verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Përpjekje që me një fragment të zvogëlohet numri i vërtetë

on 23 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Press 24 -vramena

[Recension: Dështuan tezat e LSDM-së për votuesit fantomë]

Теksti që e recensojmë te lexuesi shkakton dilemë se a jemi duke shikuar të gjithë në listën e njëjt zgjedhore, për shkak se këto ditë numrat e njëjtë disa i shohin si numra gjashtëshifrorë, e disa të tjerë si treshifrorë. A duhet të caktohet dioptria e dikujt që të mbajë syze përkatëse apo prapa disa interpretimeve ka tendencë?

Пропаднаа тезите на СДСМ за фантомски - press24.mk_propadnaa-tezite-Linku deri te artikulli origjinal: Dështuan tezat e LSDM-së për votuesit fantomë

Data dhe koha e publikimit: 17.03.2016  17:20

Data e recensionit: 21.03.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

MINIMIZIMI I TË VËRTETËS NËPËRMJET GËNJESHTRAVE

Në qendër të interesimit të të gjithë qytetarëve këto ditë është lista zgjedhore dhe saktësia e saj. Pasi Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) që në paralajmërimet e para për rezultatet nga kontrolli i tij doli me një numër prej pothuajse 500.000 votuesish kontestues që duhet të kontrollohen në mënyrë plotësuese, u paraqit një dyshim i madh për rezultatet zgjedhore. Në gjithë këtë situatë, u paraqitën shumë artikuj me të cilat u shpejtua që të korrigjohen të dhënat, që të binden qytetarët se numrat me të cilat doli KSHZ-ja nuk janë të saktë. Në artikujt e këtillë, poashtu, shihet tentimi që publiku të bindet se opozita është në panik. Një tendencë e tillë vërehet edhe në këtë tekst.

FSHEHJA E FAKTEVE

Që të jetë sa më bindës, artikulli lexuesve u ofron faksimile të nga një tabelë e vetme që është zgjedhur me kujdes dhe me qëllim të caktuar, nga lista e prezantuar zgjedhore, me ndihmën e të cilës manupilohet dhe thuhet se kontestues janë vetëm disa qindra votues. Me këtë, artikulli mundohet “t’ia mbyllë gojën” opozitës dhe t’i bindë qytetarët se lista zgjedhore është në rregull, ndërsa partia opozitare e LSDM-së qëllimisht bën obstruksione, për shkak se tezat e saj për votues fantomë kanë dështuar.

“Dështuan tezat e LSDM-së për votues fantomë. Kriteret me të cilat me gërshetim të të dhënave duheshte të gjenden shënime eventuale të dyfishta treguan se lista zgjedhore është në masë të madhe e pastruar. Kështu, analiza e deritanishme ka treguar se janë identifikuar 203 raste të shënimeve në bazën e MPB-së ku ka edhe shënim tjetër me emrin, mbiemrin, datëlindjen dhe shkronje parë të emrit të babait të njëjta. Janë identifikuar 173 shënime në bazë e të dhënave të MPB-së ku ka edhe shënim tjetër me emër, mbiemër dhe datëlindje të njëjtë.”

LEXUESIT NUK JANË NAIVË

Menjëherë nën tekstin ka një koment nga një lexuese e cila pyet se pse është zgjedhur mu ajo tabelë dhe ajo ofron një link ku mund të shihen të dhëna pak më ndryshe, që nuk shkojnë në favor të spinit që dëshiron ta realizojë ky tekst.

citatelkaAjo ofron një link dhe pyet: “E pse nuk e publikoni këtë tabelë? Nuk është e LSDM-së, është e KSHZsë. Ose nga gjithsej 31 tabela i zgjodhët mu ato ku ka më pak raste kontestuese. Bukur shkruan atje se sa janë.”

Теksti përmba një manipulim të palejueshëm dhe ka mungesë totale të përgjegjësisë para qytetarëve, të cilët duhet të informohen objektivisht për çështjet me interes publik. Nëse dëshirohet që realisht të paraqitet gjendja me listën zgjedhore atëherë artikulli, sipas Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, nuk guxon të fshehë fakte dhe të falsifikojë dokumente. Përkundrazi, është dashur të publikohen të dhënat e plota të cilat i komunikoi KSHZ-ja: “Ekspertët e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) me analizën e tyre kanë konstatuar se list aktuale zgjedhore është problematike për më shumë se 490.000 votues të regjistruar”.

I këtillë siç është, teksti i shkel parimet themelore të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë dhe qytetarëve u prezanton një pjesë jopërmbajtësore dhe joobjektive nga ajo që e publikoi KSHZ-ja.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

është pubilkuar vetëm një pjesë e të gjitha numrave

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

:

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja