verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Propaganda kundrejt gazetarisë – “Kanal 5”: Vetëvrasje në minutën e nëntë!

on 13 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
И ова го видовме - после којзнае колку години. Фото: скриншот
Edhe këtë e pamë: një lider opozitar në “Kanal 5” – pas kush e di sa vitesh. Foto: screenchot

 

Kush e di se pse, kryeredaktorja e padisponuar e “Kanal 5”, Lidija Bogatinova, në mes të intervistës me Zoran Zaevin e disponuar vendosi të heqë dorë nga biseda dhe t’i përkushtohet asaj që përpiqet ta bëjë më mirë: propagandë në dobi të familjes. Ky vendim përfundoi me finale karnevali.

 

Shkruan: Sasho Ordanoski

Të martën në mbrëmje në Maqedoni ndodhi edhe një pjesë e vogël e historisë sonë të mjerrë mediatike, ajo që, sikur të kishte pak njerëzi, duhet të mbulohet nga turpi. Drama në një akt u luajt në televizionin nacional “Kanal 5”, pronari i të cilit, Stojmenov, ju kujtohet, në njërën nga bisedat e publikuara telefonike thoshte se është i gatshëm që personalisht ta ndalë rrymën në televizion, vetëm që në eterin “e tij” të mos i ndodhë diçka kundër interesave të familjes në pushtet në Maqedoni.

Në këtë televizion – përndryshe, një platformë informative e etabluar që moti për helmim propagandues të publikut në Maqedoni – kanë marrë “guximin”, me siguri si rezultat edhe i një akrobacioni moral-politik “në paralajmërim” të pronarit të tij, ta ftojnë si mysafir liderin e opozitës, Zaevin, edhe atë në një intevristë 14-minutëshe, të udhëhequr nga kryeredaktorja e televizionit, Lidija Bogatinova, në ditarin kryesor të mbrëmjes.

Zaevi në programin e “Kanal 5”, bile edhe drejtpërdrejtë në ditarin kryesor – kjo është sikur Mat Dejmoni (Zaevi) kur kultivon patate në përzierje prej jashtëqitjes njerëzore dhe pluhurit planetar (Kanal 5/Bogatinova) në planetin Mars!

Dhe, në intervistën e tillë-patate, qoftë për shkak se Zaevi i disponuar që në fillim filloi t’i mbajë leksion Bogatinovës së frustruar nga lënda e natyrës dhe shoqërisë së Maqedonisë; apo ndoshta për shkak se Bogatinova atë ditë ka pasur ndonjë bisedë të vështirë me dikë prej të cilit nuk i ka kuptuar krejtësisht instruksionet… domethënë, kush e di se pse, diku rreth minutës së nëntë të bisedës, kryeredaktorja, “fare e pasfiduar”, vendosi të bëjë vetëvrasje profesionale (edhe pse është çështje tjetër se dikush që qëmoti është “i vdekur” profesionalisht a ka mundësi që të vetëvritet edhe njëherë?!) me këtë këmbim antologjik të replikave:

Bogatinova: Ju tani, në këtë moment, në këtë televizion, jeni mysafir në ditar dhe si mysafir yni bisedoj me Ju… dhe, në fakt, kjo intervistë, si t’Ju them, nuk do të ndodhte në qoftë se nuk do t’Ju kishin urdhëruar… Mirëpo, ne do të vazhdojmë më tutje me…

Zaevi: Si nuk do të më kishin urdhëruar?!

Bogatinova: Zotëri Zaev, t’Ju pyes…

Zaevi: Domethënë, iniciativa që të jem mysafir… (më tutje nuk kuptohet, për shkak se Bogatinova i ndërhynë në fjalë…)

Bogatinova: E dijmë se cila është prapavija e ardhjes suaj, ndërsa ne do të vazhdojmë më tutje për rastin…

Pastaj vazhduan edhe 4 minuta e 46 sekonda të “murmuritjes” së udhëheqëses së lyer me pudër në intervistën në të cilën Zaevi, atë natë, me sy që shkëlqejnë të shakaxhiut nga karnevali i Strumicës, e dinte se është duke “nokautuar” një kundërshtar shumë më të madh se sa një propaganduese konfuze të regjimit të familjes.

Çka dëshironte të thotë Bogatinova në ngërçin moral-politik në të cilin ishte kapur drejtpërdrejt në “Kanal 5”? Prej çka u frikësua kryeredaktorja që me panik t’i ikë sqarimit të “konspiracionit” të ardhjes së Zaevit në “Kanal 5”? Mos ndoshta e ndjeu se nuk është në lartësi të detyrës dhe se qortimi i komitetit do të jetë i ashpër dhe i pamëshirshëm? Ose qëllimisht “e zbuloi” pronarin e saj në tentimin e radhës për “ndërrimin politik të fanelës”, të cilin ajo, është e qartë, se nuk do të muund edhe mentalisht ta mbijetojë, pasi që profesionalisht që moti është e vdekur?

Kështu është kur “gazetaria” propaganduese maqedonase funksionon me “telekomandë” me bateri të dobëta, me ç’rast jo gjithmonë punojnë të gjitha sustat që do t’i shtypni. Koncentrimi i regjimit është duke rënë, gabime propaganduese ka gjithnjë e më shumë. Të mos ishte dëshpëruese, do të ishte argëtuese. Në fakt, dëshpërimi që moti është prapa nesh, dhe kjo është shumë argëtuese.

 


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja