verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Prononcimet zyrtare arsyetojnë shqetësimet

on 15 - 10 - 2015       

[Recension: MPB largon shqiptarët nga pozitat udhëheqëse!]

Mediat jo rrallëherë luajnë me kartën e nacionalitetit për të tërhequr publik. Çështjet ndëretnike janë ata që akoma kanë më shumë prioritet sa i takon interesimit të publikut. Shqetësimi të cilin e reflekton lajmi është shumë i drejtë, por mungesa e prononcimeve zyrtare e bën atë jo racional, nga fakti se çështjet e ngritura përfundojnë aty ku nuk duhet, në të qenurit supozime pa verifikim. Për këtë do të ishte i nevojshëm qëndrimi zyrtarë, qoftë nga ministri ose zëvendës ministri i punëve të brendshme.

MPB largon shqiptarët nga pozitat udhëheqëse screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “MPB largon shqiptarët nga pozitat udhëheqëse!”

Data dhe koha e publikimit: 10.10.2015

Data e recensionit: 11.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Fillimisht, publikut do t’i interesonte se si erdhi deri tek çështja që me MPB-në nga java tjetër do të udhëheqë kuadër opozitar.

Më pak se një javë para ardhjes së kuadrit opozitar në krye të MPB-së, kjo ministri me të madhe po punon për vendosjen e kuadrove të dëgjueshëm të VMRO-së në pozita adekuate udhëheqëse.
Pas sjelljes së sistematizimit të ri, gjatë ditës së djeshme dhe të sotshme ka vijuar me shpërndarjen e vendimeve të reja mëson Fakte nga burime në MPB. Por, ajo që bie në sy është largimi i atyre pak shqiptarëve  nga pozitat udhëheqëse.

Paragrafi në vijim sjell “detaje” nga shkarkimet dhe emërimet e reja dhe pikërisht për këtë paragraf do të ishte më se i nevojshëm prononcimi zyrtarë për të qartësuar ndryshimet “maratonike” në Sektorin për punë të brendshme në Kumanovë dhe stacionet policore të përmendura më poshtë.

Fakte mëson se, për shembull, në Sektorin për punë të brendshme në Kumanovë prej nesër asnjë shqiptarë nuk do jetë në pozitë udhëheqëse. Kryeshefi i Sektorit, i policisë së uniformuar, i policisë kriminalistike, i analitikes, komandanti i policisë së komunikacionit si dhe i stacionit policor në Kumanovë, që të gjithë janë emëruar nga bashkësia etnike maqedonase. Gjithashtu Komandantët e stacioneve kufitare Bellanoc, Sopot dhe Tabanoc janë emëruar maqedonas (edhe pse deri më tani në Goshicë dhe Bellanoc deri më tani ka qenë shqiptar).

Paragrafi në vijim flet për  konkursin e fundit për policë, por duke mos sjellë shifra zyrtare. Konkursi supozohet se është informatë me karakter publik dhe gazetari duhet të bënte çmos për të vërtetuar këtë të dhënë që shpalos para publikut.

Siç kupton Fakte, edhe në konkursin e fundit për pranimin e 600 punonjësve të rinj, vetëm 46 ose më pak se 8% janë shqiptarë, me çka në mënyrën më flagrante thyhet Kushtetuta e Maqedonisë, respektivisht Amendamenti kushtetues për përfaqësim të barabartë dhe adekuat të bashkësive etnike. Tani për tani zëvendës ministri për punë të brendshme Zemri Qamili  ngelë i shurdhër.

Pasi të kishte marrë prononcim zyrtarë dhe të kishte vërtetuar se pretendimet e tij janë të sakta, edhe citimi i këtij të fundit, “Amendamenti kushtetues për përfaqësim të barabartë dhe adekuat të bashkësive etnike” do të ishte mëse i nevojshëm sepse është e nevojshme të dihet në ç’masë është bërë shkelja.

Lajmi nuk mund të konsiderohet si i plotë nëse gazetari hedh vetëm supozime dhe nuk sjellë fakte për vërtetsinë e tyre.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja