verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Për аnketën e “VEST”-it, heqjen e saj dhe reagimet e mediumeve

on 7 - 02 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht
za-anketata-vo-vest-nejzino

Për аnketën e “VEST”-it, heqjen e saj dhe reagimet e mediumeve

Më 30.01.2013, e përditshmja “Vest”, në ueb-faqen e saj në internet vendosi një anketë me titull: “Cila udhëheqëse pa brekë para Gruevskit?”. Sipas sqarimit të redaksisë, anketa ka qenë e inspiruar nga “një emision serb, ku udhëheqësja e cila nuk ka pasur brekë dhe ka pasur dekolte të hapur, javën e kaluar e ka intervistuar kryeministrin serb, Ivica Daçiq”. Më 31.01.2013, me vendim të redaksisë së gazetës “Vest”, anketa u ndërpre dhe u hoq nga ueb-faqja e së përditshmes.

Edhe vetë anketa edhe ndërprerja e saj shkaktoi interes te një numër i madh mediumesh, portalesh të internetit, rrjetesh sociale, individësh dhe organizatash, si dhe reagim të pushtetit. Të gjitha këto reagime shumë lehtë mund të grupohen në dy grupe. Nga njëra anë janë mediumet, organizatat dhe individët që konsiderojnë se anketa e “Vest”-it është hequr për shkak të presioneve nga pushteti. Nga ana tjetër janë mediumet, organizatat dhe individët që konsiderojnë se anketa e “Vest”-it është hequr për shkak të mbrojtjes së dinjitetit femëror.

Të gjitha reagimet, kryesisht janë shumë të shkurtëra (përveç reagimit që gjendet në ueb-faqen e televizionit “Sitel”) dhe as vetë aktorët nuk janë lëshuar në diskutime më të gjera, e as që kanë nxitur diskutim të këtillë në publik. Kryesisht, të gjithë mjaftohen me shprehjen e qëndrimeve sa i përket vlerave ose me paraqitjen e gjendjes faktike, duke u bazuar vetëm në një burim (të parët, në njoftimin e dhënë nga redaksia e “Vest”-it, ndërsa të dytët, në artikullin që është botuar në portalin e internetit ”Deneshen vesnik”.)

Çka është ajo që mungon në mbulimin medial të këtij rasti?

1. Nëpër mediume nuk ka prezantim të situatës nga më tepër këndvështrime.

Ato ose flasin për presion mbi gazetën “Vest” për shkak të të cilit është tërhequr anketa (me insinuatë të qartë se bëhet fjalë për presion nga ana e pushtetit, duke pasur parasysh se vjen nga jashtë dhe gjithsesi ka fuqi të mjaftueshme që ta detyrojë kolegjiumin të sjellë një vendim të tillë), ose për shkelje të dinjitetit të femrës dhe diskriminim gjinor. Nëpër mediume nuk vendosen paralelisht të dyja mundësitë, në ç’mënyrë çdo medium e paraqet vetëm atë anë të ngjarjes të cilën dëshiron ta potencojë ai.

Në këtë mënyrë, qytetarët jo vetëm që nuk marrin informatë të plotë, por shmanget edhe çdo formë e analizës, ku do të paraqiteshin argumente në favor të njërës ose të palës tjetër.

2. Mediumet nuk analizojnë

Nuk ka analizë të shkaqeve se pse është vendosur një anketë e tillë (analiza e kontekstit në të cilin është vendosur) dhe mënyra se si është realizuar ajo, nuk ka analizë të shkaqeve për shkak të të cilave ajo është ndërprerë e as të pasojave, si nga ekzistimi i këtij lloji të anketave, ashte edhe nga ndërprerja e tyre nën ndikim të jashtëm.
Në fakt, nëse pranohet se inspirimi për anketën është kurthi që i është bërë kryeministrit serb Ivica Daçiqit nga ana e ekipit të “Misionit të pamundur”, atëherë pyetjet e para që do të duhej t’i parashtronin gazetarët janë: cila është porosia e një ankete të këtillë dhe kujt i është drejtuar ajo porosi?

Për shkak se bëhet fjalë për zhvillim të intervistës me kryeministrin Nikolla Gruevski, mund të supozohet se porosia ka qenë për të. Nëse është ashtu, dhe nëse kihet parasysh inspirimi i anketës, atëherë mund të supozohet me një probabilitet të lartë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë me porositë e gazetarëve serbë të cilët ua zënë për të madhe politikanëve të tyre (e në mesin e tyre edhe vetë kryeministrit) se nuk i zgjedhin emisionet në të cilat janë të gatshëm të marrin pjesë, se nuk i zgjedhin gazetarët në emisionet e të cilëve marrin pjesë ose të cilëve u japin intervista.

Një qasje e këtillë, para gazetarëve hap një hapësirë të gjerë për ta analizuar pyetjen: a është duke u bërë kriter kryesor zgjedhja e gazetarëve me “disponim miqësor”, si për kryeministrin ashtu edhe për pjesën më të madhe të funksionarëve të lartë të pushtetit aktual, kundrejt kualiteteve të gazetarit/emisionit, porosive që jepen nga këta gazetarë/emisione dhe përmbajtjes, e cila, në përgjithësi, lidhet me ndonjë gazetar/emision konkret.

Ideja për të bërë intervistë me kryeministrin nga një gazetare pa veshje të brendshme (të cilën një pjesë e mediumeve e perceptuan/quajtën skandaloze në aspekt të mirë. Në qoftë se bëhet një analizë e kësaj forme, kjo ide mund të kuptohet si kritikë ndaj kryeministrit, i cili me pjesëmarrjen e tij në këto emisione, i përkrah edhe përmbajtjet e tjera që emitohen në to (për shembull: http://www.youtu.be/L1ag6N8GQCw osehttp://www.youtu.be/gfNycc2rl24).

3.Mediumet nuk nxisin diskutim.

Padyshim se bëhet fjalë për një pjesëmarrje shumë kontraverze, për të cilën mund të parashtrohen shumë pyetje që kanë të bëjnë me dinjitetin, të drejtën për privatësi, seksizmin, e bile edhe diskriminimin. Në disa mediume u tha se një anketë e këtillë vetvetiu paraqet shkelje të dinjitetit të femrës, diskriminim, ose sipas deputetes Liljana Popovska:

“-Ky është një ofendim i drejtpërdrejtë për gratë, është përdorur seksizëm klasik… Ato janë çnjerëzuar, u është shkatërruar dinjiteti, janë përdorur për qëllime të politikës ditore…”

respektivisht, sipas prof. dr. Biljana Vankovskës:

“Unë pyetem se prej kur organet gjenitale janë bërë temë për debat publik. Veprimi i ’Vest‘-it është i pahijshëm, veçanërisht kur një grup femrash vendosen në tapet. Turp. Ose ne jemi nuse që ëndërrojmë për shkopinj ose këtu jemi për t’i zbavitur politikanët.”

Identifikimi i diskriminimit gjinor është vetvetiu i ndërlikuar dhe një anketë e këtillë mund të shfrytëzohet për hapjen e një  diapazoni të gjerë të çështjeve që kanë të bëjnë me atë se a ka ngacmim seksual në këtë rast, por edhe për çështjet që kanë të bëjnë me seksualitetin femëror dhe arsyeshmërinë për mohimin e tij dhe mohimin e ndikimit objektiv që ai e ka në jetën publike, si dhe për çështjet sa i përket kufinjve të përmbledhjes konservative të vlerave me të cilat pushteti mund të stimulojë raporte të virtyteve publike, e që janë vese private.

Nëse atributet femërore të udhëheqëseve, me vetëdije vihen në funksion të realizimit të një simulimi ku duhet të merren informata për kryeministrin (si reagon në situata provokative dhe joortodokse (jo të zakonshme), cili është qëndrimi i tij ndaj praktikimit të vlerave morale, si mund të gjendet në situatë krize), kjo shumë vështirë mund të përfshihet nën termin diskriminim. Në fakt, është e njohur se seksi dhe seksualiteti kanë luajtur një rol të rëndësishëm në një sërë skandalesh që kanë të bëjnë me funksionarë të lartë dhe qytetarët kanë të drejtë të marrin informata të dorës së parë kur bëhet fjalë për kryeministrin e vendit.

Lufta e rrejshme në emër të të drejtave të njeriut mund të jetë po aq e rrezikshme (e ndonjëherë edhe më e rrezikshme) sa edhe mosekzistimi i saj. Në fakt, shumë shpesh, prapa paravanit të luftës për të drejtat e njeriut zhvillohet luftë për vlerat tradicionale të një shoqërie, që nënkupton fshehje të seksualitetit të femrës, femër të nënshtruar që i respekton normat tradicionale, në vend të femrës së guximshme dhe të pavarur, e cila vetë do t’i bëjë zgjedhjet e saja. Nuk dihet se a mbrohet dinjiteti i femrës ose pozicionimi tradicional i saj.

Organizata ”Neni 19” shumë qartë e ka përkrahur qëndrimin se:

“…në vend të ndalesave, debati i hapur është esencial në luftën ndaj stereotipeve negative të individëve dhe të grupeve në prezantimin e dëmit që bëhet me paragjykimet”.

4. Mediumet nuk e ndërthurrin situatën e dhënë me situatat e ngjashme paraprake ose me situatat ekzistuese aktuale.

Mungesa e analizës dhe e diskutimit e pamundëson ndërthurrjen e të dhënave me situatat e ngjashme paraprake dhe vlerësimin e qëndrimeve nën prizmin e porosisë së tyre origjinale/të vërtetë e vënë në kontekstin e porosive dhe reagimeve paraprake që ndërlidhen me to.
Për shembull, nuk kishte reagime të mëdha nëpër mediume e as ndonjë skandalizim të dukshëm përngacmimin seksual nga ana e udhëheqësit të një emisioni në televizionin “Kanal 5”, Milenko Nedellkovski, ndaj gazetares Meri Jordanovska e as ndaj gazetares Jordanka Ivanovska. Në mënyrë të veçantë, bie në sy fakti se nuk ka reagim mu nga ana e mediumeve, të cilat, në rastin e anketës së gazetës “Vest” panë diskriminim gjinor, ngacmim seksual ose shkelje të dinjitetit të femrës.

Në një analizë serioze, duke u bazuar në ndërthurjen e këtillë, mund të kërkohet përgjigje për atë se në këtë rast a bëhet me të vërtetë fjalë për shkelje/mbrojtje të dinjitetit të gazetareve ose për mbrojtje të kryeministrit, që gjithsesi i jep një dimension krejtësisht të ri çështjes së lirisë së informimit dhe kufizimit të saj eventual.

Dhe gjithsesi, ndërthurja mund t’i nxjerrë në sipërfaqe relacionet me kërkimin e faljes nga redaktorja e “Utrinski Vesnik”-ut, Sonja Kramarska, dhe me homofobinë e kryeredaktores së “Veçer”-it, Ivona Talevska.

 

Kjo analizë është përgatitur nga ekipi i Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook:http://www.facebook.com/USAIDMacedonia

Abonohuni për lajmet më të reja