verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pozicion përfaqësues dhe i anshëm

on 1 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

dnevnik

[Recension: Mogerini nuk di të përgjigjet në pyetjet për sundimin e të drejtës]

Përgjigja në pyetjen se a duhet gazetarët, derisa e kryejnë punën profesionale, të përfshihen në aktivizëm ose fushatë politike është е thjeshtë dhe kategorike. Jo!

Nga njëra anë, gazetarët janë thellë të angazhuar politikisht, mirëpo, ata gjithmonë duhet të dallohen si gazetarë, e jo si kundërshtarë politikë, partnerë politikë ose përfaqësues politikë të partive të caktuara politike.

Më e keqja është kur këtë e bëjnë si mimikri. Kur involvimi i tyre është i qartë, e ata e fshehin atë.

Sa do që të duket paradoksale dhe kundërthënëse, ky lloj i involvimit nuk mund të arsyetohet me dofarë interesash nacionale ose patriotike. Për shkak se, posa gazetari ta veshë veshjen e ndërmjetësuesit të anshëm politik, e humb aurën e neutralitetit dhe me këtë edhe mundësinë për të qenë kritikues.

Këtë situatë e kemi në përmbajtjen mediatike që e recensojmë. Që në titull shihet pozicioni përfaqësues dhe i anshëm. Është tepër pretencioze dhe veprim shumë i pamatur që përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të Komisionit Evropian, Mogerini, ta quani “të paditur” në temën e sundimit të së drejtës. Për shkak se kjo del nga titulli, që është nxjerrë nga letra e papërgjigjur me pyetje deri te Mogerini, ku komesarja e BE-së për politikë të jashtme pyetet për sundimin e të drejtës, si me qenë nxënëse shkolle.

06302016-Dnevnik-MogeriniLinku deri te artikulli origjinal: Mogerini nuk di të përgjigjet në pyetjet për sundimin e të drejtës

Data dhe koha e publikimit: 28.06.2016, 22:49

Data e recensionit: 30.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

VEPRIM PRETENCIOZ DHE I PAMATUR

Pse? Vetëm për shkak se nuk u është përgjigjur në pyetjet e parashtruara, nuk do të thotë se Mogerini nuk e di se çka është sundimi i të drejtës. Pyetja e ardhshme, me të cilën nga Mogerini kërkohet në rendin juridik të vendit tonë të gjejë bazë për formimin e Prokurorisë speciale publike, automatikisht e zbulon qëllimin që të komprometohet Mogerini, dhe me këtë rast injorohet fakti se PSP-ja u formua si rezultat i marrëveshjes politike ndërmjet katër partive më të mëdha politike në vend.

Në letër pasojnë pyetjet në të cilat përgjigje duhet të japë partia në pushtet në Maqedoni, e jo Mogerini. Për shembull, pyetja për amnistinë e Zaevit dhe për “Global”-in, për të cilat dihet se nuk bëjnë pjesë në grupin e njëjtë të pyetjeve, sikurse edhe ato që dalin nga afera me përgjimin.

Marrë në përgjithësi, bëhet fjalë për një tekst për të cilin ata që e kanë përgatitur mendojnë se janë dinakë dhe se e kanë mashtruar Mogerinin, në fakt është vetëm konstruksion politik për përdorim të brendshëm.

Me një veprim të këtillë jogazetaresk, është shkelur neni 14 i Kodit të gazetarëve për nevojën për raportim të paanshëm duke siguruar distancë profesionale, si dhe nenet 13 dhe 16 që rekomandojnë të bëhet dallim ndërmjet lajmeve dhe komenteve, si dhe të ruhet autoriteti dhe dinjiteti dhe të mos përdoret media për qërim të hesapeve me njerëzit e tjerë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante, jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja