verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Prej keqkuptimit deri në manipulim

on 15 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

sdgret

[Recension: KU SHKONI ME ATO MEND: Rada u paraqit në paradë, dhe i porositi të vdekurit “Mos u ngritni, uluni!”]

Tekst komentues, ofendues dhe akuzues pa asnjë dëshmi. Bëhet fjalë për një keqkuptim të thjeshtë, nga i cili në këtë artikull bëhet manipulim dhe propagandë.

Artikulli (i cili është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është atribuar në mënyrë adekuate) është përplot me ofendime personale ndaj zëvеndës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Shekerinska. Përveç ofendimeve, në tekst janë bërë edhe disa akuza për të cilat nuk ka konfirmim adekuat ose dëshmi se janë të vërteta.

КАДЕ БЕ СО ТОЈ ПАМЕТ Рада се појави на парада и им порача на мртовците „Немојте не станувајте седете “ iNFOMAX.mkLinku deri te artikulli origjinal: KU SHKONI ME ATO MEND: Rada u paraqit në paradë, dhe i porositi të vdekurit “Mos u ngritni, uluni!”

Data dhe koha e publikimit: 11.08.2016

Data e recensionit: 13.08.2016

Recensues: Simona Atanasova

TEKST OFENDUES DHE AKUZUES

“…Rada, kësaj radhe pa Prada, hasi në një grua të përlotur, e cila duke vajtuar për atë që i ka ndodhur, filloi ta vajtojë dhe ta thotë emrin e burrit të saj të vdekur: “…Axha yt Stole të ngrehet dhe të shohë…“! Në këtë, Shekerinska duke e ngushëlluar i tha: “Mos e ngreni! … Le të rijë”

As nga videoja që i është bashkangjitur tekstit, e as në ndonjë mënyrë tjetrë nuk mund të konfirmohet se me të vërtetë bëhet fjalë për burrë të vdekur. Gruaja që është paraqitur në video nuk e thotë atë, e teksti nuk ofron asnjë vërtetim se gruaja mendon për burrin e saj të ndjerë.

Mirëpo, edhe sikur të bëhet fjalë për burrin e saj të ndjerë, këtë nuk mund ta dijë askush e as Shekerinska për shkak se gruaja nuk e thotë këtë. Nga videoja qartë shihet se bëhet fjalë për keqkuptim dhe se Shekerinska mendon se gruaja flet për burrin që gjendet brenda në shtëpi, e jo se bëhet fjalë për njeri të vdekur.

Përveç kësaj, artikulli akuzon se anëtarët e LSDM-së në zonat e vërshuara shkojnë te njerëz të caktuar që më parë, mirëpo këtë nuk e mbështet me dëshmi se kjo është me të vërtetë kështu. Nuk ka deklaratë nga asnjë banor se me të vërtetë bëhet përzgjedhje partiake, e as dëshmi se banorët e vizituar  me të vërtetë janë simpatizues të LSDM-së.

Pastaj teksti thotë “njëra nga të dëmtuarat bukur u tha se “kanë gjithçka dhe se nuk ju duhet asgjë prej tyre…”.

Këtë publiku duhet ta besojë “verbërisht”. Nuk ka video që ta konfirmojë këtë, e as deklaratë nga i dëmtuar, i cili gjoja e ka thënë këtë. I shkruar në këtë mënyrë artikulli i ngjan trillimit dhe të pavërtetës.

Теksti akuzon se përfaqësuesit e LSDM-së nuk kanë ndihmuar, por kanë shëtitur prej shtëpie në shtëpi. Kjo poashtu duhet të besohet “verbërisht” për shkak se nuk ka vërtetim adekuat se kjo është e sakt.

Ky tekst komentues përdor senzacionalizëm dhe propagandë në raportimin nga fatkeqësia që e qëlloi Shkupin para një jave. Si i tillë, ai shkel disa nene të Kodit të gazetarëve.

8. Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi.

13. Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

16. Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante, jorelevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja