Parashikimet dhe konstatimet nuk janë gazetari
Published in Recensione
on 20 - 07 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: Alkoill paralajmëroi : Mijallkov, Jankullovska së bashku me Gruevskin nuk shkojnë në burg!]
Asnjë supozim i pa argumentuar nuk mund botohet si lajm. Aq më tepër duhet pasur kujdes kur kemi çështje me interes të madh publik dhe kur informacione mund të sjellin keqinformim ose keqinterpretim. Gjithçka duhet bazuar mirë në fakte.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Alkoill paralajmëroi: Mijallkov, Jankullovska së bashku me Gruevskin nuk shkojnë në burg!
Data dhe koha e publikimit: 15.07.2015
Data e recensionit: 17.07.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Teksti që po recensojmë mban konstatime dhe përfundime të cilat nuk janë të argumentuara. Në tekst thuhet: “’Dorëheqjet e kabinetit të Gruevskit janë nënshkruar në Bruksel! Zaevi do ti amnistoj’, u hodhën sinjalet e para se lufta e Zaevit dhe Gruevskit tani më kishte hyrë në një fazë tjetër për amnestimin e kabinetit të Gruevskit”. Këto konstatime nuk janë të bazuara në asnjë burim. Më tepër janë një interpretim i marrëveshjes së autorit. Konstatim të tillë nuk mund të sillen duke u bazuar edhe tek marrëveshja e cila flet për ngritjen e një prokurorie speciale për të bërë hetime.
Pavarësisht arritjes së marrëveshjes së ditës së sotshme në mes liderëve politikë në vend ku Zoran Zaev deklaroi partia e tij do të propozoj prokuror special që do të merret me hetimin e fakteve dhe argumenteve nga projekti “E vërteta për Maqedoninë” një gjë është e sigurt se lëndët dhe aktorët kryesorë do të ngelin të pa ndëshkuar.
Tekstit gjithashtu i mungojnë edhe qëndrimet e palëve. Kjo e bën lajmin të njëanshëm.
Teksti mund të sillte interpretime të marrëveshjes nga vëzhgues të ndryshëm, kjo është e lejueshme, por duke e bërë të qartë se gazetari citon këtë opinione.
Gjithashtu edhe përmbajtja rreth publikimeve për rastin “Mostra” ka ndërthurje të opinioneve personale dhe fakteve.
Një lexues në tekstin që recensojmë has në komente, konstatime dhe qëndrime politike të autorit të tekstit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk ka deklarata
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
i referohet "burimeve" amë
nuk dihen
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk ka gazetar në këtë storje
anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e