verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Plagjiaturë me titull ofendues!

on 20 - 02 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: MaqedonishtKëmbshtrembti tallet titulli

[Recension: Këmbshtrembti tallet me votuesit shqiptar: Të votosh kundër VMRO’së, është trendi]

Ndonëse shumë portale elektronike thirren në profesionalizëm dhe parime gazetareske, mund të vërejmë veprime të shumta në kundërshtim me parimet e profesionit, gjë që vërteton një qasje të papjekur të një pjese të këtyre mediave ndaj gazetarisë. Veprim i tillë, që tashmë është bërë i zakonshëm nëpër mediume joprofesionale, vërtetohet edhe përmes lajmit që po e recensojmë.

Në lexim të parë, titulli duket sikur produkt i një personi që ka zënkë me dikë, e nuk mund të gjejë fjalë tjetër për të shfryrë dufin ndaj kundërshtarit të tij, në këtë rast, ndaj një lideri të një partie. Megjithatë, e vërteta është kjo që vërehet – një redaksi që thirret në seriozitet dhe saktësi, qoftë përmes kontributeve gazetareske, ose edhe nga vetë emri i këtij mediumi, bën një gafë të tillë duke shkelur mbi kodin etik dhe duke ofenduar një protagonist politik, dhe duke vënë veprimet e tija në kontekst ndëretnik pa shfaqur agrumente.

Gazetari është “watch dog” (qeni rojtar) i lirive dhe të drejtave të njeriut, e bashkë me to, edhe i interesit publik. Është në kundërshtim me çdo parim profesional që gjuha ofenduese, nënçmuese dhe degraduese, e posaçërisht ajo e përqeshjes fizike të përdoret në gazetari. Në fakt, me postimin në fjalë, nuk është tallur ai që cilësohet si “këmbështrembti”, por është tallur vetë redaksia, me vetveten dhe me lexuesit.

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga zgjedhjet e reja parlamentare të cilat do të mbaheshin së bashku me ato lokale. Nikolla Gruevski në paraqitjen e tij të parë publike pas dështimit për të formuar Qeverinë, porositi se i tërë procesi mund të zvarritet më shumë se gjysmë viti, derisa në fund të merret vendimi për zgjedhje të reja.

“Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.
Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit”
, Kodi etik i gazetarëve.  

Këmbshtrembti tallet screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Këmbshtrembti tallet me votuesit shqiptar: Të votosh kundër VMRO’së, është trendi
Data dhe koha e publikimit: 12.02.2017
Data e recensionit: 13.02.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst, sa për të tërhequr një klikim më tepër, është vendosur titull ofendues dhe nënçmues ndaj një personi, e drejta e të cilit, ta kemi të qartë, fillon aty ku përfundon e drejta e gazetarit për liri të shprehjes.

Por, është fakt se pas titullit fshihet një e hidhur edhe më e madhe se sa vetë titulli nënçmues. Plagjiati! Edhe pse ka cituar një burim tjetër, ky tekst në një mënyrë e ka mashtruar opinionin, nga që përmbajtja, në të vërtetë, është produkt i një mediumi krejtësisht tjetër.

Gruevski pranoi se me Ahmetin kanë zhvilluar bisedime thelbësore për gjuhën shqipe, por arsyetohet se atij i ka penguar që gjuha shqipe të jetë zyrtare në gjithë territorin, raporton Kosovapress.

Siç vërehet më lartë, teksti është nënshkruar duke cituar burim të rrejshëm. Kosovapress nuk është burimi, nga i cili është kopjuar përmbajtja, shkronjë për shkronje, nga faqja zyrtare e televizionit Alsat M. Këtë nuk e dëshmon vetëm linku paraprak, por edhe kjo video nga kronika e këtij televizioni.

“Bërja e plagjiatëve është e palejueshme”, Kodi etik i gazetarëve.

Pak minuta lexim me vëmendje, dëshmojnë të vërtetën e hidhur për këtë botim. Teksti nuk i përmban elementet që do ta kualifikonin atë si një informacion gjithpërfshirës dhe informativ, përveç që është jashtë standardeve profesionale për shkak të ofendimit në titull, që bën plagjiaturë duke cituar burim tjetër nga ai i vërteti. E këto veprime, jo vetëm që janë në kundërshtim me etikën gazetareske, ato janë në kundërshtim edhe me ligjet për ofendim dhe për të drejtat e autorësisë, dhe hapin mundësi për ballafaqim të redaksisë dhe autorit me procedura gjyqësore.

 

 

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

Po, por jo saktësisht

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

gjuhë ofenduese

gjuhë nxitëse

Përdor gjuhë nxitëse

Gjuhë ofenduese nga aspekti i dukjes fizike

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *