verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Promovohet platforma për raportimin e gjuhës së urrejtjes

on 2 - 04 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Në këtë promovim, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkut theksuan se platforma ka qëllim që të mbledh informacione për gjuhën e urrejtjes në vendet publike, që të krijojë një pasqyrë për gjendjen në Maqedoni.

Promovohet platforma për raportimin e gjuhës së urrejtjes

Shkup 16:58 02.04.2014 – Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikës së Maqedonisë sot promovoi platformë online për hulumtimin e gjuhës së urrejtjes www.govornaomraza.mk.

Në këtë promovim, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkut theksuan se platforma ka qëllim që të mbledh informacione për gjuhën e urrejtjes në vendet publike, që të krijojë një pasqyrë për gjendjen në Maqedoni.

Në kuadër të kësaj ngjarje u realizua edhe një panel diskutimi në temën se si media ndikon në përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Në diskutim ndanë përvojat e tyre disa gazetarë si dhe redaktorët Bojan Jovanovski dhe Aco Kabranov, të cilët përveç redaksisë edhe familjet e tyre ishin të ekspozuar ndaj gjuhës së urrejtjes.

Katerina Sinadinovska, kryetare e Këshillit për etikën në media, theksoi se lufta kundër gjuhës së urrejtjes është përgjegjësi individuale e secilit medium dhe secilit gazetar profesional.

Të pranishmit vlerësuan se institucionet shtetërore nuk sanksionojnë gjuhën e urrejtjes me ç’rast mundësohet përdorja e saj edhe më gjerë. Projekti “Internet platformë për zbulimin dhe vëzhgimin e gjuhës së urrejtjes në publik dhe në media”, është mbështetur nga Fondi nacional për demokraci nga SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja