Propagandë e kulluar, lavdëratë sa për të lavdëruar
Published in Recensione
on 21 - 06 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Nuhiu përkulet me nderime para dëshmorëve të UÇK-së]
Teksti që po recensojmë është propagandë në favor të një personi apo subjekti politik. Në përmbajtje nuk ka lajm, përpos lavdërime dhe hiperbolizime të akteve të zëvendës-ministrit të brendshëm. Fillimisht, titulli është i pakuptimtë. Në të thuhet se Nuhiu me nderime përkulet para dëshmorëve! Të nderuar, të gjithë e dimë se para dëshmorëve nuk mund të përkulesh me injorim, me kritika ose mendjemadhësi, por thjeshtë vetëm me nderime!
Në rrjetin social Facebook shpërndahet një foto ku njeriu i dytë i policisë, zv/ministri i Punëve të Brendshëm Agim Nuhiu po përkulet me nderime para dëshmorëve të UCK-së.
Linku deri te artikulli origjinal: “Nuhiu përkulet me nderime para dëshmorëve të UÇK-së”
Data dhe koha e publikimit: 16.06.2016
Data e recensionit: 18.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Përkulja para dëshmorëve është një shenjë respekti, andaj edhe nuk ka arsye që akti i zëvendës-ministrit në fjalë të merret si heroik, pasi që në këndvështrim përtej atij gazetaresk, heroizmi qëndron tek ata, të cilëve njerëzit zgjedhin t’u përkulen, e jo tek zyrtari i ministrisë që ka bërë veprimin, i cili cilësohet si “sukses”.
Është ky një sukses tjetër në Ministrin e Brendshme duke pasur parasysh fjalorin dhe bindjet nacionaliste të VMRO-DPMNE-së por as ata nuk mund ta ndalojnë zv/ministrin Nuhiu që të përkulet dhe t’i nderojë ata që sollën lirinë tonë./Endacaku
Se ky tekst është bërë sa për sy e faqe sa i përket informimit dëshmon fakti që ai asnjë element profesional nuk e ka përmbyllur në këtë artikull ashtu si duhet. Titulli flet për një propagandë, teksti e vërteton atë duke thumbuar një subjekt tjetër pa dëshmi, ndërsa e gjithë ajo që thuhet në tekst nuk dëshmohet së paku me fotografi, sidomos jo me atë që i është bashkëngjitur tekstit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
:
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e