verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Përgjegjësi” pa kompetenca!

on 12 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Kur Këshilli opozitar përdhos figurat kombëtare!]

Denoncimi i rasteve si ky është temë që prek interesin e publikut, por nëse gazetari dëshiron që t’i dalë zot kësaj çështje, atëherë kjo nuk duhet bërë duke marrë rolin e o(pozitës) dhe duke shënjestruar kritika politike. Roli i tij në zhanret informative është thjeshtë informimi, e jo edhe komentimi i ngjarjes ose zhvillimit. Në këtë rast, profesionale do të ishte nëse titulli do të ishte i llojit: Këshilli opozitar, afishe edhe tek Skënderbeu! Kjo qasje do të lironte autorin nga kthetrat politike dhe do t’i jepte të drejtë opinionit për të gjykuar.

Në protestat që organizohet nga opozita shqiptare, ka edhe raste kur tentohet të keqpërdoren figurat kombëtare për të poentuar apo fituar pikë politike me çdo kusht. Këtë po e bën edhe Këshilli opozitar, ku një fotografi e cila ka arritur në adresë tonë, shihet parulla e ngjyrosur në bustin e Skënderbeut në Shkup ku shkruan: “Marshi protestues 9 majprotestoj për drejtësi…”

Kur Këshilli opozitar përdhos figurat kombëtare screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Kur Këshilli opozitar përdhos figurat kombëtare!”
Data dhe koha e publikimit: 08.05.2016
Data e recensionit: 09.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Konkluzionet dhe komentet në vazhdim, nuk janë aspak pjesë e profesionit kur flasim për përmbajtjet informative, e as detyrë e ushtruesit të këtij profesioni. Nga një informacion, gazetari kalon në komentues dhe “kritikues” të organizimit. Për të vërtetuar atë që thotë, se gjoja është përdhosur figura kombëtare e Gjergj Kastriotit, gazetari do të ishte konstruktiv nëse do të kishte intervistuar qytetarë në shesh, e qytetarët të thoshin qëndrimin që e thotë autori, i cili kështu thyen normat profesionale.

Organizatorët, pas së cilës qëndrojnë edhe bashkëorganizatorë me këtë po tentojnë të përdorin bijtë më të mirë të kombit dhe të shfrytëzojnë gjithçka shqiptare për marketing, ndërsa nga ana tjetër harrojnë se duke luajtur me ndjenjat kombëtare ata përdhosin figurat kombëtare si që është rasti konkret me figurën e heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Nëse vërtetë gazetari ishte shqetësuar nga akti i Këshillit opozitar, do të kishte kompletuar lajmin. Për t’i ikur kësaj, autori ka vendosur që me koment të ndërthurrë një lajm. Nëse tema do të ishte kompletuar, do të ishte i nevojshëm prononcimi i organeve kompetente, i qytetarëve, por mbi të gjitha të respektohej edhe e drejta kushtetuese e qytetarëve, e drejta për të protestuar, dhe të merrej edhe prononcimi i organizatorit të protestës. Mbase kjo arsye, nuk ka lejuar gazetarin që të mos i qaset në mënyrë të balancuar publikut.

Kujtojmë se Kodi etik i gazetarëve, përcakton qartë që faktet dhe dëshmitë, dallojnë nga mendimet e gazetarit dhe se komenti është rubrikë më vete dhe jo pjesë e lajmit. Përveç kësaj, teksti nuk ka për zot një autor, qoftë edhe vetëm me iniciale, por thirret në emrin e redaksisë, redaksi kjo e cila nuk ka cituar as autorin e fotografisë në këto ‘rrethana anonimiteti’.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

Nuk mund të klasifikohen si të tilla

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja