Propagandë parashikuese
Published in Recensione
on 7 - 12 - 2016 Author: Ferikan Iljazi[Recension:Zhurnal eksluzivisht mëson: BDI merr ministrinë e financave në Qeverinë e ardhëshme]
Ky tekst është i atij lloji, që të bën të kruash kokën dhe të habitesh se si mund të arrijë propaganda dhe gënjeshtra aq larg. Një portal ku shpeshherë botohen tekste në interes të partisë shqiptare në pushtet del dhe siguron lexuesit për ekskluzivitetin se Bashkimi Demokratik për Integrim do të marrë Ministrinë e Financave. Ku është garanca për këtë lajm? Në faktet dhe burimet sigurisht se jo.
Linku deri te artikulli origjinal: Zhurnal eksluzivisht mëson: BDI merr ministrinë e financave në Qeverinë e ardhëshme
Data dhe koha e publikimit: 30.11.2016
Data e recensionit: 03.12.2016
Recensuese: Ferikan Iljazi Arifi
Si mund të japim konstatime aq të lehta për raste të tilla siç është përbërja e qeverisë së re në kontekstin e ndërlikuar politik në Maqedoni, edhe atë akoma pa përfunduar zgjedhjet? Në tekst thuhet se financat do të udhëhiqen nga një ministër shqiptar, edhe atë duke e ditur dobësinë e shqiptarëve për ndarjen e buxhetit dhe ankesat për diskriminim të vazhdueshëm. E gjithë kjo shkruhet vetëm duke u bazuar në burime anonime.
“Ndonëse kohë më parë Zhurnal raportoi se nga ndarja e tre posteve kryesore të drejtimit të vendit partisë shqiptare në pushtet do i takojë kreu i Parlamentit, ekskluzivisht Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se edhe thesari i vendit e më saktësisht ministria e financave pritet që të drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim”
Ja, të themi që pas 12 viteve në pushtet të kësaj partie, paska ardhur koha që të marrë Ministrinë e Financave? Duke e ditur historikun e qeverive dhe koalicioneve qeverisëse në Maqedoni, vështirë është të bindësh dikë se kjo ministri, aq e rëndësishme për shtetin por edhe pushtetin, do mund t’i lihej në dorë një partie shqiptare. Por që të mos jem shumë subjektive, do të analizojmë më shumë tekstin e shkruar nga Zhurnal. Ky portal nuk ka lëshuar mundësinë për të lavdëruar partinë shqiptare në pushtet se deri më tani ka marrë shumë ministri të rëndësishme, por se tani do ti marrë edhe financat.
“Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, zgjedhjet e 11 dhjetorit duket se do sjellin shumë ndryshime në kampin politik në vend ndërkohë që shqiptarët pritet të jenë ndër më fituesit sa i përket ndarjes së pushtetit edhe pse deri më tani kanë qëndruar mirë me drejtimin e resoreve të ndryshme qeveritare, njofton Zhurnal”
Gazetari na hoqi një barrë prej zemre. Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit “kur do të fitojë BDI-ja”, siç pretendon autori, problemi i shqiptarëve me ndarjen diskriminuese të buxhetit po marrka fund.
“Ndryshe, gjatë gjithë kohës partitë shqiptare në pushtet janë kritikuar në atë se ndarja e buxhetit nga kjo ministri nuk është bërë në favor të shqiptarëve, duket se edhe problematika e këtij dikasteri pas 11 dhjetorit do të merr fund”
Sa shumë gjëra të thëna, por askund vlerë, gazetari e mirëfilltë. Ky tekst mund të dukej shumë ndryshe, ose të mos shkruhej fare, pasi nuk ka asnjë element besueshmërie që të tërheqë lexues me to, e jo vetëm me joshje të rrejshme. Nuk është çështja vetëm të mblidhen klikime dhe simpatizues për partinë, interesin e të cilës mund të mbrojë një medium, por duhet të respektohen edhe disa parime, pa të cilat “nuk bën hiç” të shkruhen tekste.
Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë u thotë gazetarëve që të botojnë vetëm informata të konfirmuara dhe të besueshme.
- Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente.
- Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
- Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.
- Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë-
Kjo nuk duhet të merret ashtu siç është thënë tekstualisht. Burimi ruhet kur raportohet për shembull për krim ose korrupsion, ku kriminelët e zbuluar mund ta dëmtojnë burimin. Por, çfarë rreziku ka gazetari ta tregojë burimin për një lajm lavdërues?
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
nuk ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e