verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Për domethënien e protestave dhe rolin e mediave

on 6 - 01 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Ваков протест не се прави за мали и неважни промени. Фото: ФОСИМ, 2014
Protestë e këtillë nuk bëhet për ndryshime të vogla dhe të parëndësishme: protesta e honoraristëve më 22 dhjetor 2014. Foto: Vanço Xhambaski, CC BY-NC-SA.

 

Reagimi i qytetarëve qartë tregon se nuk bëhet fjalë as për ndryshime të vogla, e as për ndryshime të parëndësishme, që do të thotë se deputetët kanë bërë gabim në vlerësim ose janë mashtruar, mirëpo, sido që të jetë, edhe atë gabim duhet ta përmirësojnë, gjegjësisht, ta sjellin ligjin në procedurë të rregullt, e parashtrohet pyetja: si mendojnë ta përmirësojnë gabimin e bërë.

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut

 

Në analizën me titull: (Mos)pjesëmarrja e mediave në debatet publike për ligjet e reja: Çka mungon në mbulimin e temës? (2), u përmendën disa elemente që mungojnë në raportimin mediatik që ka të bëjë me miratimin e zgjidhjeve të reja ligjore (analizë e procedurës së miratimit të ndryshimeve të ligjeve, identifikim i qartë i problemit të mungesës së debatit publik, mosproblematizimi i deklaratave të funksionarëve të lartë dhe mungesa e kërkimit të sqarimit nga ana e tyre, mungesa e interesit për qëndrimet dhe për procedurat e deputetëve (të cilët i votuan ndryshimet)).

Në analizën e përmendur ishte shfrytëzuar si shembull pikërisht rasti i miratimit të ndryshimeve ligjore me procedurë të shkurtuar që kanë të bëjnë me taksat e reja që janë të parapara për njerëzit që punojnë me kontratë (gjegjësisht, si honoraristë).

Ndryshimet ligjore u miratuan nga ana e Kuvendit më 24.07.2014. Demonstratat me të cilat qytetarët shprehin pakënaqësi nga kjo rregullativë ligjore u zhvilluan më 22.12. 2014. Në ndërkohë, sundon qetësi. Sikur të gjithë janë në pritje që të ndodhë diçka ose sikur nuk besojnë se ndryshimet ligjore do të zbatohen. Qetësinë e ndërpresin vetëm analizat e herëpashershme dhe përkujtimet për problemin:

Në raportimin e mediave për protestat kishte shumë analiza, mendime ekspertësh, qëndrime kundërshtuese, vlerësime, mendime:

Protesta kundër ndryshimeve ligjore me të cilat parashihet futja e të dhënave plotësuese për njerëzit që punojnë me kontratë, u përfshi nga mediat në mënyrë shumë komplekse. Qytetarët morën informata para mbajtjes së protestës, nga vetë protesta, morën informata për modalitetet e ndryshimeve ligjore, për atë se kush e përkrah dhe kush nuk e përkrah zgjidhjen ligjore.

 

Ligjet eksprese nuk qenkan “të mëdha dhe të ndërlikuara” edhe përkundër protestave

Mirëpo, fitohet përshtypja sikur mediat e harruan raportimin që e bënë vetë ato para disa muajsh kur informuan për herë të parë për ndryshimin e bërë ligjor. Referimi në këto raportime, në analizat e bëra atëherë dhe në mendimet e marra nga ekspertët, gjegjësisht vendosja e kontinuitetit kohor, mund të paraqesë bazë nismëtare për identifikimin e lidhshmërisë shkak-pasojë. Qasja e këtillë në masë të madhe ndihmon edhe në trajtimin e akuzave për angazhimin e disa mediave për nevojat e politikës ditore.

Фото: ФОСИМ, 2014
Pjesë fotogaleria “Vjedhje nga honoraristët”.
Foto: Vanço Xhambaski, CC BY-NC-SA, 2014

Lëshimi i këtillë i mediave, i cili meriton t’i kushtohet vëmendje, ka të bëjë me lidhshmërinë esenciale të ndodhive për të cilat kanë raportuar para disa muajsh (kur është bërë ndryshimi ligjor) dhe protestave të organizuara në lidhje me afrimin e datës kur do të hynë në fuqi këto ndryshime. Në raportimet e tyre nga muaji korrik dhe gusht i vitit 2014, mediat theksuan se ndryshimi ligjor bëhet me procedurë të shkurtuar, e cila nga ana e propozuesit sqarohet me atë se bëhet fjalë për ligj “të madh dhe të ndërlikuar”. Kjo do të thotë se Kuvendi e ka pranuar vlerësimin e Qeverisë se bëhet fjalë për ndryshime të vogla, se nuk ka nevojë jo vetëm për diskutim publik, por se nuk ka nevojë as për një debat më thelbësor dhe më të gjerë në organet kuvendore. Vendosja e lidhjes ndërmjet raportimit për këtë aspekt të ndryshimeve ligjore dhe numri i madh i reagimeve, e deri në nivelin e protestave të mëdha nga ana e atyre që janë të prekur drejtpërdrejt, duhet të parashtrohet në formë të pyetjes nga ana e mediave drejtuar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në fakt, reagimi i qytetarëve qartë tregon se nuk bëhet fjalë për ndryshime të vogla, e as për ndryshime të parëndësishme, që do të thotë se deputetët kanë bërë gabim në vlerësim ose ose janë mashtruar, mirëpo, sido që të jetë, edhe atë gabim duhet ta përmirësojnë, gjegjësisht, ta sjellin ligjin në procedurë të rregullt, e parashtrohet pyetja: si mendojnë ta përmirësojnë gabimin e bërë.

Фото: В. Џамбаски, 2014
Protestë kundër kontributeve të reja për honoraristët më 22.12.2014.
Foto: Vanço Xhambaski, CC BY-NC-SA.

 

Ku është përgjegjësia e deputetëve?

Lëshimi i tretë i mediave mund të kërkohet në anashkalimin këmbëngulës të përgjegjësisë së deputetëve dhe në theksimin e rolit të tyre në miratimin e ndryshimeve ligjore. Pavarësisht nga ajo se a ekziston ose jo mendim i përhapur se pushteti u vërtetë (mendohet: faktike) është diku tjetër, deputetët janë ata që e mundësojnë miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar; pikërisht deputetët as që përpiqen t’i dëgjojnë mendimet e qytetarëve; dhe, ata janë njarëzit që votojnë për ligje për të cilat aspaku nuk diskutojnë. Gazetarët duhet t’i “sulmojnë” me pyetje të gjithë deputetët së bashku dhe secilin prej tyre veç e veç dhe të kërkojnë sqarim:

  • pse kanë lejuar miratimin e këtij lloji të ndryshimeve ligjore me procedurë të shkurtuar?
  • e pajtohen personalisht me ndryshimet e bëra dhe me zgjidhjet e reja ligjore?
  • a janë konsultuar me qytetarët para se të votojnë?
  • a mendojnë se duhet bërë përpjekje për përsëritjen e procedurës e cila do t’i përfshijë të gjitha fazat e vendimmarrjes dhe do të mundësojë pjesëmarrje të qytetarëve?
На 23.12.2014 г. пред Собранието на Република Македонија, 123 граѓани и граѓанки ја промовираа платформата за граѓанска политика – АЈДЕ!
Më 23.12.2014 para Kuvendi të R. të Maqedonisë, 123 qytetarë dhe qytetare e prmovuan platformën për politikë qytetare – Hajde! Foto: Vanço Xhambaski, CC BY-NC-SA.

Cila është lidhja ndërmjet protestave të studentëve dhe honoraristëve?

Lëshimi i katërt i rëndësishëm në mbulimin mediatik të ngjarjeve, është mungesa e gjeneralizimit. Në fakt, në një periudhë shumë të shkurtër, mediat informuar për dy protesta të mëdha (studentët dhe honoraristët). Mirëpo, nuk vendosën lidhje ndërmjet këtyre protestave. E lidhshmëri ka, në një nivel shumë esencial. Në fakt, në të dyja protestat, në sipërfaqe dolën kërkesat për ndikim më të madh të qytetarëve mbii proceset e vendimmarrjes. Të dyja protesta u organizuan për ndryshime ligjore që miratohen pa debat përkatës publik.Në të dyja protestat, qytetarët kërkuan që pushteti të kthehet në duart tyre. Në qoftë se me këtë ndërlidhet edhe protesta e tretë e mbajtur në periudhën e njëjtë të shkurtër (në të cilën qytetarët në mënyrë shumë precize e formuluan kërkesën për kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve), bëhet e qartë se mediat duhet të nxjerrin përfundime të përgjithshme dhe analizat e tyre t’i zgjerojnë mbi kërkesat konkrete dhe të veçanta në protestat e veçanta.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja