verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Propagandë që “dridh” gazetarinë

on 13 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Menduh Thaçi e dridh Dollnenin (FOTO)”]

Për fat të mirë, të gjitha partitë politike kanë faqet e tyre zyrtare ku publikojnë të gjitha aktivitetet e tyre, qofshin këto projekte apo platforma politike, qofshin takime me qytetarë apo ndonjë aktivitet tjetër që zyrat e tyre të shtypit vlerësojnë se duhet të bëhet publike. Këto informacione u shërbejnë shumë gazetarëve nëse nuk kanë arritur që t’i ndjekin drejtpërdrejt këto ngjarje të partive politike, ose në momentin kur duhet të përfshijnë qëndrimet e partive lajmin e tyre duke shkëputur pjesë të komunikatave partiake.

[Recension: “Menduh Thaçi e dridh Dollnenin (FOTO)”]Linku për te artikulli origjinal: Menduh Thaçi e dridh Dollnenin (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 07.10.2016

Data e recensionit: 09.10.2016

Recensues: Agron Vrangalla

“Gazetaria boton atë që dikush nuk ka dashur të jetë e botuar. Çdo gjë tjetër është marrëdhënie më publikun”

George Orwell

Kjo thënie na bën të mendojmë rreth vetë thelbit të gazetarisë. Kush jam unë si gazetar dhe cila është puna ime në raport me publikun? Çfarë duhet të ofroj dhe në çfarë mënyre duhet ta servir lajmin? Opinioni publik nuk është një turmë e madhe që nuk kupton asgjë dhe pranon çfarëdo që t’i ofrohet si të tillë, pa vënë në dyshim informacionet që publikohen.

Nuk është korrekte nga ana e gazetarëve të publikohen lajme, të cilët në vetvete nuk kanë prirjen pozitive për të informuar në mënyrë racionale, por fshihen pas qëndrimeve të ngushta partiake. Kjo nuk shkon, nga cilido këndvështrim që të kapet. Që të kthehemi tek thënia e Oruellit, pa i hapur dikujt pak probleme ose pa zbuluar problemet dhe ata që i shkaktojnë, nuk ke bërë gazetari. Thjeshtë, ke publikuar një material të mirë për atë grup interesi që ka dashur të përfaqësohet publikisht, duke harruar se gazetari nuk përfaqëson qëndrimet e asnjë grupi të interesit, nëse kjo nuk ka rëndësi për mbarë opinionin.

Lajmi që po analizohet këtu, që nga fillimi me titullin “dridhës” e deri në fund, është një lloj komunikate partiake. Edhe atë, një komunikatë që mund të cilësohet si tërësisht amatore dhe që duket se është shkruar nga ndonjë zëdhënës partie që është punësuar me hatër, pa ndonjë prirje apo përvojë në komunikimin me publikun. Sidoqoftë, këtu nuk pretendohet se patjetër ky lajm të ketë buruar nga vetë partia e apostrofuar. Jo çdo herë partitë kanë gjithë atë interes për të publikuar me çdo kusht aktivitetet e tyre. Problemi qëndron në mediat e orientuara politikisht dhe në gazetarët që vihen në shërbim të ndonjë subjekti politik. Atyre nuk ka nevojë dikush t’u thotë “publikoje këtë gjë”. Ata shpeshherë e bëjnë këtë me vetëiniciativë, bile më mirë se ndonjë zëdhënës partie.

Në përmbajtje flitet për një tubim partiak që ka zhvilluar PDSH në një fshat të Dollnenit. Shumë mirë, por ç’kuptim ka lajmi nëse botohet si i tillë? Thuhet se paska pasur prani të madhe të simpatizantëve. Po, pa praninë e tyre nuk do quhej tubim. Edhe në ceremoni dasmore e mortore mblidhen njerëz, por për çdo tubim të tillë nuk bëjmë lajme. Dhe që të jetë më i lartë zëri i altoparlantit propagandistik, teksti përfundon me një deklaratë të liderit të partisë, i cili ka thënë se alternativa e vetme për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve është partia që drejton ai.

Duhet pasur shumë kujdes se çfarë publikohet. Lajmet duhet të jenë gjithpërfshirëse, pavarësisht preferencave politike. Le të ruhen ato dëshira kur të shkohet në ndonjë tubim partiak si individ dhe qytetar, por pa e përfshirë këtu marrëdhënien tonë me publikun si gazetarë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja