Përveç ndërgjegjes dhe përkushtimit për punë, gazetari duhet të posedojë edhe dije
Published in Leksione Gazetareske
on 28 - 12 - 2016 Author: Александар ПисаревGazetaria kërkon arsimim të vazhdueshëm, kompletimin e kulturës së përgjithshme, e cila duhet të jetë më e gjerë nga ajo mesatarja, ndjekjen e trendëve botërore nga të gjitha fushat, profesionalizëm në fusha të caktuara dhe njohuri të përgjithshme për historinë, politikologji, drejtësi, ekonomi, sociologji, psikologji sociale, filozofi, logjikë, art, sport dhe teknologji bashkëkohore.
Shkruan: Аleksandar Pisarev
Që gazetari sa më mirë ta kryej profesionin e vet, përveç ndërgjegjes dhe punës, duhet patjetër të posedoj edhe dije. Kjo nënkupton deri-diku edhe dije enciklopedike, pastaj kulturë të përgjithshme në fushat që i ndjek. Për shkak të mungesës së njohurive elementare në shumë fusha, të cilat janë objekt i interesit publik është evidente mungesa e teksteve interesante dhe emisioneve që është njëra nga komponentë të pashmangshëm për një gazetari të mirë me ambicie.
DIJA GJYSMAKE ËSHTË MË KEQ SE MOSDIJE
Dija gjysmake është më keq se mosdija. Dija gjysmake më së shpeshti krijon situata ku në mediume margjinalizohen faktet e rëndësishme, për arsye se gazetarët nuk dinë t’i interpretojnë ose prezantojnë ato në mënyrën e pranueshme për publikun. Si pasojë vjen deri te mungesa e rubrikave të qëndrueshme dhe të mbështetura faktografike në mediume.
Edhe pa pas njohuri elementare për qytetërimin egjiptian mund të shkruhet për piramidat tregon edhe shembulli në vijim:
…”Edhe pse piramidat janë të njohura për kulturën egjiptiane, disa thonë se ekzistojnë edhe në territorin e Maqedonisë dhe se i ka sjell Aleksandri i Maqedonisë nga udhëtimet e largëta”… A ka me të vërtetë piramida në Maqedoni.
…”Edhe pse janë regjistruar disa kronika për piramidat në Rosoman, sfingën në Sellcën e Prilepit, këto ditë është aktuale piramida në Vodno”… Zbulohet piramidë në Vodno.
Kjo vlen për më shumë fusha, duke filluar nga kultura, arti, historiografia, shëndeti…Kjo mosdije është më e dukshme në tekstet e përditshme që lidhen me dukuritë dhe lëvizjet shoqërore:
…”Dje mësuam se numri më i madh i të sëmurëve të ri janë burra familjar që kanë partnerë meshkuj”… Raste të reja të Sidës në Maqedoninë Lindore.
Për shkak të nivelit të ulët të njohurive enciklopedike, dëshpërues është edhe cilësia e shprehjes gjuhësore dhe merr trajta interpretimi të keq ose tërësisht të gabuar të disa termeve ose dukurive. Në shumë mediume ngatërrohet termi “metrologji”, (disiplinë shkencore, e cila merret me masat) dhe “meteorologji“ disiplinë, e cila merret me dukurit dhe ndryshimet e motit.
…”Aeroporti është mbyllur, trafiku automobilistik tërësisht ka ndaluar, vetëm këmbësor të paktë mund të shihen nëpër rrugë. Metrologët paralajmëruan se cikloni i ri do të sjellë edhe”… Për shkak të borës propozohet gjendje e jashtëzakonshme.
Për ditën e nesërme metrologët parashikojnë mot të ndryshueshëm dhe më të freskët, Shi me bubullima dhe erë të fuqishme, Temperatura korriku në prill.
Për pjesëmarrësit në demonstrata vazhdimisht përdoret shprehja protestantët, që në fakt është emërtim për bashkësi fetare.
Sot, përkufizimi i profesionit gazetar, do të ishte se gazetaria është në gjendje të keqe, gazetarët janë të papërgatitur, kurse profesioni ka degraduar. Ky konstatim nuk mund të mohohet.
CILËT JANË SHKAQET
Të kujtojmë se në çfarë rrethana të përgjithshme janë arsimuar gjenerata të tëra gazetarësh, të cilët aktualisht janë ulur në redaksi të ndryshme: luftëra, greva, kriza, tensione, shkatërrim i shtetit, krijimi i shtetit, sistem i shkatërruar arsimor…Ky është njëri nga shkaqet kryesore e hendekut të madh të krijuar në arsim. Ajo që mund të ndihmoj në këtë gjendje dhe që nuk është e pranishme në mediumet tona është kuadri cilësor redaktues. Redaktorët duhet të jenë njerëz , të cilët jo vetëm që e njohin mirë punën e tyre, por edhe njerëz që do të dinë t’i arsimojnë gazetarët e ri, t’i orientojnë që të kenë mundësi t’i plotësojnë njohuritë e tyre dhe të pajisjen me dije enciklopedike, aq të nevojshme për kryerjen e profesionit të gazetarit. Përkrah vetiniciativës, pasi tashmë janë pjesë të redaksive, ata, redaktorët duhet që gazetarët t’i udhëzojnë për mundësitë dhe format e arsimimit të vazhdueshëm, për zgjerimin e fondit të njohurive nga fushat që janë temë qendrore në të gjitha mediumet: përdorimin e literaturës, kërkuesit në internet, si përdoren dhe cilët janë fjalët kyçe për ta verifikuar një informacion, termet, dukuritë, ngjarjet nga e kaluara dhe të tanishme.
A MUNDET QË SECILI TË BËHET GAZETAR?
Ndjekja e ngjarjeve nga jetesa bashkëkohore dhe periudha analitike kah temat e interesit publik nuk mund të përmblidhet me një emërues të përbashkët, në përgjigjet e pesë pyetjeve bazike. Nëse do të ishte kështu, atëherë çdo kush do të bëhej gazetarë.
Të kuptuarit e këtij profesioni gjithnjë e më shpesh trajtohet pikërisht nga këndi i këtyre pesë pyetjeve që e minon gazetarinë, kurse publiku, çdo ditë është më i varfër për një informatë të mirë, relevante dhe të saktë.
Kemi situata, kur gazetari kryen trajnim nga një ose dy javë, të mësoj të përgjigjet ndaj pyetjeve bazike KUSH, ÇKA, KUR, KU, SI dhe rrëfimin ta plotësoj me ndonjë deklaratë dhe thënë në mënyrë të vrazhdë kjo do të ishte e gjitha. Sipas kësaj logjike, secili që nuk mund ta gjej veten në profesionin e tij, çdo herë mund të bëhet gazetarë. Diploma e fakultetit mund të jetë vetëm bazë dhe udhërrëfyes se si të kuptohen edhe fushat tjera të rëndësishme për profesionin e gazetarit dhe pikëpamjet e gazetarit për jetën, kurse kjo nënkupton edhe njohuri gjuhësore dhe interpretim etimologjik të shumë termeve dhe shprehjeve.
PSE TOLEROHEJ KJO
Një numër i madh i gazetarëve nuk kanë kulturë të gjerë, nuk kanë as dije elementare enciklopedike dhe si pasoj e kësaj gjendjeje edhe puna në redaksi kryhet në mënyrë jo cilësore. Pronarët mediumeve e tolerojnë një gjendje të tillë sepse më lehtë manipulojnë me gazetarët dhe i mbrojnë interesat e tyre, të cilët shpesh janë të kundërta me ato të interesit publik. Humbësit më të mëdhenj janë qytetarët.
Përkufizimi, që e përshkruan gazetarin si “injorant universal”, edhe pse shpesh thuhet me simpati, fsheh në vete paralajmërimin serioz se në këtë profesion nuk ka arsyetime për mosdijen dhe pa informimin.
Nuk flasim për gabime teknike, që shpesh edhe publiku profesionist i fal, por mosdije e verifikuar, përzierje e termeve, terme të gabuara, gabime në kronologji, janë lëshime të pafalshme gazetareske, të cilat, për fat të keq, po bëhen rregull posaçërisht në portale dhe tabloide.
Shembujt e përmendur, por edhe shumë shembuj të tjerë të mosdijes, vetëm kontribuojnë në rritjen e mosbesimit të qytetarëve ndaj mediumeve, kurse profesioni i gazetarit në mënyrë marramendëse e humb reputacionin, që realisht do të duhej ta kishte, duke e patur parasysh fuqinë reale të tyre. Në fakt, fuqia është si rezultat i ndikimit që mediumet e kanë te publiku, por nëse edhe më tutje publikut do t’i ofrojmë mosdije elementare, atëherë do të bisedojmë për pafuqi totale dhe humbje absolute e ndikimit të mediave dhe gazetarëve mbi proceset shoqërore.
TË MËSUARIT E VAZHDUESHËM
Themelet standarde të profesionit të gazetarit janë dija, aftësia, gjindshmëria, vetëdija dhe ajo që fitohet me kohë-përvojë.
Gazetaria kërkon arsimim të vazhdueshëm, kompletimin e kulturës së përgjithshme, që duhet të jetë më e gjerë se ajo mesatarja, ndjekje e trendëve botërorë nga të gjitha fushat, ekspertizë për çështje të caktuara dhe njohuri të përgjithshme për historinë, politikologjinë, drejtësinë, ekonominë, sociologjinë, sociologjinë psikologjike, filozofinë, logjikën, art, sport dhe teknologjitë bashkëkohore.
Ndoshta kjo listë e dijeve të nevojshme në shikim të parë duket e tmerrshme, por nëse dikush dëshiron seriozisht të merret me këtë punë duhet të filloj menjëherë me freskimin e dijes nga këto fusha, sepse përpara publikut nuk turpërohen vetëm ato që kanë ngel në nivelin nën-mesatar të dijeve të përgjithshme, por edhe kolegët e tyre. Sinqerisht, një pjesë e madhe e kolegëve nuk do të kishin dashtë të turpërohen për shkak të tyre.
Përballimi me përgjegjësinë gjatë punës në sferën publike dhe me gjykimin e publikut mund ta sjell gazetarin në gjendje që të turpërohet nga ajo që e ka shkruar. Ky është edhe “dënimi” më i madh, kurse dënimi shumë më i madh do të ishte kur me veprimin e tij do të turpëroheshin edhe kolegët e tij.
GARË ME PUBLIKUN NË DIJE
Në kohën e komunikimit të shpejtë dhe bashkëkohor ekziston një pjesë e mirë e lexuesve që është e informuar mbi mesataren dhe posedon një fond të madh të dijeve. Nëse gazetari vazhdimisht nuk e plotëson dijen e tij me informacione të reja nga fushat që janë të interesit publik, atëherë i del situata nga kontrolli, kurse iluzioni i tij se është gazetar i mirë, ose nëse është gazetar, fillon të shkatërrohet si kulla prej letre.
KËRKUESIT
Kaloi koha kur individ gjenial kishin mundësi që tërë dijet e kohës së vet t’i mbajnë në kokë. Tani, kjo nuk është e mundur. As memoriet më të mëdha kompjuterike e as bibliotekat më të njohura nuk mund më t’i regjistrojnë dhe memorizojnë të gjitha rezultatet e revolucionit ekonomik, teknologjik dhe shoqëror. Se me çfarë shpejtësi lëvizin informacionet, flet edhe fakti se në më pak se një minutë na kthehet porosia , të cilën e kemi dërguar rreth e përqark botës.
„Guglo “ është sinonim për “gjej në internet”. Alternativat e këtij kërkuesi janë Yandex-i rus ose Baidu kinez. Scirus është kërkues i informacioneve shkencore, ku mund të gjinden më shumë se 545 milion tekste shkencore në PDF, Word, HTML. Në internet ekzistojnë më shumë se shtatëdhjetë kërkues modern interneti që mund të jenë në funksion të arsimimit dhe ngritjes së nivelit të njohurive enciklopedike dhe të përgjithshme të gazetarëve. Vetëm duhet të klikoni.