verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Përsëritja si nënë e gazetarisë spekulative

on 1 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Доказ.Мк Бугарски ФОКУС ја потресе вл_ - http___www.dokaz.mk_bugarski-fokus

[Recension: Fokus-i i Bullgarisë e dridhi qeverinë – gjysma e ministrave dhe Gruevski me pasaportë bullgare]

Pyetja se sa ministra të rinj dhe të vjetër, dhe në përgjithësi sa politikanë të VMRO-DPMNE-së kanë pasaport të Bullgarisë zvarritet nëpër faqet e gazetave tona, sikurse edhe tema për NLO-të ose përbindëshi i panjohur ujoj në bregun e kishës së Shën Naumit në Liqenin e Ohrit. Nëse sot nuk ka temë ose lajm me të cilin do të tërhiqet vëmendja e lexuesve, atëherë nga sirtari nxirret diçka që është publikuar më parë, e që sigurisht do të shkaktojë reagim, mirëpo duhet pasur parasush memorjen e shkurtër të konsumatorëve. Ky është një lajm i tillë.

Доказ.Мк Бугарски ФОКУС ја потресе вл_ - http___www.dokaz.mk_bugarski-fokusLinku deri te artikulli origjinal: Fokus-i i Bullgarisë e dridhi qeverinë – gjysma e ministrave dhe Gruevski me pasaportë bullgare

Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016

Data e recensionit: 30.05.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

LAJM I RECIKLUAR

Agjencia bullgare e lajmeve, Fokus, informon se më shumë se gjysma e anëtarëve të qeverisë në Maqedoni kanë pasaportë bullgare dhe shtetësi të dyfishtë, transmton Pravda serbe. Siç ka transmetuar portali Albeu, pasaportë bullgare kanë edhe bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Përveç Bonevës, pasaportë bullgare kanë edhe Antonio Milloshoski, i cili gjashtë vjet ishte shef i diplomacisë maqedonase. Përveç tij, pasaportë bullgare kanë edhe Ilija Dimovski dhe Aleksandar Nikollovski.

Kur në vitet e 70-ta lexonim se 30 përqind e të punësuarve në redaksitë amerikanë janë hulumtues, gjegjësisht verifikues të fakteve, çuditeshim. Mirëpo se dikush në redaksitë tona duhet ta bëjë këtë flet edhe publikimi që e recensojmë. Për lajmet e llojit të këtillë gjurmë ka që nga korriku i vitit 2006, nëse shfrytëzohet, për shembull, daily.mk. Për herë të fundit, rreth kësaj teme senzacion u bë në nëntor të vitit 2015 (shih këtu)

Së pari, së paku sot nuk ka nevojë për shumë të punësuar që të verifikohet lajmi dhe të konstatohet se ai është bajat dhe shumë herë i përsëritur. Kësaj radhe ne transmetojmë se çka shkruan Fokusi i Sofjes nga burimi serb(!), i cili i referohet portalit shqiptar, e ky mesiguri i referohet ndonjë burimi më të vjetër maqedonas! Një rreth tipik kur diçka që ndoshta është e vërtetë mirëpo e paverifikuar, rrotullohet si akrepat e orës.

Duke mos u futur në vlerësimet individuale të agjencisë bullgare Fokus, duhet të theksojmë se përsëritja periodike e kësaj “informate” e detyruan edhe vetë Fokusin që ta demantojë atë. Për herë të fundit kjo ka ndodhur në nëntor të vitit 2015 (shih këtu).

DEMANT PA KUFINJ

Në këtë rast, me siguri, bëhet fjalë ose për gabim të redaktorëve kujdestarë në mediet maqedonase, të cilat në parim emisionet ndërkombëtare i përgatisin duke u mbështetur në informata nga agjencia “Fokus”, për shkak se e kanë më lehtë t’i përshtasin tekstet nga gjuha letrare bullgrae, se sa të përkthejnë nga anglishtja, gjermanishtja, frengjishtja ose rusishtja. Mundësia e dytë është që në Maqedoni në këtë mënyrë të qërohen hesapet e brendshme politike rreth zgjedhjeve që duhet të mbahen – thuhet në demant.

Kjo temë ose duhet të ndërpritet të përsëritet në këtë formë (pa burime të besueshme, pa fakte dhe pa argumentim), ose nëse elita politike e VMRO-DPMNE-së meriton akuza të tilla, atëherë duhet të sigurojmë fakte të mjaftueshme me hulumtim tonin për “pasaportat bullgare të politikanëve maqedonas”. Për shkak se, është fakt se ish-kryeministri dhe kryetari i kësaj partie, Ljubço Georgievski e pranoi se ka shtetësi bullgare, mirëpo për të VIP personat e tjerë që përmenden (edhe për ata që nuk përmenden, mirëpo “numërohen”), nevojiten dëshmi të forta.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja