verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Poentim politik pa fakte

on 24 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

СДСМ во очај ја извртува мерката на Вл_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_s 1

[Recension: LSDM-ja në dëshpërim e shtrembëron masën e Qeverisë për shtëpitë për të rinjtë]

Ky material është shembull klasik për poentim politik dhe për sulm ndaj kundërshtarit pa asnjë fakt dhe asnjë argument. Që në hyrje të tekstit, njësoj sikurse në titull, paralajmërohet se opozita në çdo mënyrë të mundshme ka tentuar që nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medieve të afërta me të, ta njollosë projektin e Qeverisë, “Blej shtëpi për të rinjtë”. Artikulli ia imponon pasqyrën e këtillë lexuesit pa ia prezantuar dëshmitë për tezën e tij.

СДСМ во очај ја извртува мерката на Владата за куќите за млади Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja në dëshpërim e shtrembëron masën e Qeverisë për shtëpitë për të rinjtë

Data dhe koha e publikimit: 18.12.2015

Data e recensionit: 22.12.2015

Recensues: Аna Anastasovska

FACEBOOK-U SI BURIM RELEVANT

“Me përpjekje dëshpëruese LSDM-ja përpiqet të manipulojë se të ardhurat mujore të individit që dëshiron të aplikojë për këtë projekt duhet të jenë mbi 900 euro. Si u tha dje, sipas kushteve, të ardhurat mujore të individit NUK duhet ta tejkalojnë vlerën prej 900 eurosh.”

Edhe pse nuk është theksuar se për kë konkretisht e ka fjalën autori, me siguri flet për postimin e Jani Makdradulit, ku ai e kritikon projektin e ri të qeverisë. Mirëpo, ajo që parashtrohet si dilemë është se a ka folur Makraduli në emrin e tij apo në emrin e partisë, për shkak se në tekst thuhet se “me përpjekje dëshpëruese LSDM-ja përpiqet të manipulojë”.

Pastaj, mbetet e paqartë se në cilat rrjete sociale dhe çfarë aktivitetesh janë duke u shpërndarë që të shtrembërohet masa e qeverisë. Cilat janë mediet që janë të afërta me opozitën? Asgjë nga kjo nuk është theksuar në tekst. Gazetari mundohe ta bindë lexuesin për diçka për të cilën nuk ka ofruar dëshmi.

“LSDM-ja edhe një herë dëshmoi se manipulimet dhe destruksionet janë dëshmi për mospasjen e programit dhe të ofertës së projekteve për qytetarët. Kundrejt përpjekjeve të këtilla dëshpëruese, nëpër rrjetet sociale tashmë shpërndahen komente se nëse qeveria vazhdon kështu, LSDM-ja mund të mbetet edhe parti jashtëparlamentare.”

Dhe përsëri rrjetet sociale janë në fokusin e tekstit dhe përsëri flitet për komente të cilat nuk janë askund. Është e paqartë se pse aq peshë u jepet rrjeteve sociale dhe ato përmenden si faktor ose burim relevant, kur është më se e qartë se në rrjetet sociale çdokush mund të shkruajë çka të dojë, e kjo megjithatë të mos jetë qëndrim i partisë apo politikë redaktuese e një medieje.

“Poashtu, pas publikimit të këtij projekti të Qeverisë, Facebook-u u vërshua me komente pozitive në kuptim të asaj se mu ky projekt do t’u mundësojë të rinjve ta zgjidhin problemin jetësor dhe të krijojnë shtëpinë dhe familjen e tyre.”

I gjithë teksti, praktikisht, është i bazuar në thashetheme të stilit “më the-të thash”, që nuk le përshtypje se pohimet janë të vërteta. Ky material më tepër i ngjan komunikatës partiake, se sa artikullit gazetaresk. Gazetaria, nënkupton informata të sakta dhe të verifikuara, të cilat do t’i përcillen lexuesit që ai vetë të gjykojë, e jo lexuesi të bindet në qëndrimet e autorit. Për këtë ekzistojnë kolumnat.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja