verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Prej protestës qytetare deri te tubimi partiak

on 29 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Забележи ја разликата. Фото: ВМРО-ДПМНЕ (горе), ФОСИМ (долу)
Vëreje dallimin. Foto: ВVMRO-DPMNE (lartë), FOSIM (poshtë)

 

Cilat ishin dallimet ndërmjet protestës së 17 majit dhe tubimit të 18 majit dhe a u vërejtën ato nga mediat?

 

Shkruan: Prof. Мirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

 

Informimi mediatik për ngjarjet siç janë protestat (për shmebull, protesta me emrin “Qytetarët për Maqedoninë” të mbajtur më 17 maj 2015 në Shkup) dhe tubimet (për shmebull tubimi me emrin “Për Maqedoni të fuqishme”, të mbajtur më 18 maj 2015 në Shkup), ku manifestohen kërkesa, interesa porosi të ndryshme nga një numër i madh njerëzish, është aktivitet i ndërlikuar që duhet të përfshijë më tepër lloje të informatave.

Dominimi dhe dallimet në perceptime, interpretime dhe qëllime të mediave që kanë të bëjnë me këtë lloj të ngjarjeve janë të pritshme dhe të pashmangshme. Objektiviteti i transmetimit, zakonisht është dukshëm i zvogëluar (ose domosdoshmërisht i ngjyrosur), mirëpo mund të ruhet në një nivel të pranueshëm duke i prezanuar disa grupe faktesh.

Është e zakonshme që opinionit t’i ofrohen informata për atë se:

  • kush e organizon protestën/tubimin dhe kush e përkrah atë (përkrahje e deklaruar publikisht dhe përkrahje që mund të vlerësohet në bazë të programit dhe të prezencës)
  • cili është programi (radhitja e ngjarjeve)
  • cilat janë porositë kryesore, kërkesat që janë bërë në protestë/tubim (të prezantuara para mbajtjes dhe pas mbajtjes së protestës)

Prezantimi i këtij lloji të informatave e ofron kornizën në të cilën vendoset ngjarja dhe i mundësohet opinionit që të ndërtojë një fotografi të përgjithshme për ngjarjen.

Numri më i madh i mediave në Republikën e Maqedonisë që raportuan për protestën dhe për tubimin që u mbajtën më 17 dhe 18 maj të vitit 2015 në Shkup, nuk e përmbushën këtë detyrë dhe shkatuan konfuzion te opinioni nga informatat e shumta, të cilat më tepër e turbullojnë se sa që e qartësojnë fotografinë për ngjarjet që prezantohen.

Vetëm si shembull mund të analizohet informata për atë se kush e organizon dhe kush e përkrah ngjarjen.

Për të dyja ngjarjet qytetarët fituan informata kontradiktore se janë partiake, gjegjësisht se janë gjithëpopullore (ose qytetare).

Një pjesë e mediave e përshkruan protestën që u mbajt më 17 maj me titullin “Qytetarët për Maqedoninë” si qytetare:

Të njëjtën protestë, një pjesë e mediave e përshkruan si partiake:

Një pjesë e mediave (për shembull “Dnevnik“-u) informuan se protestën e organizon koalicioni i përbërë nga LSDM-ja, partnerët e saj të koalicionit, parti më vogla polинформираа дека протестот го организира коалиција составена од СДСМ, нејзините коалициски партнери, помали политички партии и повеќе граѓански организации, групи и здруженија.

Дел од медиумите го опишаа митингот кој се одржуваше на 18 мај 2015 година, како народен собир во организација на ВМРО-ДПМНЕ:

Një pjesë e mediave tubimin e njëjtë e identifikuan si partiak:

Në pyetjen: kush e organizon protestën/tubimin, mediat nuk ofruan fakte të cilat në mënyrë të pakontestueshme do t’i tregonin opinionit se kush është organizatori.

E fakte kishte.

Në rastin e protestës së 17 majit, të mbajtur me emrin “Qytetarët për Maqedoninë”, për shembull, anjë medie nuk vendosi/dha link (lidhje) deri te faqja zyrtare e koalicionit, ku mund të shihet saktë organizimi, përkrahësit dhe deklarata me të cilën dilet në protestë. Organizatat dhe individët e listuar në mënyrë decide mund të numërohen dhe të verifikohen.

Për dallim nga kjo, edhe përkundër иinsistimit të një pjese të mediave se

“Deri tani një numër i madh i personave publikë i dhanë përkrahje tubimit- artistë, aktorë, organizata joqeveritare dhe parti politike nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë””

u dhanë shumë pak të dhëna faktike për atë se cilat janë ato organizata joqeveritare, për shembull, që e përkrahin tubimin e 18 majit të vitit 2015:

Nga ana tjetër, asnjë medie nuk ofroi link (lidhje) deri te faqja zyrtare e VMRO-DPMNE-së, ku qartë theksohet fakti se bëhet fjalë për tubim të organizuar partiak.

Mungesa e këtij lloji të informimit i lë qytetarët me përshtypjen se bëhet fjalë për dy protesta identike, partiake, që paraqesin një pjesë të luftës politike për pushtet.

Këtë përshtypje e nxisin edhe një pjesë e mediave (për shembull “TV Telma“):

“Atmosferë e ngjashme, parti të ndryshme! Lokacione të ndryshme, ditë të ndryshme! Përkrahje masovike nga të tubuarit për liderët e tyre! Gjatë dy ditëve të kaluara, qendra e Shkupit jehonte nga ovacione e zëshme për yjet e nënqiellit politik. Zaevi dhe Gruevski i dërguan njëri tjetrit porosi të drejtpërdrejta!”

Edhe më tepër hutojnë titujt si “Tubim proqeveritar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë“, me të cilët implikohet përkrahje jo ndaj ndonjë partie konkrete politike (0se koalicioni qeveritar), por ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e në të cilën si anëtarë paraqiten edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Informata përkatëse nënkupton se ajo informatë bazohet në fakte. E faktet janë të matshme. Prezantimi i fakteve nuk e mohon nevojën për prezantim të qëndrimeve dhe të perceptimeve, mirëpo ofron dy elemente objektive në bazë të të cilave opinioni mund të bëjë dallim dhe ta ndërtojë qëndrimin dhe raportin e tij për nngjarjet e prezantuara.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja