Porosi shqetësuese dhe frikësuese, fotografi shqetësuese dhe frikësuese dhe e gjithë kjo pa kontekst
Published in Recensione
on 6 - 05 - 2015 Author: Александар Писарев
[Recension: Gruevski: Për çdo prishje të qetësisë, do të ketë përgjigje dhe reagim të ashpër]
Nëse nën titullin e këtillë: “Recension: Gruevski: Për çdo prishje të qetësisë, do të ketë përgjigje të ashpër” media vëndon fotografi me kolonë të automjeteve luftarake me mitralozë të gatshëm, edhe atë e publikon në prag të demonstratave të paralajmëruara kundër qeverisë më 17 maj, qytetarët nuk do të mbeten indiferent pa marrë parasysh se cilit opcion politik i takojnë.
Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Për çdo prishje të qetësisë, do të ketë përgjigje dhe reagim të ashpër
Data dhe koha e publikimit: 02.05.2015 16:42
Data e recensionit: 03.05.2015
Recensues: Аleksandar Pisarev
SHKURT DHE NË MËNYRË TË PAQARTË
Bëhet fjalë për një tekst të shkurtër, mirëpo të paqartë në aspekt përmbajtësor, ku është përcjellë fjalimi i një politikani. Nuk e dijmë se a bëhet fjalë vetëm për segmente të fjalimit të tij që janë nxjerrë nga konteksti ose edhe vetë folësi ka qenë i paqartë, mirëpo porosia është shqetësuese dhe frikësuese, veçanërisht me një fotografit të zgjedhur në mënyrë fatkeqe, me të cilën është ilustruar teksti.
Nga ajo që është shkruar, vështirë mund të përcaktohet se kujt i është drejtuar ky kërcënim i kryeministrit, a bëhet fjalë për kërcënim ndaj grupit të dytë më të madh etnik në Maqedoni ndaj armikut të jashtëm apo ndaj opozitës, për shkak se në mënyrë konfuze përmenden të gjithë.
Ai theksoi se kishim disa situata të cilat e rritën shqetësimin e qytetarëve, mirëpo policia dhe institucionet u ballfaquan në mënyrë të shkëlqyeshme me to.
KUSH JANË “NE DHE TANËT”
Policia, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për polici, ballafaqohet me ata që e prishin rendin dhe qetësinë publike, prandaj përmendja e sukseseve të saj në disa situata të atilla asocon në përgatitje për ballafaqim me demonstrantët.
Konteksti është i paqartë. Porosia është dërguar nga foltorja e kongresit dhe nuk është e qartë se fjalët Ne dhe Tanët a ka të bëjë me partinë dhe anëtarësinë partiake, për shkak se “mendimet e ndryshme” kanë të bëjnë me problemet e brendshme, apo folësi ka menduar për politkën e gjithëmbarshme paqedashëse për të cilën angazhohet shteti dhe të gjithë ne. Gazetari është dashur ta sqarojë porosinë e folësit.
Ne problemet tona dhe mendimet e ndryshme në vend i zgjedhim me dialog dhe tolerancë… Paradokohës kishim një situatë të tillë të re, të cilën përsëri konkurrentët tanë politikë u përpoqën ta vendosin në politikën ditore. Mirëpo, nëse dikush vendos, për cilëndo qoftë arsye të na rrezikojë dhe ta prishë qetësinë e qytetarëve, do të përgjigjemi dhe do të reagojmë ashpër.
PËRGJEGJËSI ETIKE
Kur politikani me gjuhën e tij ose me ndonjë deklaratë të tij mund ta shqetësojë publikun, është obligim i gazetarit që atë pjesë të fjalimit ta kontekstualizojë, ta ritregojë dhe të sqarojë se këtë e ka bërë për shkak të përmbajtjes shqetësuese. Për shkak të përcjelljes së drejtpërdrejtë të gjuhës së tillë ose të porosive të ndonjë politikani, gazetarët nuk mund të kenë asnjë pasojë ligjore, mirëpo kanë përgjegjësi etike (Si të përcillen fjalët e politikanit).
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
:
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
elemente kualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e