verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Perceptimi nuk është lajm

on 18 - 07 - 2015       

[Recension: KUJDES… Erdhën gurbetqarët!]

Shpesh gazetarët nisen që të hetojnë raste edhe mbi perceptime që krijohen. Kjo është e drejtë nga ana e tyre, por për të botuar një tekst gazetaresk me standardet e profesionit, gjithçka duhet të bazohet në fakte dhe burime.

gurbetqarët FullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: KUJDES… Erdhën gurbetqarët!

Data dhe koha e publikimit: 13.07.2015

Data e recensionit: 16.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti me të drejtë mund të ngrejë shqetësime për fenomene që shfaqen në një periudhë të caktuar. Por që mos mbesin çështjet vetëm perceptim duhen shfrytëzuar gjitha burimet për një informimi sa më të saktë. Në paragrafin që vijon, autori i tekstit jep konstatim apo përfundim. Të tillat pa burime nuk publikohen dot.

“Me ardhjen e gurbetqarëve gjatë sezonit veror gëzohen të gjithë fëmijët, familjarët, biznesmenët etj, por megjithatë përveç të mirave që sjellin, pjesa më e madhe e tyre (përjashto disa që meritojnë çdo respekt) sjellin shumë kokë dhimbje dhe nervozë tek banorët vendas”.

Në tekst gjithashtu thuhet: “Qytetarët shpesh ankohen me sjelljen e pahijshme të shumicës prej tyre, ja p.sh.”. Edhe pse gazetari paralajmëron anketimin e qytetarëve, në tekst nuk janë parafrazuar ose cituar ata.

Paragrafi tjetër në vazhdim është shkëputje po nga i njëjti tekst. Në të autori i revoltuar hedh në rreshta sjelljet e mërgimtarëve. Në të gjitha denoncimet ka bazë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Si vijon: “Në qytet mund të shohësh një makinë me targa të Zvicrës, Austrisë apo ndonjë vendi tjetër evropian, që hedh paketën e cigareve nga dritarja, që parkohet ku ti kujtohet dhe kur ti kujtohet, që ndalon në mes të rrugës duke biseduar me dikë tjetër, që shkel gazin e makinës së tij deri në fund, nga pamundësia për ta provuar atë në vendin ku punon shkaku i ligjeve të rrepta, që shan policin për paaftësi dhe bëhet më polic se polici, që i “shet” mend një profesori për punën e profesorllëkut, që ja tregon Hoxhës punët e fesë, që ankohet në supermarket për çmimet, që kërkon ta blejë me para patentën e shoferit, që “shet” patriotizëm teksa flet gjermanisht me djalin e tij”. Teksti si i tillë konsiderohet koment. Pasi gazetari jep vlerësimet e tij. Do të ishte në rregull që një tekst i tillë të botohej në rubrikën opinione. Atëherë publiku e di se  bëhet fjalë për një vrojtim të autorit (edhe pse edhe tek opinionet nuk mund të ketë shpifje, ofendime apo të pavërteta). Por në raste kur publikimet ngrejnë akuza atëherë do të duhej të merret qëndrim, shifra, informacion  nga policia apo dhe institucione të tjera, për të vërtetuar nëse perceptimi është fenomen siç sillet i përgjithësuar në tekst. Gazetari do të duhej të sillte statistika të cilat tregojnë se sa është numri i aksidenteve, përleshjeve dhe prishjeve të rendit dhe qetësisë gjatë periudhës kur mërgimtarët kanë ardhur.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk ka deklarata

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e