verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Përdorimi i fotografive nga protestat publike – më i rëndësishëm është konteksti

on 2 - 12 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Фотографии од јавните протести - контекстот е најважен. Фото: Ванчо Џамбаски/flickr
Fotografi nga protestat publike – konteksti është më i rëndësishëm. Foto: Vanço Xhambaski/flickr

Si duhet të veprohet gjatë fotografimit të tubimeve publike dhe si duhet të përdoren fotografitë nga tubimet publike nga burime të ndryshme nga këndvështrimi i mbrojtjes së privatësisë

Shkruan: Еlena Stojanovska

Raportimet për protesta nëpërmjet fotografi, të cilat i ndjekim për çdo ditë, hapin edhe një çështje që i prek të gjithë ata që marrin pjesë në këto tubime publike – a mund të publikohen nga mediet fotografitë që janë bërë gjatë ndonjë tubimi publik, dhe ajo që është edhe më me rëndësi, në cilin kontekst mund të publikohen ato.

FOTOGRAFITË E BËRA NGA FOTORAPORTUESIT

Kur bëhet fjalë për fotografim nga ana e fotoraportuesve, që bëhet gjatë mbajtjes së ngjarjeve publike (ndeshjeve, manifestimeve, tubimeve publike), që mbahen në sipërfaqe publike (objekte sportive, sheshe, parqe, rrugë), publikimi i fotografive nga pjesëmarrësit e ngjarjes nga ana e medies mund të bëhet vetëm për qëllimet për të cilat janë bërë ato, gjegjësisht për të raportuar për zhvillimin e ngjarjes. Коnteksti i publikimit të fotografive është kyç që të mund të vlerësohet se në moment të caktuar publikimi i fotografisë a do të paraqiste shkelje të privatësisë së personave që gjenden në të. Që të mund të vlerësohet konteksti i publikimit të fotografive të caktuara, duhet të merret parasysh natyra e tubimit. Duke u nisur nga parimet themelore për mbrojtjen e privatësisë, kriteret themelore që duhet të plotësohen janë – privatësia e pritur dhe pëlqimi i personave që marrin pjesë në tubimin publik. Çdokush që merr pjesë në tubim publik që mbahet në sipërfaqe publike, me vetë faktin që ka vendosur të dalë dhe të marrë pjesë në tubim, ka vendosur që të shihet nga ana e publikut që është i pranishëm në vendin e mbajtjes së tubimit, e njëkësisht duhet ta dijë se çdo tubim publik në vend publik është subjekt i interesit të medieve. Ajo me të cilën nuk është pajtuar pjesëmarrësi i tubimit publik është që prezenca e tij në tubimin publik të publikohet në kontekst që do të ishte komprometues për personalitetin e tij. Duke e marrë parasysh këtë fakt, mediet gjatë raportimit nga tubimet publike duhet të kenë kujdes gjatë publikimit të fotografive në të cilat dallohen fytyrat e pjesëmarrësve të tubimit. Këto fotografi nuk duhet të publikohen në kontekst të përcaktimeve politike, supozimeve dhe pohimeve të paverifikuara që do të mund të sugjerojnë se dikush nga fotografia është i lidhur apo përgjegjës për diçka për të cilën shkruhet në lajm.

FOTOGRAFI QË JANË MARRË NGA RRJETET SOCIALE

Publikimi i fotografive në rrjetet sociale, veçanërisht në “Facebook” dhe në “Instagram”, e përcjell logjikën e njëjtë për dhënie të pëlqimit, sikurse ajo për prezencën në tubimet publike. Me vetë publikimin e fotografisë nga pjesëmarrja në ndonjë tubim publik, personi që e publikon fotografinë pajtohet se ajo do të jetë në dispozicion të komunitetit në internet, gjegjësisht se do të mund ta shohin së paku miqtë dhe ndjekësit e tij/saj në rrjetin social ku është publikuar. Mirëpo, ky pëlqim nuk do të thotë edhe pajtim automatik që kjo fotografi të merret dhe të ripublikohet nga mediet. Edhe pse pjesa më e madhe e përgjegjësisë për publikimin e fotografive në rrjetet sociale bie mbi vetë shfrytëzuesin, çdo marrje e fotografisë nga interneti pa pëlqim dhe publikimi i saj në medie në kontekst që është komprometues për personat në fotografi konsiderohet se është në kundërshtim me parimet për mbrojtjen e privatësisë.

FOTOGRAFITË E PERSONAVE PUBLIKË DHE TË “QYTETARËVE TË THJESHTË”

Edhe pse parimet e lartëpërmendura vlejnë në përgjithësi, duhet bërë dallim ndërmjet fotografive në të cilat gjenden persona publikë (mbi çfarëdo baze) dhe fotografive në të cilat gjenden qytetarë, pjesëmarrës në tubime publike, që nuk janë të njohur për publikun, gjegjësisht që nuk merren me profesione publike. Personat publikë, pa marrë parasysh se me çfarë profesioni publik merren, me vetë faktin që kanë zgjedhur profesion publik, janë pajtuar që shkalla e privatësisë që e gëzojnë të jetë më e ulët se sa ajo që e kanë qytetarët tjerë që nuk janë persona publikë. Shkalla më e ulët e privatësisë nënkutpon edhe interesim më të madh për veprimet dhe sjelljet e tyre, prandaj edhe fotografitë që publikohen për ta, zakonisht janë me interes të arsyeshëm publik. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ato duhet të keqpërdoren jashtë kontekstit për të cilin janë bërë fillimisht. Në qoftë se në ndonjë fotografi një person i caktuar publik është në shoqëri me persona të tjerë që nuk janë të njohur për publikun dhe nuk merren me profesion publik, para publikimit, media duhet të vlerësojë se çfarë mase të mbrojtjes do të përdorë që të mos bëjë zbulim të panevojshëm të identitetit të njerëzve që nuk janë me rëndësi thelbësore për informatën.

Në përputhje me parimet për mbrojtjen e privatësisë, përmasat e të dhënave të publikuara personale duhet të jenë në përputhje me qëllimin që duhet të arrihet me informatën e publikuar. Edhe pse ka përjashtime të caktuara për përpunimin e të dhënave personale që bëhet vetëm për gazetarinë profesionale në përputhje me rregullat etike të profesionit, ato duhet të zbatohen vetëm në rast se interesi publik dominon mbi interesin privat të subjektit të të dhënave personale.

Përveç dispozitave ligjore, të cilat parashohin baraspeshë ndërmjet interesit privat dhe atij publik nga ana e medies, duhet të merret parasysh se secili prej nesh duhet të vendosë baraspeshë ndërmjet shkallës së privatësisë së pritur.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja