verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Piromanë në shtëpinë prej kashte

on 15 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
straw_man
Ilustrimi: Foto: SHVFM

Çka u mbetet njerëzve realë, nga gjaku dhe mishi, me mendje dhe arsye, që janë shndërruar në kukulla prej kashte, drej të cilëve kanalizohet mllefi i të paditurve dhe i naivëve nga ana e dhunuesve politikë dhe ekspertë? Përveç që fizikish u është marrë e drejta dhe mundësia që të shprehen, ata me këtë magji mediatike, praktikisht edhe nuk ekzistojnë.

Shkruan: Zoran Bojarovski

Në qoftë se jeni person me dinjitet, person me inteligjencë dhe me integritet dhe me parime të larta morale, atëherë gjithsesi jeni të vetëdijshëm se një pjesë e madhe e medieve në Maqedoni, u japin hapësirë shumë më të madhe se sa që u takon politikanëve dhe të ashtuquajturve ekspertë, të cilët shtrembërojnë fakte, e orientojnë vëmendjen prej temave relevante kah çështjet e parëndësishme. Kjo kolumnë ka për qëllim t’i rikujtojë teknikat me të cilat bëhet ky “diversion” i diskursit publik.

Për fat të keq, publiku në Maqedoni është i mësuar dhe për të janë krejtësisht të pritur politikanët dhe personalitetet e tjera publik që gënjejnë, ndërsa “njohësit e mërzitshëm të rrethanave” t’i miratojnë ato gënjeshtra. Një pjesë e këtij publiku është plotësisht e vetëdijshme se sundimi dhjetëvjeçar i këtyre politikanëve, si dhe miratimi i apologjetëve të tyre, është rezultat i “zotërimit”, deri në përsosmëri, të teknikave të propagandës nga ana  e tyre. Një nga ato teknika është aftësia për zhvendosjes së logjikës me ndihmën e teknikës – “njeriu prej kashte”.

Kjo teknikë e afirmimit të logjikës së palogjikshme nënkupton krijimin e qëllimit, gjegjësisht “njeriun prej kashte”, të cilit i përshkruhen veti dhe tema të cilat ai aspak nuk i përfaqëson. Kjo bëhet që të sulmohen mu ato, temat vrituale të “njeriut virtual prej kashte”, i cili, siç thamë, nuk i përfaqëson ato tema, kështu që as që mund t’i mbrojë ato.

Kjo bëhet me shumë “ulërimë”, me krijim të zhurmës, e cila duhet t’i zëvendësojë argumentet. Megjithatë, qëllimi kryesor i “njeriut të krijuar prej kashte” është që ai dhe qëndrimet e tij “prej kashte” të cilat gjoja ai i përfaqëson, të jenë të dukshme me atë që janë vënë nën dritën e një burimit të krijuar artificialisht, gjegjësisht në dritën e gënjeshtrës, e jo nën dritën natyrore të diellit, gjegjësisht në fokusin e të vërtetës.

Një këmbëngulje e veçantë në këtë drejtim, në drejtim të krijimit të “njeriut prej kashte”, këto ditë në disa medie televizive bëhet nga Kryepeshkopi Jovan i Arqipeshkopisë ortodokse të Ohrit.

Në një sërë përmbajtjesh mediatike atij i përshkruhet roli i tradhëtarit të interesave kombëtare, e ai, në fakt, 13-14 vitet e fundit angazhohet për zgjidhje kanonike të statusit në të cilin gjendet Kisha Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkopia e Ohrit dhe për të drejtën e garantuar me kushtetutë për zgjedhje të lirë të besimit të tyre fetar. I imputohet përcaktimi kombëtar, edhe pse edhe kjo është e drejtë e garantuar me kushtetutë për veëtpërcaktim  e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë. I ngarkohen procese gjyqësore, edhe pse organizatat ndërkombëtare dhe vendore për të drejtat e njeriut, në to panë procese të montuara politike. Si mëkat i ngarkohen edhe lëshimet kanonike të KOM-AO-së, edhe pse ai për këtë as që është fajtor, bile për disa as që ka qenë i lindur në periudhën kur janë bërë ato…

Mirëpo, kjo nuk pengon që manarët mediatikë të quajur “njohës të mirë të rrethanave”, të krijojnë “njeri prej kashte, dhe të gjitha mëkatet t’ia përshkruajnë atij, këtij personi virtual, i cili me një shtrembërim të tillë mediatik shndërrohet në kukull, te e cila dikush mendon se lirisht mund të ngulë gjilpërë.

Morëm një shembull aktual, edhe pse ka shumë të tillë. Qindra gjatë dhjetë viteve të kaluara.

Çka u mbetet njerëzve realë, nga gjaku dhe mishi, me mendje dhe arsye, që janë shndërruar në kukulla prej kashte, drej të cilëve kanalizohet mllefi i të paditurve dhe i naivëve nga ana e dhunuesve politikë dhe ekspertë? Përveç që fizikish u është marrë e drejta dhe mundësia që të shprehen, ata me këtë magji mediatike, praktikisht edhe nuk ekzistojnë.

Bile edhe sikur të kenë mundësi të deklarohen, akuzat e pabaza dhe të defokusuara nga temat e mirëfillta, mbeten të humbura në pluhurin mediatik që ngritet për t’i fshehur gjurmët e vërteta, gjegjësisht fajtorët.

Prandaj, ka nevojë që vazhdimisht të trajnohemi që t’i njohim këto truke mediatike, që të mos ndodhë të na hutojë ose të na magjepsë aftësia e tyre verbale dhe nxitja e reagimeve të pabaza emotive siç është përhapja e urrejtjes. Gjithmonë duhet ta kemi parasysh se logjikat e palogikshme, argumentet që u vjen era gënjeshtër, përhapen që të manipulojnë me të vërtetën.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja