verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Paniku pa dëshmi është propagandë e jo gazetari

on 12 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Panik tek “Besa” pas përçarjes në AKP të Turqisë?!”]

Paniku është gjendje emocionale që në media mund të përçohet përmes fjalëve, përmes përshkrimit të gjendjes, përshtypjes etj. Kush më mirë mund ta bëjë këtë, përveç personit që e ndjen atë panik?! Madje, nëse do ta dëshmosh këtë, s’ka mënyrë tjetër për ta bërë, përveç që të shfrytëzosh burimet, ato “të prekurat nga paniku”.

Aktuale - Panik tek Besa pas percarjes ne AKP te Turqise 1Linku deri te artikulli origjinal: “Panik tek “Besa” pas përçarjes në AKP të Turqisë?!”

Data dhe koha e publikimit: 08.05.2016

Data e recensionit: 09.05.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Në këtë tekst janë hedhur vetëm hipoteza e skenare “të mundshme”, me një qëllim shumë të qartë, por që do ta themi pak më poshtë. Hamendjet që ka shkruar autori, ia adreson publikut. Hamendjet janë pika e parë prej ku autori nis të hulumtojë një çështje, por në këtë tekst, ato janë prezantuar në gjendjen e tyre fillestare, pa u bërë asnjë lëvizje e vetme për verifikim të asaj që pretendohet.

Madje, njëra nga pyetjet që lind tani është nëse qëllimi i protestës është për ta krahasuar forcën me LR PDSH-në të cilët mbajtën protestën para disa ditëve A po sundon panik tek Lëvizja “Besa” pas përçarjes në AKP të Turqisë? Apo mendojnë t’i ndërpresin ata protestat, pasi përkohësisht janë pezulluar mjetet financiare nga atje?

Në përmbajtje bëhet një lidhje e çuditshme mes Lëvizjes Besa dhe aktiviteteve politike në Turqi. Përmes kësaj është tentuar të bëhet një ‘storje’ marrëdhëniesh, bazuar në bindje personale, pa shfrytëzuar asnjë burim dhe asnjë dëshmi, gjë që krijon konfuzione për lexuesin. Në tekst nuk ngrihen dyshime për këtë “lidhje / raport”, por ato merren si e vërtetë e pakontestueshme, sepse autori jep përshtypjen se është i sigurt për atë lidhje. Dyshimet e vetme që ngre autori janë për ndikimin që mund të ketë njëri faktor (zhvillimet në Turqi) mbi tjetrin (aktivitetin e Lëvizjes Besa).

Njoftimi i tanishëm i kryeministrit turk Ahmet Davutogllu se do të largohet nga posti, jep sinjale të tjera për marrëdhënien mes dy pushtetarëve të atjeshëm, pra konkretisht me presidentin aktual Rexhep Taip Erdogan. Dhe, kjo gjendje si duket ka reflektuar edhe në përfaqësuesit e Lëvizjes “Besa” të cilët këtë protestë e shikojnë nën ethe dhe skepticizëm të madh.

Teksti vazhdon të komplikohet me përfshirjen e ngjarjeve të 9 majit dhe agjencisë të zbulimit  kreun e të cilit e emëron presidenti Ivanov, kurse lëmshi vazhdon të ngatërrohet deri në fund pa u zgjidhur. Në vend që të hulumtojë për të qartësuar sa më shumë dyshimet e tij dhe “të publikut” (ashtu si  i referohet autori), ai vetëm se thellon hutinë dhe nxjerr në shesh konspiracione akuzuese, pa asnjë provë.

Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura… Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar. – shkruan në Kodin Etik të gazetarëve të Maqedonisë

Mediat kosovare, bile vitin e kaluar dolën me fakte se në 9 majin kanë qenë të involvuar Shërbimi inteligjent i presidentit Gjorge Ivanov. Duke pas parasysh se disa funksionarë të po këtij zbulimi janë funksionarë të lartë të një partie që është bashkëorganizatore e protestës, parashtrohet pyetja se a kanë lidhje këto dy ngjarje njëra me tjetrën dhe cili është qëllimi i tyre.

Pyetjet e parashtruara në tekst nuk i janë adresuar askujt, nuk është tentuar që ato t’i parashtrohen zyrtarisht ndonjërit prej drejtuesve të Lëvizjes Besa, ndaj të cilës rëndojnë akuza në tekst,  dhe nuk kemi asnjë burim që të na bindë për pretendimet. Me këtë, është e lehtë të konkludohet se qëllimi i autorit ka qenë të denigrojë një subjekt politik, të njollosë aktivitetet e tyre, por me arsye të paverifikuara. Autori ka shoqëruar me komente personale të gjithë tekstin, duke e bërë atë të duket një tekst joserioz, joprofesional dhe joetik.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnjë burim

asnjë palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

logo partiake

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja