Shpejtë, infermierja që ka qenë në vetëdije ka shpëtuar një fëmijë 4 vjeçar.“.

Informacioni nuk ka mbititull, dhe as nëntitull. Ka një titull të gjatë që lexuesit i jep një informacion të paqartë se çka ka ndodhur. A ka shkaktuar ndihma e shpejtë aksident në të cilin ka pësuar fëmija 4 vjeçar, dhe infermierja e ka shpëtuar, apo ka ndodhur ndonjë aksident në të cilin ka marrë pjesë edhe ndihma e shpejtë, dhe fëmija ka qenë në makinën tjetër… Nëse autori ose redaktori e kishin pajisur tekstin me mbititull, titull dhe nëntitull, lexuesi do ta kishte të qartë lajmin vetëm me një shikim. Ja një shembull se si mund të duket kjo:

Mbititulli: Ndihma e shpejtë shkaktoi aksident në qendër të qytetit.

Titulli: Shpëtohet një fëmijë 4 vjeçar.

Nëntitulli: Me gjakftohtësinë e një infermiereje evitohet një tragjedi.

Të tre elementet të lidhura kështu e formojnë lajmin. Lexuesi i cili vetëm e shfleton gazetën ose portalin, nuk ka nevojë as të hyjë më tej nëpër detaje, është krejtësisht i informuar se çka ka ndodhur me të vërtetë.

Titulli e përmban informatën kyçe, ose lajmin kryesor. Ai duhet të jetë informativ, ekspresiv dhe ekonomik. Natyrshëm, ai lidhet me mbititullin, por mund të jetë edhe vetë nëse lajmëron për ndonjë intrigë ose lajm ekskluziv. Atëherë duhet të jetë i shkurtër, i qartë dhe goditës: „Arrestohet Ljube Boshkovski“. Ky lajm ka vetëm pesë rreshta, ndërsa është i pajisur me mbititull dhe nëntitull. Nuk ka kakofoni dhe asgjë nuk përsëritet, çdo gjë është e thënë duke u përgjigjur pesë pyetjeve bazë të gazetarisë. Shembull shkollor për një informatë ekskluzive të punuar mirë.

Të gjitha kodet e gazetarisë paralajmërojnë se në titull mund të theksohet vetëm ajo që është përmbajtje e tekstit. Tabloidet, dhe shumë shpesh edhe mediet e tjera në kërkim të ekskluzivitetit nuk e respektojnë këtë rregull. „Venizelos: Merkeli në takim me Nimic e mbështeti Greqinë“. Titulli është reklama e tekstit, dritare tërheqëse të cilën duhet ta shikojë lexuesi, dhe të ndjejë thirrje për ta lexuar tekstin. Në dekadat e fundit titulli përjetoi një evolucion dhe si duket edhe më tej do të ndryshojë. Në epokën e teknologjive të reja lexuesit janë të mbingarkuar me lajme, dhe prandaj edhe titujt janë më direkt, dhe për fat të keq gjithnjë e më vulgarë, të dykuptimtë, „të verdhë” që së paku për pak kohë ta tërheqin vëmendjen e lexuesve:: „Brazilianët e kanë më të vogël, ndërsa Hondurasit e kanë më të madh“.

Класична употреба на наднаслов, наслов и поднаслов во европското новинарство, фото: m. aquila

Përdorim klasik i mbititullit, titullit dhe nëntitullit në gazetarinë evropiane, foto: m. aquila

 

Nga titulli klasik, i cili është kultivuar deri në fundin e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe i cili më së shpeshti ka paraqitur një formë të pavarur të gazetarisë, në të cilën shpesh hasnim lojë fjalësh dhe përmbajtje të tekstit, nuk mbeti pothuajse asgjë.

Gjatë përcaktimit të titullit gazetari duhet të vihet në rolin e lexuesit, duhet të ketë ndjenjë të lindur për titull, ta njohë mirë gjuhën në të cilën shkruan dhe të gjithë pasurinë e saj.

Titulli mund t’i japë freski edhe lajmit më të „mërzitshëm” „Ikonat e Maqedonisë perëndimore do të ruhet në SH. Jovan Bigorski“ ky lajm me një nëntitull korrekt i plotëson kriteret e përmbajtshmërisë, por ka një lëshim të madh në bllokun e titujve. Flet për ikona, ndërsa fotografia është një plastikë e imët prej argjiri.

Titulli nuk duhet të ketë më shumë se tre-katër fjalë. Titujt e gjatë janë të lodhshëm për lexuesit. Titulli nuk guxon të shpiket, ai duhet ta pasqyrojë qenien e informatës. Domosdo t’i përshtatet gazetës në të cilën shkruhet dhe zhanrit. Nuk mund të vihet një titull sporti në një tekst serioz politik më gazetën ose pjesën e gazetës që publikon përmbajtje politike: „Maqedonia në disiplinë 2200 metra me pengesa.

Titulli, sipas rregullit, duhet të jetë shumë i qartë dhe jashtëzakonisht preciz. Toni i titullit duhet të përshtatet me mbititullin dhe me tekstin. Nëse teksti është serioz edhe titulli duhet të jetë serioz, nëse teksti është humoristik dhe me përmbajtje gazmore, atëherë edhe titulli duhet të jetë i tillë. Nëse duhet të nxisë emocione, duhet ta prekë lexuesin në tel, të jetë direkt, i fortë, por njëkohësisht edhe i saktë: „Boris Trajkovski është vrarë nga CIA sepse e ka ditur të vërtetën për përfitimet nga lufta?“.

Përdorimi i shpeshtë dhe i tepruar i citimeve në titull është me siguri pasojë e faktit që ajo është mënyra më e lehtë që të arrihet deri te titulli. Përdorimi i shpeshtë i citimeve në titull shkakton devalvim të forcës së citimit, dhe e bën titullin më gabarit. Sipas rregullit, forma e këtillë e bllokut të titujve (dy pika, presje, thonjëza…) nuk duhet të përdoret sepse e drejton rrejshëm lexuesin se bëhet fjalë për diçka shumë, shumë të rëndësishme, por zhgënjimi i lexuesit është i madh nëse ato pritshmëri tradhtohen. „Konjanovski nga Krivogashtani : „Nëse je bujk i vogël, për pak para do të të marrin çdo gj딓! Nuk është me rëndësi as Konjanovski, sepse është zëvendës Ministër, dhe gjithashtu ajo që është nxjerrë si citim në titull nuk është gjithmonë e saktë.

Mashtrimi në titull nuk falet: „Venizelos: Merkel në takimin me Nimic e ka mbështetur Greqinë“. Blloku i titujve, që është më i fortë se teksti, ndërsa në vete përmban diçka që nuk është pjesë përbërëse e tekstit ose nuk është sqaruar në tekst, dhe madje as nuk përmendet, është plotësisht titull i gabuar dhe tekstit, por edhe gazetarit që është nënshkruar aty, u shkakton dëme dhe pasoja të konsiderueshme. Lexuesit janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj mashtrimeve në titull dhe shpresës së rreme e cila paraqitet në titull dhe mbititull. Titujt e tillë duhet të eliminohen sidomos nëpër mediet që pretendojnë të jenë të rëndësishme, serioze dhe të respektuara, por edhe tek tabloidet. As lexuesit e tyre nuk durojnë mashtrime.

 

Nëntitulli si pjesë përbërëse e bllokut të titujve duhet ta sqarojë më detajisht atë që vijon. Nëntitulli është pjesa më e gjatë e pajisjeve të tekstit dhe mund të përbëhet nga më shumë fjali.

Portalet kanë praktikë të keqe ku nuk përdorin fare nëntitull qoftë edhe kur bëhet fjalë për tekste më të gjata në të cilat elaborohet ndonjë ngjarje, ose bëhet ndonjë analizë politike, ekonomike etj. Vetëm titulli i informacionit të publikuar në portal: „Deklarata e Wollersit për identitetin e shqetëson opinionin“ pa mbititull dhe nëntitull duket anemik dhe absolutisht jo tërheqës për lexim. A do të ketë menjëherë rëndësi për konsumatorin e thjeshtë fjala “Wollers”? A do ta lidhë ai menjëherë me ambasadorin amerikan dhe me qëndrimin e SHBA-ve në lidhje me çështjen tonë të identitetit? Përgjigja është JO. Nëse kjo informatë do të ishte e pajisur, do të ishte si vijon:

Mbititull: Diskutimi për identitetin transferohet në terrenin tonë.

Titull: SHBA-të e kritikojnë mënyrën në të cilën ndërtohet identiteti ynë.

Nëntitull: Ambasadori amerikan në Maqedoni konsideron se duke pasur parasysh dallimet në shoqërinë tonë, është e gabuar që ta kërkojmë identitetin modern në histori.

Kështu lexuesi nga fjalitë e para do të fitojë përshtypje për çka bëhet fjalë, do të mund të interesohet që ta lexojë tekstin më tej dhe kështu tek ai, si pjesë e opinionit të shkaktohet një farë “shqetësimi” të cilin dëshiron ta tregojë autori.

Shembull identik është edhe ky tekst i një portali (pa mbititull dhe nëntitull) vetëm me titullin „Мuzeu nuk është ndërtesë“. Ky është një bllok titujsh plotësisht jokreativ, i varfër dhe i jo tërheqës për lexuesit. Të kuptohemi, së pari, muzeu është ndërtesë në të cilën është i vendosur ndonjë lloj inventari ose përmbledhje adekuate e muzeut. Më tej, është institucion shkencor i cili, midis të tjerave, merret edhe me studimin e gjësendeve që ndodhen në atë ndërtesë… Nëse qëllimi i autorit ka qenë që përmes pasqyrimit të gjerë ta shpjegojë neglizhencën e institucioneve për trashëgiminë kulturore, ka mundur këtë ta paraqesë me:

Mbititull: Sjellje nënçmuese ndaj eksponateve të muzeut

Titull: Drejtori i muzeut nuk e ka ditur se çfarë ka nëpër vitrina

Nëntitull: Vjedhja e fundit e gjësendeve artistike nga Muzeu i Maqedonisë e vërtetoi pasqyrën dekurajuese për ekzistimin formal të institucioneve në këtë shtet.

Shpesh tek portalet në vend të nëntitullit, është theksuar (bold) paragrafi i parë i tekstit dhe ka një rol të dyfishtë – të shërbejë si udhërrëfyes ose si nëntitull. Nëse nuk përsëritet si pjesë përbërëse e tekstit, kjo pajisje mund t’i plotësojë kriteret e bllokut të titujve si këtu dhe këtu.

Mestitulli, features, anterfile (korniza). Në tekste më të gjata analitike, reportazhe, hulumtime… dhe kryesisht nëpër portale nuk ka mestituj, anterfile ose features, prandaj tekstet duken si „çarfshafe”. Artikujt e tillë kanë efekt dëbues në shikim të parë dhe shkaktojnë lodhje tek lexuesit. Tekstet më të gjata, hulumtimet, analizat, intervistat, reportazhet mund të kenë në të njëjtin tekst, përmbajtje të ndryshme tematike. Ato për shumë arsye duhet të qasen me mestituj. Kështu lexuesi, me një shikim mbi tekstin, mund të përcaktojë se teksti i tillë a është në zonën e tij të interesit apo jo. Shembuj ka këtu dhe këtu.

Në tekstin me mbititull: „Formacionet paramilitare të Ballkanit Perëndimor“ dhe titull:  „Marioneta në duart e politikanëve“, i cili është thyer me shumë mestituj, anterfile dhe features, autori i jep lexuesit zgjedhje, së pari t’i lexojë përmbajtjet e këtyre pjesëve që i tërheqin vëmendje.

 

Anterfile (korniza): Shkrimet më të gjata kanë elemente që shpesh nuk janë në kontekst të tekstit, por janë interesante dhe të rëndësishme si informacion plotësues i përmbajtjes dhe mund të tërheqin vëmendjen e lexuesit që ta lexojë të tërë tekstin. Këto janë të dhëna plotësuese që nuk janë të përfshira në përmbajtjen e tekstit, më se shpeshti janë sqarime situatash të caktuara, interpretime ekspertësh, koment i autorit.

 

Features: Është zhanër tipik interpretues me elemente faktografike. Edhepse përmban elemente të lajmit, funksioni kryesor i tij është të humanizojë, të kthejë vëmendjen dhe të edukojë. Aty autori ka rast ta tregojë qëndrimin personal në një mënyrë të gjallë dhe jo të thatë, ta tregojë pasurinë e gjuhës, të komentojë dhe të shprehë një përjetim personal. Qëllimi i features është që ta tërheqë vëmendjen e lexuesit dhe atë ta mbajë deri në fund të tekstit. Mund të përmbajë prapavijë, analizë të shkurtër, duhet të përmbajë një detaj interesant që do ta tërheqë lexuesin në tregim, mund të përmbajë kontekstualizim historik, perspektivë, qëndrim, dhe me rëndësi është që të gjitha elementet të jenë të bazuara në të dhëna faktografike. Derisa tek lajmet (hard news) informatat shkojnë sipas kuptimit, në feature (soft story) ka kuptim të vetin, një poentë të shtyrë të tregimit.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.