verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Propaganda dhe qëndrimet personale nuk janë pjesë e lajmit

on 25 - 09 - 2015       

[Recension: BDI mbetet subjekt unikat. Partitë e vogla po funksionojnë sipas konceptit përçarës “një qytet- një parti”]

Gazetari nuk guxon të luaj rolin e njohësit të rrethanave. Roli i çdo gazetari është të jetë etik në raportimin e tij. Qëndrimet e tilla e zbehin interesin tek publiku, nga ana tjetër gazetari del nga kornizat gazetareske. Teksti që po recensojmë është kryesisht koment dhe qëndrim personal.

Një nga dobësitë e mëdha të organizimit politik të shqiptarëve në të kaluarën, ka qenë pamundësia për të mbajtur gjallë një organizim të mirëfilltë për periudha më të gjata kohore. Gjithmonë na ka hy sherri ose prej brenda, ose duke qenë instrument i jashtëm i dikujt, dhe jemi fragmentarizuar.

Si zakonisht në lajmet joprofesionale, ku autorët thirren në njohës të rrethanave ose ekspert dhe nuk i citojnë, edhe në këtë tekst është prezent një dukuri e tillë. Asnjë nga “njohësit” nuk është cituar. Kjo i bie të jetë shpifje.

Njohësit e mirëfilltë të rrethanave politike në Maqedoni, thonë se madhështinë që e arriti PPD-ja në fillim të pluralizmit, duke u ngritur në një lëvizje gjithëkombëtare, u bë ther në sy e shërbimeve sekrete antishqiptare, të cilat nuk u ndalën deri sa përçanë dhe e larguan nga skena politike.

Paragrafi në vijim flet për diçka që nuk i intereson publikut. Themelimi i BDI-së nuk është më me rëndësi se sukseset dhe dështimet e saj pas themelimit. Gazetari me këtë paragraf fillon propagandën në tekst.

Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila doli nga strukturat e ish-UÇK-së pas luftës së vitit 2001, gjatë gjithë këtyre viteve, e sfidoi atë mentalitet fragmentarizues të shqiptarëve, por edhe ndikimin e fuqishëm të shërbimeve antishqiptare. BDI, ndoshta mbetet subjekt unikat, dhe me këtë forcë të madhe organizative dhe politike, duke dalë fituese në të gjitha ciklet zgjedhore.

BDI mbetet subjekt unikat. screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: BDI mbetet subjekt unikat. Partitë e vogla po funksionojnë sipas konceptit përçarës “një qytet- një parti”

Data dhe koha e publikimit: 19.09.2015

Data e recensionit: 20.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Një politolog qëndrimin e tij do ta jepte më të detajuar dhe me arsye të forta. Paragrafi në vijim thirret në bashkëbisedues nga fusha e politikologjisë, por nuk ka asnjë citat që e dëshmon atë.

Bashkëbiseduesit tanë nga fusha e politikologjisë, theksojnë se zgjedhjet e ardhshme janë një sfidë e madhe nëse shqiptarët do të mund ta ruajnë këtë forcë të madhe politike, apo do t’i japin shans fragmentarizimit dhe uljes në minimum të forcës negociuese shqiptare gjatë përbërjes së qeverisë së ardhshme.

 Kolegë, çfarë i karakterizon partitë e mëdha nga të voglat? Propaganda kundër një subjekti nga një gazetarë është joprofesionale. Në këtë paragraf, gazetari do të duhej të informonte për gjendjen e pluralizmit politik tek shqiptarët e Maqedonisë, pastaj publiku është ai që vendos!

Në kartën e fundit janë duke luajtur edhe disa nga partitë e vogla shqiptare, të cilat kanë filluar të funksionojnë në konceptin përçarës “një qytet- një parti”, që paraqet koncept thellësisht antishqiptar. Të gjitha këto “parti apo koalicione lokale”, pretendojnë të marrin vota të caktuara nëpër “bastionet” e tyre të paramenduara.

Gazetari nuk duhet të luaj rolin e “fallxhores”. Parashikimet janë jashtë çdo rregulle gazetareske dhe një gjë e tillë i humb efektin lajmit, nga fakti se nuk ka dëshmi ku mund të bazohet një gjë e tillë. Në paragrafin në vijim përveç parashikimeve ka edhe akuza dhe komente.

Rezultatet zgjedhore për ta do të jenë zhgënjyese, ndërsa “me shëndet” do të bartin etiketën si parti antikombëtare, për shkak se do të humbin mijëra vota dhe do ta dobësojnë pozitën e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Nuk ka një rregull që thotë se në gazetarinë profesionale lejohet që gazetari të ftoj elektoratin t’i japë besimin përmes votës një subjekti politik. Përkundrazi, etika gazetareske nuk e lejon një gjë të tillë, pasi që në atë rast gazetari shkel kodin etik dhe është i njëanshëm. Gazetarit i takon vetëm të informoj se kur do të mbahen zgjedhjet dhe jo të vlerësoj rëndësinë e tyre.

Prandaj, këto zgjedhje janë një test i madh për ardhmërinë e popullit shqiptar, dhe do të tregojnë nëse do të jemi të aftë apo jo që ta mbajmë gjallë një organizim të mirëfilltë politik kombëtar.

Edhe propaganda si “shkencë” më vete, duhet të burojë nga kuzhina profesionale, të cilat nuk kanë rol tjetër pos ta zhvillojnë atë për qëllime të tyre, ose komerciale. Pika 6 e Kodit etik të gazetarëve të Maqedonisë, thekson: “Çdo lloj publikimi komercial, si dhe propagandë politike që nuk janë të veçuara saktë vlerësohen si shkelje e rëndë e standardeve profesionale”. Gjithashtu pika 13 e po këtij kodi thekson: “Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guxojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

Asnjë burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja