verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Propagandë klasike!

on 6 - 10 - 2016       

[Recension: Pamje që nuk do të donte t’i shihte Ali Ahmeti! Kumanova “besatohet”]

Propaganda nuk është gazetari. Këtë e di çdo gazetar, por varësisht se cili prej tyre e kupton, sidomos kur si formë ndikimi shfaqen interesat komerciale apo tjera të redaksisë. Propaganda është në kundërshtim të thellë më profesionin, por pavarësisht kësaj, ndodh shpesh që portalet të interpretojnë ose përçojnë atë në brendësi të lajmit dhe si lajm.

Çështje informimi në lajm ka qenë formimi i Forumit Rinor të një partie politike. Gazetari, pavarësisht se nuk ka ndjekur ngjarjen dhe lajmin e ka bërë duke huazuar komunikatën e partisë, në përmbajtje ka përçuar elementin propagandistik, duke filluar që nga titulli. Askund nuk lidhet emri i përmendur në tekst, ndërsa teksti i jep orientim “kritik” dhe largon përmbajtjen nga binaret e ngjarjes për të cilën është bërë.

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve, Kodi etik i gazetarëve.

Sonte në Kumanovë në sallën e mbushur përplot me të rinjë aktivist të BESËS – Forumi Rinor Dega Kumanovë, u bë themelimi zyrtar i këtij forumi për Kumanovë. Në mënyrë unanime nga kuvendarët e F. R. BESA – Kumanovë për kryetar Forumi i kësaj dege u zgjodh, Faruk Raimi, ndërsa gjithsej këtë degë e përbëjnë mbi 80 kuvendar të BESAtarëve – Kumanovë..

Gazetari nuk guxon të shfrytëzojë mediumin për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitimin e të mirave për vetveten, Kodi etik i gazetarëve. Duhet pasur dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim, Kodi etik i gazetarëve.

pamje-qe-nuk-do-te-donte-ti-shihte-ali-ahmeti-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Pamje që nuk do të donte t’i shihte Ali Ahmeti! Kumanova “besatohet”
Data dhe koha e publikimit: 02.10.2016
Data e recensionit: 03.10.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst nuk ka burime dhe citate, e as nuk është cituar as autori i fotografive. Redaksia thirret në burime autentike, mirëpo, komunikata e Lëvizjes BESA në ueb faqen e tyre e përgënjeshtron këtë pretendim dhe, kësisoji, edhe vetë artikullin.

Për fund, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në fjalën përshëndetëse tha se ky takim i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA – Dega Komunavë ngjan në një kongres partiak, dhe se gjithsecili e dëshiron ta ketë këtë rini me vizione të qarta. Kasami ka thënë se të keqen që na ka kapluar të gjithëve ne do ta largojmë përfundimisht në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, dhe se aty ku është ardhmëria është edhe BESA, pasi pranë saj i ka këto të rinj me përplot energji pozitive për ndryshime të mëdha në dobi të shoqërisë tonë.

Në gazetari shkruhet shkurt, sepse lexuesi duhet të informohet në pak rreshta. Fakti që teksti në fjalë është jashtë standardeve gazetareske në tirazhin e fjalive dhe mishmashin e elementeve apo segmenteve nga ku është kapur lajmi, dëshmon akoma më tepër qëllimin propagandistik e jo informuaes të përmbajtjes.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

Nuk përjashtohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja