Prej kur lartësia e rrogës është informatë publike
Published in Recensione
on 6 - 05 - 2016 Author: Владо Ѓорчев[Recension: E akuzojnë qeverinë për torturë, ndërsa marrin rroga dyfish më të larta (FOTO)]
Теkst ofron disa numra për lartësinë e rrogës së artistëve që protestuan para Ministrisë për Kulturë, të pakënaqur që ky institucion tregon qëndrim injorues ndaj sindikatave të pavarura të Republikës së Maqedonisë. Artikulli spinon, i lidh artistët me LSDM-në dhe thotë se kanë protestuar për rroga më të larta, që nuk është e vërtetë.
Linku deri te artikulli origjinal: E akuzojnë qeverinë për torturë, ndërsa marrin rroga dyfish më të larta (FOTO)
Data dhe koha e publikimit: 26.04.2016, 12:44
Data e recensionit: 28.04.2016
Recensues: Vllado Gjorçev
PËRMBAJTJE ME NGJYRIM POLITIK
Edhe pse spinon për shkaqet e protestës, teksti harron se lartësia e rrogls është fshehtësi afariste. Përkundrazi, artikull futet edhe më thellë, dhe gjoja, “hulumton” se cili artist sa rrogë merr. Parashtrohet pyetja se kush i ka dhënë informatat për lartësinë e rrogave të artistëve? Nëse burimi i informatave është institucioni ku punojn të përmendurit, a është bërë ndonjë shkelje me këtë veprim? Dhe a duhet kjo të sanksionohet? Në këto pyetje teksti nuk ofron përgjigjeGabii i .
Gabimi i madh që e bën artikulli është pohimi se artistët nuk kanë nevojë të protestojnë për shkak se tani, për dallim nga viti 2006, marrin rrogë shumë më të madhe. Teza që e plason ky tekst është: “Ky pushtet i rriti rrogat, e ata ja si ia kthejnë!”. Atë që duhet ta dijë autori i këtij teksti është se kërkesa për të drejta më të mëdha nuk ka lidhje me lartësinë e rrogës. Artistët janë edhe zoon politikon (krijesa politike, Аristoteli, v.j.), që nënkupton se marrin pjrdë në proceset shoqërore dhe nuk mund t’i injorojnë. Kështu që, krahasimi i këtillë me rrogat dhe me kërkesat për qëllime më të larta është i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm.
Jo më pak problematik është edhe ajo se në artikull përmenden emra konkrete, pa kërkuar deklaratë nga personat që përmenden. Mënyra në të cilën është shkruar teksti nuk le përshtypje se është bërë përpjekje për një gjë të tillë.
Ndërsa fotografitë që përdoren nuk janë nga ngjarja që trajtohet, por nga ngjarje të tjera ose nga Facebook-u, me çka, poashtu bëhet manipulim.
Marrë në përgjithësi, materiali që është subjekt i recensionit është përgatitur në mënyrë joprofesionale dhe meriton vlerësim negativ. Kjo është përmbajtje me ngjyrim politik që mund të fitojë aplauz vetëm nga strukturat e pushtetit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e