verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Për marrëdhëniet maqedono-kosovare: luftë tregtare ose bashkëpunim

on 7 - 04 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

Македонско-косовска граница. Фото: Chris Guillebeau, 2007

Kufiri maqedono-kosovar. Fotografia: Chris Guillebeau, 2007

A kanë qenë autoritetet kosovare të gatshme t’i rrezikojnë fatet e qytetarëve të saj vetëm e vetëm që ta “dënojnë” Maqedoninë për “një farë lloj mielli” ose nuk kanë besuar se Shkupi do të përgjigjet me të ashtuquajturin “reciprocitet material” ose thjesht nuk i kanë menduar mirë pasojat e veprimit të tyre.

 

Shkruan: Sashko Todorovski, diplomat me karrierë dhe ministër i autroizuar

 

Në raportimin  për marrëdhëniet ndërkombëtare njëri nga gabimet më të shpeshta është transmetimi i informatave parciale për marrëdhëniet ndërkombëtare ose i ashtuquajturi gabim “pars pro toto” – kur një pjesë të një tërësie e paraqesim, me vetëdije ose pa të, si tërësi. Për shembull, nëse nisemi nga raportimi i datës 21.03.2014 nga TELEGRAF-i për Propozim-programin për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës 2014–2020, dhe po të shihen linket nga artikujt e mëparshëm në lidhje me marrëdhëniet maqedoni-kosovare, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e fondeve IPA, fitohet përshtypja se marrëdhëniet bilaterale janë plotësisht idilike dhe harmonike. Por, nëse është ashtu, si mund publiku ta sqarojë ngjarjen, për të cilën njofton МAKSIM-i më 05.03.2014:

“…Para fillimit të ndeshjes së parë zyrtare të reprezenacionit futbollistik të Kosovës, e cila u luajt sot në Mitrovicë, tifozët e ofenduan Maqedoninë dhe e dogjën flamurin e Serbisë. Nënkuptohet, të dyja këto vende kishin lidhje me ndeshjen, për shkak se Kosova sot luajti me Haitin. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0:0, ndërsa kultura e tifozëve përsëri doli në shesh.”

Është e qartë se marrëdhëniet harmonike bilaterale nuk e kanë nxitur atë “kulturë të tifozëve”.

Ndoshta duhet t’u kthehemi ngjarjeve që ndodhën para disa muajsh, kur mediat me të madhe shkruanin për njëfarë “lufte tregtare“!? Madje, më 10.09.2013, FАKTOR-i shkruan se:

“…Në horizont nuk ka zgjidhje për luftën tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, ku dëmet pësojnë të dyja palët. Reagimet nuk kanë të ndalur, është futur ndalesë e plotë për hyrjen e mallrave maqedonase në Kosovë, qytetarët kosovarë përsëri paguajnë nga 5 euro për hyrje me veturë në Maqedoni dhe dy euro të tjera për çdo udhëtar që dëshiron të shkelë në territorin maqedonas. Në ndërkohë, lëvizja në Bllacë është pamundësuar edhe nga bllokada e vozitësve maqedonas të kamionëve, të cilit ishin të parët që u goditën nga embargoja kosovare. Humbjet do të llogariten më vonë edhe te kompanitë edhe te ndërmarrjet transportuese. Vetëm te kamionxhinjtë humbja është rreth 200 euro në ditë, thotë Biljana Muratovska, sekretare e shoqatës Makamtrans. “Sa më gjatë që zgjat kontesti, aq më të mëdha do të jenë humbjet e transportuesve. Përveç nesh, në humbje janë edhe firmat për të cilat e bëjmë transportin. Kërkojmë të ulet dhe të bisedohet dhe të ndërpriten këto bllokada, për shkak se ne transportuesit jemë të parët që i ndjejmë pasojat”, thotë Muratovska. Trafiku në vendkalimin kufitar është bllokuar për të gjitha vetura, në të dy drejtimet.”

Refleksi i parë do të ishte të pyetemi kush filloi i pari dhe pse? Megjithatë, këtu informatat nuk janë të shumta. Mirëpo, një ditë më parë, më 09.09.2013 SITEL-i është munduar të na e japë këtë sqarim:

“Komisioni Evropian sot kërkoi që të gjitha palët në këtë konflikt, që është duke u shndërruar në embargo të plotë të Prishtinës zyrtare për produktet maqedonase dhe taksa rrugore për kosovarët gjatë hyrjes në Maqedoni, t’u përmbahen obligimeve që i kanë marrë në kuadër të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë (CEFTA). – Ne kemi për qëllim t’i sqarojmë masat e paraqituar paradokohësh dhe presim që të gjitha palët t’i respektojnë obligimet e tyre në kuadër të CEFTA-s, tha zëdhënësi i Komisionit, Peter Stano, në deklaratën e dhënë për MIA-n.

Sipas autoriteteve maqedonase, importi i kushtëzuar u miellit që e futi vendi ynë, dhe për të cilën erdhi reagimi ng Kosova, nuk është futur nga kësaj ish-krahine serbe, por ndaj të gjitha vendeve të CEFTA-s, dhe ajo është në përputhje me rregullat e kësah organizate ndërkombëtare.

Zëdhënësi i qeverisë joformale të Bashkimit Evropian nuk dëshiroi të futet në detaje për atë se a do të përzihet BE-ja në mënyrë të drejtpërdrejtë me qëllim të tejkalimit të kontestit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, por është e qartë se Brukseli së afërmi e ndjek zhvillimin e ngjarjeve dhe dëshiron përfundim pozitiv të tyre.”

Mirëpo, nga kjo del se Kosova ka vendosur, në emër të CEFTA-s dhe të gjithë prodhuesve të miellit – ta “dënojë” Maqedoninë?!! Menjëherë imponohet edhe një retrospektivë e vogël se Maqednia seriozisht i përkeqësoi marrëdhëniet e saj me Serbinë (bile edhe ambasadori i saj në Beograd u dëbua, e që, për fat të keq, nuk u shoqërua me masë reciproke nga pala maqedonase) mu për shkak të Kosovës dhe pranimit të shtetësisë së Kosovës. Është fakt i njohur relativisht në masë të madhe se importi kryesor dhe lidhja tokësore e Kosovës, kushtimisht thënë me “botën” është rruga e Kaçanikut. Megjithatë, Kosova ka vendosur embargo tregtare ndaj Maqedonisë?

Është e qartë se bile edhe gazetarët kanë qenë të hutuar nga veprimi i këtillë i Kosovës, kështu që më 10.09.2013, АLSAT-i e filloi lajmërimin e saj pak më të gjerë duke e cituar zëdhënësin e Odës Ekonomike të Maqedonisë:

“…Masat që i futi Kosova ndaj Maqedonisë nuk janë tregtare, por politike. Ky është qëndrimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë, prej nga thonë edhe se Sekretariati i CEFTA-s nuk mund të reagojë në qoftë se masa nuk është e paraqitur te ata, siç është rasti me dy masat që i futi Kosova. Problem plotësues është edhe ajo se Marrëveshja për CEFTA-n është nënshkruar nga ana e UNMIK-ut, e jo nga Republika e Kosovës, që Prishtinës i le hapësirë kur ka nevojë që masa të përfshihet me CEFTA-n i referohet Marrëveshjes, e kur është jashtë çdo konteskti të CEFTA-s, thonë se është miratuar nga ana e Republikës së Kosovës…”

Kuptohet se masat e Kosovës janë “politike”, ndërsa karakteri i tyre tregtar është vetëm përpjekje që të fshihet aspekti i tyre politik. Në fakt, ndoshta mu për këtë arsye çështja e luftës së shkurtër tregtare, zëvendësministri kosovar për punë të jashtme, Petrit Selimi, e ka vendosur në fjalimin e tij në Universitetin Xhons Hopkins në Washington, së paku sipas VEÇER-it. Në raportimin e njëjtë, Veçeri poashtu thekson se:

“… Lëvizje e zvogëluar e udhëtarëve në vendkalimin kufitar Bllacë. Shumë njerëz, të mësuar nga ditët e mëparshme nuk e kalojnë kufirin maqedono-shqiptar, e vetëm ndonjëri, që i tha ekipit të Veçer-it se ndonjë vështirësi e ka detyruar ta kalojë kufirin, edhe atë më shpesh bëhet fjalë për transport të të sëmurëve na Kosova, të cilët i transferojnë në duar ose në karroca në territorin e Maqedonisë. Ishim dëshmitarë të një ndodhie kur një vajzë në gjendje të rëndë shëndetësore, babai dhe gjyshi i saj në një karrike dhe në duar e transferonin përtej kufirit në rrugë për në klinikat e Shkupit. Të punësuarit në doganën e Maqedonisë na deklaruan se gjatë pasdites së djeshme rreth 30 të sëmurë nga Kosova është dashur të ecin rreth një kilometër në temperaturë prej 30 gradë ose të barten nga të afërmit e tyre deri te vendi ku janë parkuar një numër i madh i taksistëve të egër, të cilët përfitojnë nga kjo situatë. Shumë prej tyre kanë shkuar për dializë në Shkup ose për terapi të rregullt mjekësore….”

A ishin të gatshme autoritetet kosovare që t’i rrezikojnë fatet e qytetarëve të tyre vetëm e vetëm që ta “dënojnë” Maqedoninë “për një lloj mielli” ose nuk kanë besuar se Shkupi do të përgjigjet me të ashtuquajturin “reciprocitet material” ose thjesht nuk u kanë menduar mirë pasojat e veprimit të tyre. Ndoshta për këtë arsye, njëkohësisht me fjalimin e zëvendësministrit për punë të jashtme në Uashington, zëvendëskryeministrja dhe ministrja për tregti dhe industri e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, do të deklarojë se Prishtina është e hapur për bashkëpunim dhe se pret që për një kohë të shkurtër të tejkalohen të gjitha problemet (që është vendosur në artikullin e njëjtë në Veçer).

Ose ndoshta edhe Kosova ka vendosur të luajë në “kartën e njëjtë” sikurse Tirana, shih për Marrëdhëniet maqedono-shqiptare (3), gjegjësisht etnicitetin si linjë veprimi, duke besuar se presioni mbi qeverinë maqedonase do të jetë më i fuqishëm se sa presioni i argumenteve. Në fakt, sipas shkrimit të përmendur të Faktor-it:

“…Në një intervistë për Nova-n, Меnderes Kuçi, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore tërhoqi vërejtjen se Maqedonia rrezikon Serbia përsëri t’i kthejë pozitat e saj në tregun e Kosovës. Tendencat e këtilla ndoshta edhe janë një nga shkaqet në prapavijë të vendimit të qeverisë kosovare, thotë Kuçi. Sipas analistit Naser Ziberi, kriza ekonomike ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, do të mund të ishte skenar i qeverisë së Maqedonisë që ta tërheqë vemendjen nga, siç thotë ai, problemet e vërteta të vendit, çështjen e pazgjidhur të emrit që ka hyrë në fazën e negociatave intensive….”

Ashtu siç ka ngjashmëri, poashtu ka edhe dalliime ndërmjet diplomatit dhe gazetarit. Ndoshta njëra nga dallimet më të rëndësishme është se diplomati nuk guxon t’i nxjerrë në shesh dyshimet dhe supozimet e tij. Kundrejt kësaj, nëse një gazetar dëshiron ta anticipojë të ardhmen, e për këtë zakonisht i duhet ta sqarojë të kaluarën, atëherë duhet t’i artikulojë mu dyshimet e tij dhe supozimet e bazuara dhe të ofrojë jo vetëm një, por më tepër alternativa, edhe për atë që ka ndodhur edhe për që mund të ndodhë. Në këtë kontekst, ai do të përfshijë edhe çështje për të cilat nuk ka informata të mjaftueshme, por, ndonjëherë, mu kjo është mënyra për të ardhur deri te to.

(Vazhdon)


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja