Patriotmatës me njësi matëse për patriotizëm
Publikuar në Recensione
on 8 - 09 - 2016 Autor: Зоран Бојаровски[Recension: “RESPECT KOSOVA!!!”: Në këto zgjedhje LSDM-ja do të paraqitet si grup tifozësh]
Futuni në rolin e përgjegjësit në ndonjë medie dhe paramendojeni një situatë në të cilën ndonjë person i njohur, me identitet etnik maqedonas, qytetar i Bullgarisë fqinje, do ta valonte flamurin maqedonas dhe do ta publikonte një tekst në ndonjë rrjet social me të cilin bën thirrje tifozerie për ndonjë reprezentacion sportiv të Maqedonisë. Mediet tonat këtë menjëherë do ta lavdëronin, ndërsa ato bullgare do ta dënonin. Skema të njohura. Tashmë të para.
Mirëpo, kjo është vetëm njëra nga variantet e shumta të këtij tregimi. Njoh shumë miq dhe të njohur të tjerë që i mbështesin reprezentacionet sportive të Italisë, Spanjës, Anglisë, Gjermanisë… Madje kam parë edhe fotografi të tyre me flamujt e atyre vendve. E çka? A janë ata tradhëtarë? Armiq të Republikës së Maqedonisë?
Aspekti i tretë i këtij tregimi, në fakt, është esencial, e drejta që dikush të bëjë tifo ose të japë mbështetje për ndonjë reprezentacion të huaj sportiv është e drejtë private dhe kjo nuk duhet t’i interesojë askujt, aq më tepër që kjo nuk është me ndonjë interes të veçantë publik. Por, me interes të veçantë privat.
A mund të matet patriotizmi me numrin e fotografive të publikuara me motivin e mbështetjes së ekipeve nacionale sportive?
Linku deri te artikulli origjinal: „RESPECT KOSOVA!!!“: На овие избори СДСМ ќе настапи како навивачка група
Data dhe koha e publikimit: 06.09.2016, 11:15
Data e recensionit: 07.09.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
Kuptohet se nuk mundet! Mirëpo, kur bëhet fjalë për medie manipulative, që fusin përmbajtje private në korniza politike të përgatitura paraprakisht, këto medie e konsiderojnë veten e tyre se kanë patriotmetra. Prodhojnë përmbajtje me të cilat diskreditohen persona të njohur, njerëz me ndikim, me “njësi matëse” për patriotizëm sipas shkallës së patriotmetrit të tyre.
Kjo nuk është gazetari, dhe as që i respekton parimet vendore dhe ato ndërkombëtare për raportim profesional dhe etik mediatik. Sipas Kоdit të gazetarëve të Maqedonisë, në nenin 10, është përcaktuar se:
Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).
Nëse ndonjë medie nuk i pranon parimet e përcaktuara, mund të kërkojë interpretim edhe të kodet ndërkombëtare. Për shembull, deklaratën për parimet e sjelljes së gazetarëve (IFJ Declaration of Principles on the Conduct of Journalists). Në nenin 8 të kësaj deklarate është përcaktuar në mënyrë të qartë se gazetarët do t’i konsiderojnë si shkelje serioze “shpifjet, etiketat, ofendimet dhe akuzat e pabaza”.
Nga dobësitë e tjera të këtij teksti, duhet theksuar edhe komentet e integruara në tekst, si dhe mundësinë e lëshuar për të marrë informatë burimore nga vetë “caku” i tekstit. Veçanërisht e potencojmë manipulimin me fotografinë qendrore, gjegjësisht fotografinë e ballinës. Ajo është bërë në shtator të vitit 2015, e jo këto ditë, e për këtë nuk kemi asnjë informatë në përmbajtje.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
pjesërisht
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
ANSHMËRIA
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim nacional
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e