verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Papritmas ndërron jetë Vllado Gjorçev, gazetar dhe redaktor në “Meta” dhe autor në “Shërbimin për verifikimin e fakteve në media”

on 21 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Владе Ѓорчев. Фото: Мета
Vllade Gjorçev. Foto: Меta

“Shërbimi për verifikimin e fakteve në medie” mbeti pa njërin nga autorët e saj më të zellshëm dhe më të rregullt, i cili gjatë këtyre tre viteve e gjysmë në kuadër të projektit ka publikuar qindra recension dhe tekste të tjera, kurse të gjithë ne mbetëm pa njërin nga kolegët tanë më të vlefshëm dhe pa një profesionist të gazetarisë

Shkup, 20 nëntor 2016 – 11:18 (META) – Në orët e hershme të mëngjesit, papritmas  ndërroi jetë kolegu ynë,  Vllado Gjorçev, gazetar dhe redaktor në Agjencinë e Lajmeve “Meta”.

Ai ishte pjesë e redaksisë së lajmeve “Meta” që nga fillimi i saj, dhe njëkohësisht ishte bashkëpunëtor aktiv i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” dhe i “Vërtetmatësit”.

Gjorçev ishte gazetar dhe redaktor në shumë media në mesin e cilave edhe “Veçer”, “Vreme”, “Shpic”, “Plus Info” dhe “Libertas”.

Para pak kohe Gjorçev e mori çmimin e dytë në konkursin për tregim më të mirë hulumtues gazetaresk në temën e korrupsionit, që u realizua si pjesë e Programit të USAID-it për antikorrupsion.

Agjencia e lajmeve “Meta”, por edhe skena mediatike në vend ngeli pa një redaktor të shkëlqyeshëm, gazetar, shkrues i palodhshëm dhe mik të vërtetë.

Mbetjet mortore do të dorëzohen nesër në morgun e varrezave në Gjorçe Petrov në orën 12, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13.

Artikujt e Vllades për Shërbimin për verifikim të fakteve në media mund t’i gjeni këtu.

 

Abonohuni për lajmet më të reja