verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Propaganda politike në programin e senduiçit pikant

on 13 - 10 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Шарено - Сител, ТВ Дневник, Фото: My-Italia.

Laramane me të gjitha ngjyrat – Ditari në TV Sitel. Foto: My-Italia.

 

Që populli t’i shikojë lajmet tuaja, pa marrë parasysh se a janë të pavarura, të përpunuara në mënyrë profesionale apo të kalibruara në aspektin partiako-politik dhe propagandistik, shikuesin duhet që ta “lidhni” për televizorin. Kurse, shikuesi mesatar maqedonas në vitin 2013, ka shikuar televizor rreth 4 orë e 27 minuta, TV program gjatë ditës! Dhe ngadalë do të kuptoni pse pas shout të Doktor Ozit, dhe kuzit të Lila Filipovskës dhe tregimeve popullore në TV, pa marrë parasysh se a jeni votues i qeverisë apo opozitës, nga lajmet e TV Sitelit në ora 19 nuk mund të ikni assesi.

 

Shkruan: Zoran DIMITROVSKI

 

Nëse TV Sitel nuk publikon ndonjë lajm si të mos ndodhë. Nëse, në lajmet kryesore përhapet një spin politik nga Qendra e Komunikimit të VMRO-DPMNE-së, ai lehtë bëhet opinion dominues publik. Kjo mund të tingëllojë e ekzagjeruar, kështu disi funksionon propaganda e mediatike në Maqedoni dhe kështu disi krijohet opinion publik në favor të qeverisë, në dëm të publikut dhe opozitës.

Edhe pse rritet përqindja e qytetarëve të cilët informohen nga internet portalet-sipas analizës në tregun e Agjencisë së arteve audio-vizuele për vitin 2013, ka qenë si në vijim 44 % – për ngjarjet botërore dhe për ngjarjet vendore, qytetarët kryesisht informohen nga televizionet – 80 %. Nëse kihet parasysh se gati 84% nga 100 programet më të shikuara në Maqedoni vitin e kaluar kanë qenë nga oferta e TV Sitelit, atëherë është e qartë se qeveria derdh mjete pikërisht në këtë televizion.

 

SHTREMBËRIM TË DISKURSIT PUBLIK POLITIK 

Në çka bazohet “magjia” e TV Sitelit, përveç derdhjes së mjeteve nga buxheti dhe të tjera dhe pse ky televizion ka sukses nëpërmjet të gjitha emisioneve informative në mënyrë aq dramatike të shtrembëroj diskursin publik në Maqedoni?

Nuk duhet  të jesh ekspert për përmbajtje të programit të kuptosh se spinimi politk, lajmet nga shtabet partiake, atentatet e porositura mediatike kundër opozitës dhe njerëzve që kanë mendim të lirë, mund të dominojë në TV eterin vetëm nëse keni shikueshmëri të lartë të emisioneve informative. Për atë, përveç TV teknikës dhe pajisjeve superiore, studios bashkëkohore, komunikues sugjestiv, udhëheqës simpatik – prezantues dhe gazetarë, çelësi që të paketoni mesazhet tuaja politike në një sandviç të mirë programik.

Me fjalë të tjera, që populli ti shikojë lajmet tuaja, pamarre parasysh se a janë të pavarura, të përpunuara   në mënyrë profesionale apo të kalibruara në aspektin partiako-politik dhe propagandistik, shikuesin duhet që ta “lidhni” për televizorin. Kurse, shikuesi mesatar maqedonas në vitin 2013, ka shikuar televizor rreth 4 orë e 27 minuta, TV program gjatë ditës! Që të merrni pjesë nga kjo kohë, duhet të keni parasysh se demografia e TV publikut në Maqedoni ka karakteristika të ndryshme: gra – 53 %, shikues me shkollim fillor  – 27% dhe shkollim të mesëm – 42 %, publiku mbi 65 vjeç – 17%! Dhe ngadalë do të kuptoni pse pas shout të Doktor Ozit, dhe kuzit të Lila Filipovskës dhe tregimeve popullore në TV, pa marrë parasysh se a jeni votues i qeverisë apo opozitës, nga lajmet e TV Sitelit në ora 19 nuk mund të ikni assesi. Nëse, keni hyrë në serialet turke – Fuqia, Sokaku i qetë, Imitimi i jetës, Karadai (ndërmjet 10 emisionet më të shikuara vitin e kaluar ka qenë Fati i Fatmagjulit), do ti kapni leksionet politike të mbrëmjes me lajmet e fundit. Assesi nuk do të shpëtoni nëse në orët e vona i ndjekni shoun zbavitës të importuar nga fqinji ynë verior, si X-faktori vitin kaluar ose Fytyra jote më duket e njohur,për këtë vit.

Nëse jeni tifoz i sportit dhe i ndiqni Ligën e kampionëve, kampionatin në basket në Ligën ABA, hendboll (përmbajtja e programeve më të shikuara televizive ishin ndeshjet e fundit të ekipit të hendbollit të Maqedonisë), formula 1, atëherë mund t’ju ndodh të ngjiteni në lajmet e TVM-së  dhe të rilindurën TV Alfa. Kurse TVM, mund t’ju magjeps me versionin në maqedonisht të hit programit zbavitës të BBC “Vallëzimi me yje”, krimi serialet amerikane GSI Investigation, ju bëjnë që të haroheni ti gëlltitni deziformatat në mbrëmje nga shtabi partiak i DPMNE-së. Kuptohet, nëse jeni shikues i përkushtuar i Sulejmanit të Madhërishëm shumë pak do të kapni nga keku i Kanal 5 të rilindur, etj, etj..

Por, pse në të vërtetë pse ti ndiqni lajmet politikisht të pavarura në TV Telma apo debatet e vetme politike në shtet (përveç shout javor politik në TV Alsat) ku mund të dëgjohet opinion i ndryshim – në 24 Vesti? A janë TV fytyrat e bukura, studiot teknologjikisht të përsosura apo filmat më të ri të Hollivudit, shfaqet argëtuese të huaja, top ngjarjet sportive apo –  TV seritë?

 

FRIKA E RUAN QEVERISJEN E DPMNE-së

Kuptohet, këtij argumenti mund ti kundërvihen dy qëndrime legjitime: e para, ndjekja e shijes së publikut mund të çoj përmbajtjet programike në një kiç, popullzim të lirë, turbo-folk program, çka nuk i përshtatet ti themi imazhit artistik dhe të sofistikuar të TV Telma, e cila dëshiron ta edukojë publikun, dhe të akuzojë. E dyta, në këto televizione nuk ka reklamime shtetërore, as edhe nga larg si në TVM, TV Alfa dhe TV Kanal 5, çfarë do të thotë se financiarisht janë të hendikpaur në raport me televizionet propagandistike pro-qeveritare.

Edhe kjo mund t’ju duket e kuptueshme,por nëse keni parasysh se pronarët e të dyja televizioneve janë njerëz të pasur dhe firma me të hyra – “Makpetrol” dhe operatori kablovik „Telekabel”, të cilat viteve të fundit kanë realizuar të hyra mbi miliona euro. Mbi të gjitha edhe të dy kompanitë janë pjesë e tregut relativisht të monopolizuar me konkurrencë të kufizuar – furnizimi me derivate të naftës dhe program televiziv kablovik – dhe i shfrytëzojnë këto përparësi për të realizuar profit. Pse atëherë pronarët e tyre nuk duan të investojnë në programe atraktive së paku të tërheqin publik sa TVM dhe Kanal 5,nëse nuk mundin sa TV Siteli?

Për shembull, nëse TV 24Vesti dëshiron të jetë një CNN i vogël maqedonas, pse nuk ka korrespondent dhe informime direkte nga ngjarjet nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, pse nuk ka program dokumentar atraktiv të vetin, seriale hulumtuese, etj, etj? Pse gazetarët e këtij televizioni ankohen për rroga të ulëta? Ose pse në TV Telma nuk TV seri, filma dhe shou zbavitës nga një cilësi më të lartë, së paku si ato në të TVM?

Ndoshta pronarët e këtyre televizioneve kanë llogaritur rrezikun ekonomik dhe financiar ose ndoshta rrezikun politik të investimit në përmbajtje cilësore programore? Kushedi, ndoshta në Maqedoni frika e rruna qeverisjen e DPMNE-së, shumë më shumë se paratë, fuqia dhe propaganda së bashku.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja